Gjendet e varur në aeroportin e Stambollit gazetarja e BBC

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
1445247217sutton.jpg

Një vdekje në rrethana misterioze. Bëhet fjalë për ish-gazetaren e BBC, Jacky Sutton, e cila është gjetur e varur në tualetin e aeroportit të Stambollit.

50-vjeçarja duhet të merrte një avion për në Erbil, në Kurdistanin iraken, por e kishte humbur fluturimin dhe ishte shfaqur shumë e keqardhur kur i ishte dashur të blinte një biletë të re.

Sutton ishte drejtoreshë e Institutit për Raportimin e Luftës dhe Paqes, një organizatë që ofron mbështetje për gazetarët dhe aktivistët që planifikojnë të veprojnë në zona lufte.

Vdekja e saj vjen 5 muaj nga ajo e parardhësit të saj, që mbeti i vrarë në Bagdad nga shpërthimi i një autobombe.

Gazeta “Daily Mail” citon deklaratën e gazetarit iraken Mazin Elias, mik i Sutton, sipas të cilit, “dikush e ka vrarë Jackyn, ajo nuk do të ishte vetëvrarë kurrë”.

Sutton, që në të kaluarën kishte punuar edhe në Kombet e Bashkuara, fliste 5 gjuhë të huaja dhe po përfundonte një doktoratë me një tezë mbi mbështetjen ndërkombëtare të grave gazetare që punojnë në Irak e Afganistan.

/ Top Channel
 
Titulli: Gjendet e varur në aeroportin e Stambollit gazetarja e BBC

Kushedi cfare halli ka pasur.
 
Titulli: Gjendet e varur në aeroportin e Stambollit gazetarja e BBC

Une besoj qe eshte vrare nga dikush, sepse po te mendonte per vetevrasje, nuk do merrte bileten tjeter dhe nuk do te ishte ne funksion te mbrojtjes se gazetareve te luftes.
 
Titulli: Gjendet e varur në aeroportin e Stambollit gazetarja e BBC

Sigurisht qe eshte vrare nga dikush . E degjova mbreme ne lajme , por nuk ishte identifikuar akoma viktima.

Kjo ka qene gazetare shume e zonja.

Ps... u prehte ne paqe, ngushellime familjes.
 
Nuk eshte identifikuar vrasesi po mendon?
Viktima dihet.

Ta ka tubullu keq ajo rusja zana :D
 
Titulli: Gjendet e varur në aeroportin e Stambollit gazetarja e BBC

Nuk eshte identifikuar vrasesi po mendon?
Viktima dihet.

Ta ka tubullu keq ajo rusja zana :D

Mbreme kur e dhane lajmin ne lajme, nuk ishte identifikuar viktima - thjeshte thane qe nje grua ka vdekur ne aeroportin e Stambollit.

Ps... Rusja huh , nuk tundohem nga gjera te tilla une mo .. jo :p
 
Titulli: Gjendet e varur në aeroportin e Stambollit gazetarja e BBC

Larje hesapesh sigurisht nga Isistat.
Varet tek informacioni qe kjo ka percjell,apo pritej te percillte.
 
Back
Top