Gjermani, arrestohen tre sirianë si përgjegjës për sulmet në Paris

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Gjermani, arrestohen tre sirianë si përgjegjës për sulmet në Paris

gjerkmani.jpg


Gjermania ka arrestuar tre emigrantë sirianë, nën dyshimin se kanë lidhje me përgatitjet e sulmit vdekjeprurës të Parisit në vitin e kaluar.

Të dyshuarit, të cilët janë të moshës 17, 18 dhe 26 vjeçare, janë arrestuar pas disa bastisjeve të kryera në shtetet Lower Saxony dhe Schleswing-Holstein.

Prokurorët federalë kanë thënë se tre të akuzuarit nga ardhur në Gjermani në nëntor në emër të grupit militant Shteti Islamik në mënyrë që “ose të kryejnë ndonjë detyrë që kanë marrë apo për të përgatitur veten për instruksione të mëtejme”.

Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Thomas de Maiziere ka thënë se të dyshuarit kanë përdorur të njëjtin rrjet që përdorin emigrantët për të udhëtuar nga Siria për në Europë dhe kanë pasur pasaporta false që janë bërë në të njëjtin vend, ku i kishin bërë sulmuesit e Parisit.

Sipas De Maiziere, tre personat kanë qenë nën vëzhgim për muaj të tërë por nuk ka pasur asnjë shqetësim lidhur me planifikimin e ndonjë sulmi. Militantët e IS-it vranë 130 njerëz në nëntor të vitit 2015 në Paris.
g.shqip
 
Back
Top