Gazi i opozitës sërish lajm ndërkombëtar

legjenda

Tetova
Opozita 'nacionaliste' shqiptare e Kosovës hodhi sërish gaz lotsjellës në Parlamentin e Kosovës për të penguar punën e deputetëve, duke kërkuar anulimin e disa marrëveshjeve me Serbinë, njoftojnë mediat spanjolle.

Qe disa javë, partitë në opozitë, Vetëvendosje, AAK dhe Nisma po bllokojnë sesionet parlamentare, shkruajnë mediet e huaja, transmeton Republika.info.

Anëtarët e tyre po aktivizojnë gaz lotsjellës për të kërkuar tërheqjen e marrëveshjeve të arritura me Beogradin për themelimin e një asociacioni të komunave të banuara me serbë në Kosovë, gjë që i japë më shumë kompetenca kësaj pakice.
Sot, një grup i deputetëve hodhi gazin pak para fillimit të një sesioni, për ç’gjë, të pranishmit lëshuan sallën. Policia ka shtuar prezencën e saj te ndërtesa e Parlamentit në Prishtinë, kryeqyteti i Kosovës.

Kjo ndërprerje e re e punës parlamentare po ndodhë pas arrestimit të liderit opozitar, Albin Kurtit, të shtunën në Prishtinë, i cili kishte aktivizuar gazin lotsjellës në këtë institucion gjatë javëve të kaluara.
Arrestimi i tij shkaktoi konfrontime ndërmjet përkrahësve të partisë së Kurtit, Vetëvendosje, me ç’rast u arrestuan nëntëdhjetë veta.

Bllokimi i Parlamentit nga ana e tre formacioneve opozitare është mbështetur nga protestat e përkrahësve të tyre nëpër rrugët e Prishtinës, të cilat, në shumë raste janë kthyer në protesta të dhunshme dhe konfrontime me policinë, transmeton Republika.info.

Përpos anulimit të marrëveshjeve të lartpërmendura, ata po protestojnë edhe kundër një marrëveshjeje për demarkacionin me Malin e Zi, duke konsideruar që ajo po e redukton territorin kosovar. Një deputete opozitare u arrestua më 18 nëntor për hedhjen e gazit lotsjellës gjatë seancave parlamentare, ndërkohë që edhe dy të tjerë janë në kërkim nga policia për të njëjtin gjest.

Kosova, me shumicë shqiptare, shpalli pavarësinë e saj në vitin 2008, të cilën Serbia nuk e njeh. Të dyja palët po vazhdojnë me një dialog nën patronazhin e Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve të tyre, ndërkaq progresi i arritur është një kusht i rëndësishëm për përafrimin e Kosovës dhe Serbisë me BE-në. /Republika.info/
30_11_2015_5729227_Mediat.jpg
 
Titulli: Gazi i opozitës sërish lajm ndërkombëtar

Përpjekja e ish-liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe e deputetëve të Vetëvendosjes, e shpalosur publikisht si thirrje për një “Republikë të tretë” dhe e materializuar përmes organizimit të manifestimeve të dhunës në Kuvendin e Kosovës dhe në publik, mund të cilësohet si vepër penale “Sulmi kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës”, sipas nenit 121 të Kodit Penal. Në këtë përpjekje apo thirrje publike nuk bëjnë pjesë edhe subjektet e tjera politike opozitare, prandaj edhe deputetet e tyre nuk pritet të ballafaqohen me këtë vepër penale.

Sipas këtij neni, i cili përfshin sulmet kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës, në pikën 1, thuhet: “Kushdo që me përdorim të dhunës apo me kanosje të dhunës tenton që ta ndryshojë rendin kushtetues të Republikës së Kosovës apo të përmbysë institucionet më të larta të Republikës së Kosovës, dënohet me jo më pak se pesë (5) vjet burgim”. Ndërsa, në pikën 2, thuhet: “Kushdo që me përdorim të dhunës apo me kanosje të dhunës tenton që të pengojë vendosjen e rendit kushtetues të Republikës së Kosovës apo me përdorim të dhunës ose kanosjes së dhunës implementon rendin e huaj juridik në ndonjë pjesë të Republikës së Kosovës, dënohet me jo më pak se pesë (5) vjet burgim”.

Të dyja këto përpjekje janë shprehur disa herë publikisht prej Kurtit dhe zyrtarëve të tjerë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Megjithatë, e lehtë gjithsesi që nuk është as pika 3 e nenit 121 të Kodit Penal, e cila thotë: “Kushdo që me përdorim të dhunës ose me kanosje të dhunës tenton të rrezikojë pavarësinë e Kosovës, sovranitetin dhe integritetin e saj territorial, tërësinë territoriale dhe karakterin demokratik të shtetit, dënohet jo më pak se dhjetë (10) vjet burgim”.

Vetëm me sulmin kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës, deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje mund të dënohet deri në 10 vjet burgim, pa përfshirë edhe veprat e tjera penale që mund t’i kenë bërë.

