eGo0sTyle
System Engineer
-
- Anëtarësuar më
- Apr 14, 2011
-
- Mesazhe
- 3,763
-
- Reagimet e mara
- 86
-
- Vendndodhja
- Somewhere on this Wonderful Planet.
-
- Website i juaj
- www.albacall.eu
Lorik Cana është zyrtarisht në shtije. Këtë e ka konfirmuar drejtori sportiv i klubit të Galatasarayit, Cer Ergun. I intervistuar nga radio "Mana", drejtuesi i lartë i klubit nga Stambolli ka thënë se Cana është një lojtar i shkëlqyer dhe do të privoheshin prej tij vetëm në rast të një oferte joshëse. "Deri tani nuk ka pasur asnjë ofertë konkrete për Canën, madje as nga Lazio. Sigurisht, jemi në dijeni të një interesimi të hershëm të Lazios dhe të Fulhamit, por nuk ka pasur ndonjë kontakt dhe aq më pak ndonjë ofertë konkrete nga këto klube. Cana është një futbollist i shkëlqyer dhe do të pranonim të privoheshim prej tij në rast të një oferte të leverdishme për ne, në të kundërtën ai do të qëndrojë këtu", ka thënë Ergun. Galatasaray kërkon një shumë prej 6 milionë eurosh për Canën, shumë që tani për tani, sipas medias italiane e ofron vetëm Fulhami, pasi Lazio ofron vetëm 4 deri në 5 milionë euro.