Gabriel Garcia Marquez...

Gjeta diku kte leter te Markesit meqense eshte shkrimtari im i preferuar e solla ktu..
Gabriel Garsia Markes ishte shkrimtar Kolumbian i cili fitoi cmimin "Nobel" ne letersi vitin 1982. Ka disa vjet qe ai eshte larguar nga jeta publike per shkak te problemeve shendetesore, shkrimi i meposhtem perben leter lamtumire drejtuar shokeve te tij disa dite para se ai te vdes nga Kanceri.

"MIQTE E MI LAMTUMIRE"
"Sikur Zoti te haronte per nje moment qe une jam nje dordolec i ndrequr me rrecka dhe te me dhuronte nje cope jete mbase nuk do thosha te gjitha ato qe po mendoje, por sigurisht do mendoja te gjitha ato qe po them.
Do i jepja rendesi gjerave jo per vleren e tyre por per domethenien e tyre.
Do fleja pak, do enderoja me shume, sepse cdo minute qe mbyllim syte humbim gjashtedhjete sekonta drite. Do vashdoja kur te tjeret do ndalonin, do zgjohesha kur te tjeret do flenin. Do degjoja kur te tjeret do flisnin dhe sa do e shijoja nje akullore cokollate!
Nese Zoti do me jepte nje cope jete, do vishesha thejsht, do shtrihesha perball diellit, duke lene pambuluar jo vetem trupin tim por edhe shpirtin tim.
Zoti im, nese do mundesha do shkruaja urejtjen time mbi akull dhe do prisja de dilte dielli.
Do pikturoja me nje ender te Van Gogut mbi yje nje poezi te Benedetit dhe nje kenge te Sheratit. Do ishte serenata qe do i dhuroja Henes.
Do ujisja me lotet e mi trendafilat, qe te ndjeje dhimbjen nga gjembat e tyre dhe puthjen ngjyrekuqe nga fletet e tyre.
Ah Zoti im, sikur te kisha nje cope jete... nuk do leja te kaloje as edhe nje dite pa thene te njerezit qe dashuroje se i dashuroje. Do beja cdo bure dhe grua te besojne se jane njerezit qe dua dhe do dashurohesha me "dashurine". Te njerezit do tregoja se sa gabim bejne kur besojne se ndalojne te dashurojne kur plaken, pa kuptuar se plaken kur ndalojne te dashurojne.
Femijes se vogel do i jepja pende, por do e leja te mesoje vet si te fluturoje.
Pleqve do i tregoja se vdekjen nuk e sjell pleqeria por "haresa"*.
Mesova kaq gjera nga ju njerezit...
Mesova se te fjithe duan te jetojne ne "majen e malit", pa kuptuar se lumturia e vertet ndodhet ne menyren qe zbret "faqen e pjeret".
Mesova se kur femija e porsalindur shtrengohet mbi pellemben e tij te vogel, per here te pare, gishti i babait te tij e roberon pergjithmone.
Mesova se njeriu ka te drejte ta shofi tjetrin nga larte, vetem kur duhet ta ndihmoje te cohet.
Jane kaq shume gjerat qe munda te mesoje nga ju, por vertet nuk do hyne ne pune, sepse kur do me mbajne te mbyllur brenda ne kete valixhe fatkeqesisht, do jem duke vdekur.
Te thuash gjithmone ate qe ndjen dhe te besh gjithmone ate qe mendon.
Nese do e dija qe sot do ishte hera e fundit qe do te shihja duke flejtur, do te perqafoja forte dhe do i lutesha Zotit qe te behesha roja i shpirtit tend.
Nese do e dija se kjo do ishte hera e fundit qe do te shihja te dalesh nga dera do te perqafoja dhe do te jepja nje puthje dhe do te therisja prape qe te te jape dhe te tjera.
Nese do e dija se kjo do ishte hera e fundit qe do degjoja zerin tend, do magnitofonoja cdo fjale tenden, qe te mundesha ta degjoje perseri dhe perseri.
Nese do e dija qe keto jane momentet e fundit qe te shikoje do te thosha "te dashuroje" dhe do supozoja jo-llogjikisht se e dije qe me pare.
Ekziston gjithmone nje e neserme dhe jeta na jep dhe mundesi te tjera qe ti bejme gjerat sic duhet, por neqoftese bej gabim dhe na mbetet vetem " e sotmja", do doja te te them se sa shume "te dua" dhe se kurre "nuk do te haroje".
E nesermja nuk eshte e sigurt per askend, si i ri si i vjeter. Sonte mund te jete hera e fundit qe shef njerezit qe dashuron . Prandaj mos prit me, beje sot, sepse nese e nesermja nuk vjen kurre, sigurisht do pendohesh per diten qe nuk gjete kohe per nje buzeqeshje, nje perqafim, nje puthje dhe ishe shume i zene per te realizuar nje deshire te fundit te tyre*.
Mbaj ata qe dashuron pran vetes, thuaji duke murmuritur se sa shume i ke nevoje, dashuroji dhe sillju mire, gjeje kohen ti thuash "me vjen keq", "me fal", "te lutem", "faleminderit" dhe te gjitha fjalet e dashurise qe di.
Asnjeri nuk do te mbaje mend per mendimet e tua te fshehta. Kerko nga Zoti fuqine dhe zgjuaresine t'i shprehesh. Trego te shoket e tu domethenien e tyre.
Dergo kete mesah te ata qe do.
Nese nuk e ben sot, neser do jet si dje. Dhe nese nuk e ben kurre, s'ka problem. Fillo te besh realitet enderat e tua. Tashti eshte moementi i duhur."


