Garderoba e fitores

KUSH TË VESH MOR BIR, KUSH TË QETH O XHAN?
Fizikisht vetëm një herë e kam takuar në ecejaken e mbrëmjes te Pedonalja e Tiranës dhe ia thashë pa teklif e pa turp: -Burrit ndryshoi berberin dhe garderobën në mënyrë emergjente dhe urgjente! Për Aurelën po flas, Aurela Bashën, gruan e kryeopozitarit Lulzim i cili po avitet prej 7 vitesh të vijë në pushtet por duket se pushteti po i largohet edhe për arsye estetike. Nëse e vini re me kujdes si qethet e si vishet Lulzim Basha, nuk ndihet re as një lloj progresi e as një lloj atashimi me tendenca mode e madje nuk ka as më të voglin stil të tij unik. Përballë ka Edi Ramën që ka eksperimentuar pa fund duke rënë jo vetëm në sy, jo vetëm duke larguar vëmendje nga hallet e përditshme por duke u bërë edhe inspirues apo kopjues nga të tretët. Të dy janë lindur e rritur në kryeqytet, janë të gjatë, të jetuar prej vitesh në Perëndim e të kthyer sërish në Tiranë. Nuk u mungon paraja e as mundësia e blerjes së rrobave të mira, të shtrenjta e të rehatshme por stonojnë nga njëri-tjetri. Edi Rama pa flokë por të paktën kuron mjekrën dhe tullacllëkun e tij, Lulzim Basha me flokë plot por qethet tipikisht si ata nxënësit e dalluar që ulen në bangën e parë dhe riprodhojnë mësimin përmendësh. Edi Rama u rri mbi kokë rrobaqepësve për teshat e tij, Lulit edhe kanatieret dhe benevreket ia blen gruaja. Nuk ka liri në dizajnimin stilor të Lulit por ka një imponim të rrezikshëm bashkëshortor i sforcuar dhe demode. Edi Rama e mbulon bukur defektin në të ecur, Luli e zbulon keq e mos më keq. Të jemi koshientë, stili dhe sqima e një lideri i shton bonuse kauzës së tij për pushtet dhe madje josh elektorat të dyzuar. Unë nuk e di ku ia blen gruaja rrobat Lul Bashës por thjesht imagjinoj sikur një ditë fushate elektorale Luli të kopjonte Edi Ramën e media ti publikonte foto pa brekë në ndonjë plazh nudistësh, çfarë do bënin militanët demokratë: Do hidhnin fletët në kutitë e votimit apo me ato fletë do mbulonin nudizmin pa apel seksual të kryetarit të tyre? ...
Eh mor miq, atëhere do justifikohej opozita si gjithnjë, nuk morrëm pjesë në votime se na vjedhin votat! ??✌

Bledi Mane

Shiko fotografinë 1747314
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top