Gjithashtu, veprimtaria e Vetëvendosjes për një “Republikë të tretë” mund të cilësohet edhe si “Bashkim për veprimtari kundër kushtetuese” sipas nenit 134 të Kodit Penal.

Bashkimi për veprimtari kundër kushtetuese, sipas nenit 134, parasheh:

1. Kushdo që formon një grup apo ndonjë bashkim tjetër të personave për kryerjen e veprave penale nga nenet 121-134 të këtij Kodi, dënohet me dënimin e paraparë për atë vepër penale.

2. Kushdo që merr pjesë apo bëhet anëtar i grupit apo bashkimit nga paragrafi 1. i këtij neni, dënohet me burgim prej një (1) deri në pesë (5) vjet.
3. Anëtari i grupit apo bashkimit, që e lajmëron grupin para kryerjes së veprës penale nga paragrafi 1. i këtij neni, dënohet me burgim deri në tre (3) vjet ose mund të lirohet nga dënimi. /Telegrafi/
30_11_2015_5123439_auto_albini.jpg
 
Titulli: Gazi i opozitës sërish lajm ndërkombëtar

Kam pas aqe shum shpres sa vv do bej ndryshime ,por po zhgenjehem dita dites.
 
Titulli: Gazi i opozitës sërish lajm ndërkombëtar

Organizata për mbrojtjen e të drejtave të njeriut Amnesty International ka kërkuar hetime për aksionet e fundit të Policisë së Kosovës, në lidhje me arrestimin e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje gjatë ditës së shtunë.

“Nga fotot dhe videot që kemi parë duket se Policia e Kosovës përdori forcë të tepërt gjatë operacionit për arrestimin e aktivistëve të Vetëvendosjes në zyrat e kësaj partie gjatë ditës së shtunë”, ka thënë Sian Jones, hulumtues i Amnesty International për mediat vendore.

“Ne jemi në proces të mbledhjes së informatave të mëtutjeshme, por i bëjmë thirrje Mekanizmit Parandalues Nacional që menjëherë të hapë hetime mbi sjelljen e policisë, dhe çdo akuze individuale për keqtrajtime”, ka thënë Jones më tutje.

Gjatë të shtunës rreth 97 aktivistë të Vetëvendosjes ishin arrestuar, ndër ta edhe deputeti Albin Kurti. Kurse edhe gjatë ditës së sotme Policia e Kosovës ka arrestuar disa deputetë të opozitës.
 
Titulli: Gazi i opozitës sërish lajm ndërkombëtar

Monitorues të Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut, ka vizituar deputetine arrestuar të Lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Ismaili, i cili në stacionin policor, kishte refuzuar të deklarohej.

Ai i pohoi KMDLNj –së se është njoftuar me të drejtat që i takojnë. Po ashtu, ai u shpreh i kënaqur me sjelljen e stafit të Qendrës së Mbajtjes.

Ja komunikata e plotë e KMDLNj-së

Monitorues të Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut, në kuadër të mandatit për monitorimin e respektimit të të drejtave të njeriut në institucionet e ndalimit,me 30 nëntor ka vizituar deputetine arrestuar të lëvizjes “Vetëvendosje”, z. Fisnik Ismaili.

Me datë 30 nëntor 2015 ishte paralajmëruar të mbahej seancë e Kuvendit të Kosovës, kur edhe një herë opozita kishte paralajmëruar bllokimin e saj. Nga kontrollat e rrepta në hyrje të Kuvendit është ndaluar deputeti Fisnik Ismaili. Deputetit Ismaili gjatë kontrollit në hyrje tëKuvendit të Kosovës i janë gjetur dy mjete të dyshimta, me ç’rast është vendosur në një sallë të veçantë në Kuvend. Aty ka qenë i pranishëm edhe një prokuror shtetërori cili në mungesë të formularëve i ka pohuar z. Ismaili që do e dërgojnë në stacion policor.

Z. Ismaili pohoi se ai nuk kishte rezistuar dhe i rrethuar nga 5 pjesëtarë të Njësisë Speciale është dërguar në stacionin policor, Qendra. Ai pohoi se edhe gjatë transportimit ( në mjetin transportues) ka qenë i pranishëm edheprokurori në fjalë. Me tu dërguar në stacionin policor, Ismaili kishte refuzuar të deklarohej.

Ai i pohoi KMDLNj –së se ështënjoftuar me të drejtat që i takojnë. Po ashtu ai u shpreh i kënaqur me sjelljen e stafit të Qendrës së Mbajtjes.
largea_b3101b80-9b33-4163-bd92-bf7bb0112e111448895079.jpg
 
Titulli: Gazi i opozitës sërish lajm ndërkombëtar

Vanesa Rexhepi, vajza e ish Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi e ka quajtur morrq deputetin e VV-së, Fisnik Ismailin

Mënjëherë pasi që është raportuar në media, që Policia e ka arrestuar deputetin Ismaili, vajza e Ish MPB-së, e ka komentuar këtë veprim duke e tallur dhe ofenduar deputetin në fjalë.

Shkrimi i Vanesa Rexhepit në Facebok:
largea_st1448900580.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top