Nje menyre te shkruari qe te magjeps..I paarritshem...:)
 
Titulli: Gabriel Garsia Markes...

E kam lexuar kete letren....
Marquez eshte autori im i preferuar.Eshte fantastik...
 
Titulli: Gabriel Garsia Markes...

Eshte padyshim me i madhi i kohrave moderne .
Nuk besoj se ekziston roman me me vlera se 100 vjet vetmi.
 
Gabriel Garcia Markez.

Vetervrasja e Pjetro Krespit.
(Fragment nga romani 100 Vjet Vetmi)

Amaranda dhe Pjetro Krespi e kishin trashur nderkohe miqesine e tyre, dhe kjo kishte ndodhur nen mburojen e mirbesimit te Ursules qe nuk i kishte pare te nevojshme ti mbikqyrte vizitat e Krespit. Ishte nje periudhe fejese disi e muget, sepse itali...ane vinte gjithmone kur binte mugetira dhe gjithmone kishte nje gardenie ne thilene te xhaketes. Ne veranden e tejngopur me arome manxurane dhe trendafilash, ai i perkthente sonetet e Petrarkes, teksa ajo thurte dantella, derisa mushkonjat i detyronin te kerkonin strehim ne dhomen e ndenjies.

Ndjeshmeria e Amarantes, sharmi i saj i permbajtur e megjithate, magjepses kishin endur perreth te fejuarve nje si pelhure te padukshme merimange, te cilen ai me shume mundim detyrohej ta haperdante, ndaj dhe nuk dilte dot nga shtepia e saj me pare se ora tete e mbremjes. Me kartolinat qe i vinin Pietro Krespit nga Italia, ata bene nje Album shume te bukur, ishin pamje ciftesh te dashuruar nder parqe te vetmuar, te stolisura me vizatime zemrash te shpuara me shigjete e me fjonko te te arta qe i mbanin pellumbat ne sqep.

Pasi kishte kaluar nje oqean te tere, pasi e kishte ngaterruar ate me perqafimet epshore te Rebekes, me se fundi Pietro Krespit iu dhurua dashuria e vertete. Lumturia e vertete i solli me vete dhe mireqenien. dyqani i tij u zgjerua mjaft, tani ai zinte katet perdhese te disa shtepive, ngjante me nje lugine te virgjer bjeshke, e zbukuruar me sende nga me fantastiket.......F ale vellezerve Krespi.

"Ruga e turqve" erdh e u shnderrua ne nje qoshk ku ekspozoheshin plot e plot cikerrima farfuritese dhe ku njerezit mund te harronin dhunen e ushtuar nga Arkadioja dhe ankthin qe u krijonte jehona e asaj lufte te larget te ndezur......

Askush nuk kishte as piken e dyshimit qe Amaranta do te behej nje bashkeshorte e lumtur. Pa ua leshuar fort frerin ndjenjave, por duke iu dorezuar krejtesisht rrjedhes se natyrshme te asaj qe ua donte zemra , qe te dy mberriten ne ate pike, ku u mbetej vetem te caktonin diten e marteses..Nuk kishin pse tu trembeshin me pengesave. Ursula, qe ne thellesine e shpirtit e fajesonte veten qe ia pat ndryshuar fatin Rebekes duke ia shtyre vazhdimisht martesen., nuk po donte me t'ia shtonte vetes brejtjen e ndergjegjes . Te gjitha shenjat po tregonin qe Amaranda po ecte drejt nje lumturie pa shqetesime e tallaze. Vetem se ajo, krej ndryshe nga Rebeka, nuk po rrefente kurrfare padurimi. Po me ate durim, me te cilin i qendiste me njyra te larmishme sofrabezet, i punonte me grep dantellet dhe sajonte nje punim kryq pallonj e lloj lloj shpendesh, priste dhe castin kur Pietro Krespi te mos mendte me ta perballonte dufin e zemres. Dhe ky cat erdhe se bashku me shirat e tetorit. Pietro Krespi ia hoqi gjergjefin nga preheri dhe ia morin doren mes duarve te tij.

