George Robertson: Kam gjak shqiptari

legjenda

MAQEDONIA E VERIUT
Ish-sekretari i NATO-s, Lord George Robertson, i cili po qëndron në një vizitë të shkurtër në Kosovë, ka bërë publike një zbulim të cilin as vet ai nuk e ka ditur kur ka intervenuar në Kosovë. Robertson ka thënë se në bazë të një testi të ADN-së, ka dalë se një përqindje e gjeneve nga ana e babit janë shqiptare.

Në kuadër të vizitës së tij në Kosovë, ish-sekretari i NATO-s, Lord George Robertson, ka zhvilluar një ligjëratë me studentët e Kolegjit Universum në Prishtinë.

Gjatë bisedës së tij me studentët, Robertson ka folur me admirim për të arriturat e shtetit të Kosovës që nga viti 1999 deri sot. Ai gjithashtu foli për disa momente shumë të rëndësishme që çuan drejt intervenimit të NATO-s në Kosovë, duke e përsëritur thënien: “Serbët jashtë, NATO të intervenojë, refugjatët të kthehen në shtëpi” (“Serbs out, peacekeepers in, refugees back”).

Gjatë ligjëratës me studentë, Robertson nuk la pa folur edhe për përgjegjësinë e rinisë kosovare, duke kërkuar nga ata që të jenë më vigjilentë dhe më këmbëngulës në përmirësimin e jetës në vend.

Ai kërkoi nga të rinjtë që të ardhmen ta ndërtojnë në Kosovë dhe jo përmes migrimit në vendet perëndimore.

“Mund të ikni dhe ta varfëroni vendin, apo mund të qëndroni dhe ta ndërtoni shtetin tuaj”, tha Robertson, raporton Koha.net.

Ish-sekretari i NATO-s, Lord Robertson, zbuloi përpara studentëve se ka prejardhje shqiptare nga ana e familjes së babait. Ai tha se një test i ADN-së të cilin e kishte bërë kohë më parë, ka zbuluar se një përqindje e gjeneve nga ana e babit janë shqiptare.

Robertson zbuloi se nuk ka qenë në dijeni për këtë sa ishte sekretarë i NATO-s, mirëpo, ky fakt e lidh edhe më shumë me Kosovën.

Në fund, Lordi Robertson tha se gazi lotsjellës dhe dhuna ndaj ndërtesave të institucioneve nuk është zgjidhje. Ai gjithashtu tha se është përgjegjësi e politikanëve kosovarë që të parandalojnë korrupsionin nëse dëshirojnë që ky vend, me miq të shumtë nga e gjithë bota, të përparojë dhe të integrohet në BE dhe NATO.

__________________________________________________________________________________________________

Ish-Sekretari i NATO's: Gazi lotsjellës nuk u bën mirë, duhet ta luftoni korrupsionin
Ish-sekretari i NATO-s, Lordi George Robertson gjatë një ligjërate në kolegjin Universum ka thënë se nuk ka rrugë të mirë ose më të mirë për ta ndjekur që Kosova të bëhet pjesë e NATO-s.

“Thjesht duhet të keni gjyqësor më të fuqishëm, ligje shumë të forta kundër korrupsionit, qeverisje të mirë, marrëdhënie të mira ndërfqinjësore”.

Ai gjithashtu ka thënë se gazi lotsjellës nuk i kontribuon këtij vendi ndërsa sipas tij janë qytetarët ata që do t’i tregojnë Qeverisë nëse po bën punë të mirë ose jo, njofton Klan Kosova. Robertson ka folur edhe për FSK-në duke thënë se kanë kaluar 17 vite që nga ndërhyrja e NATO-s në Kosovë.

“Tani Serbia është një shtet krejt tjetër ashtu si edhe Kosova është një shtet krejt tjetër. Sa më shumë që punoni e sa më shpejtë do të keni një ushtri e cila sigurisht që është e mirë për vendin dhe do të ofrojë më shumë siguri për vendin” ka vazhduar më tej ai.
19_01_2016_30536_4_1453213795_7490548.jpg
http://republika.info/
 
Titulli: George Robertson: Kam gjak shqiptari

Eshte haplogrupi EV-13 i cili ju rezulton cdo here e me shume ne ADN test britanikeve. Besoj kete rezultat e ka pasur edhe babai i Roberteson.
Perqindjen me te larte te ketij haplogrupi ne Europe e kemi shqiptaret. Epiqendra eshte perreth alpeve shqiptare (bjeshkeve te nemura).
 
Titulli: George Robertson: Kam gjak shqiptari

T'gjithe vdesin me qene pak shqiptar:p
 
Titulli: George Robertson: Kam gjak shqiptari

Që nuk më doli pak gjak norvegjez, në këtë mënyrë duke e pasur kokën e sigurt në Norvegji, do isha krenar dhe zemrën do e kisha në atdhe.
 
Back
Top