- Tani nuk po me pritet dot me! - tha - Muajin tjeter do martohemi.

Amaranta nuk eshte se u drodh nga prekja e duarve te tij te ftohta, E terhoqe doren nga te tijat si ndonje kafsheze qe merr arratine dhe iu kthye serishme punedores.

- Leri marrezite, Krespi. - i tha dhe buza iu shnerrua nga nje buzagaz i kithet.

- Une as e vdekur nuk do te martohesha me ty.

Pietro Krespi e humbi turuan. Nisi te qante me ngasherim dhe sa s'i theu gishterinjte e dores nga deshperimi.

- Mos e humb kot kohen. Ne qoftese vertet me do, ben mire te mos shkelesh me ne kete shtepi.

Kjo ishte gjithcka cfare tha Amanta per te mos iu kthyer me ketij muhabeti.

Ursules iu duk sikur do cmendej nga turpi. Pietro Krespi i perdori te gjitha lutjet e pergjerimet. Dhe e poshteroi veten aq, sa me kea nuk kishte ku te vinte. Derdhi lot te nxehte ne preherin e Ursules nje mbasdite, qe spo dinte si ta ngushellonte.

Ne netet me shi njerezia e shihte Krespin me nje cader ne dore, qe i binte verdalle shtepise se Buendiave, shonte me shpresen se mos pikaste ndonje rreze drite ne dhomen e gjumit te Amarantes. Kurre me pare nuk ishte veshur me aq sqipe gjate atyre koheve te fundit. pamja e njerut fisnik, por teje te brengosur si e ndonje perandori, u hijeshua dhe me nga deliri i madheshtise.
Me lutjet e veta po i bezdiste dhe shoqet e Amarantes qe mblidheshin te qendisnin ne veranden e saj, u pergjerohej qe t'ua nderronin mendjen. E la pas dores punen, e ngryste diten ne zyren e vogel, ne anan e pasme te dyqanit, duke shkruar letra dashurie qe ia dergonte Amarantes, duke i futur ne zarfa e petla lulesh, a flutura te thara, por ajo ia kthente ato letra pa i hapur fare. Me pas ai mbyllej me ore te tera dhe i binte kitares. Nje nate prej netesh ia mori dhe kenges. E gjithe Makondoja u zgjua si e magjepsur, a thua te ndodhej ne qiellin e shtate; degjonin te deshperuar tingujt e kitares, qe nuk dukeshin te ishin te kesaj bote, degjonin zerin e prushte te nje mashkulli, qe kurre ndonjehere s'e kishin ndigjuar me pare. Ne te gjitha shtepite e fshatit, Pjetro Kraspi pa drita te ndezura, por nuk pa te ndizej ndonje drite ne dritaren e Amarantes.

Me dy nentar, te Dielen e te Vdekurve, vellai i tij hapi dyqanin dhe i gjeti te gjithe shandanet te ndezur, te gjitha kutite muzikore te kurdisura, te gjithe oret te ndaluara ne nje pasmesnate dhe ne mes te atij ndricimi e kumbimi tingujsh te ngaterruar. e pa Pietro Krespin mbi tryezen e punes me damare te prere dhe me te dyja dyert te kredhura ne nje legen te mbushur me alkol.

Ursula urdheroi ti behej pershpiritja ne shtepine e saj Pater Nikamori kundershtoi te mbante nje meshe nje kishe dhe ta varroste ne vend te shenjteruar. Ursula i tregoi dhembet:

- Ne menyren e vet, qe nuk mund ta kuptojme as une e as ti, ai njeri ka qene nje shenjtor, - i shfreu ajo. - Do ta varros dhe kunder vullnetit tuaj, dhe do ta varros prane varrit te Melhiadesit!

Dhe ashtu beri, pati perkrahjen e te gjithe fshatit. Varrimi qe madheshtor.

Amarana nuk doli nga dhoma e gjumit. Ne shtrat ashtu sic ishte, e degjoi vajin e Ursules, hapat dhe pershperimen e njerezve qe e vershuan shtepine, degjai dhe vajin e vajtojcave. Pastaj nuk degjoi me asgje, ngaqe pllakosi nje heshtje e thelle dhe u ndie kundermimi e luleve te shkelura. Edhe per mjaft kohe sa binte mugetira, Amantes i behej sikur e niente akoma livandon e Pietro Krespit, por gjente ne vete force sa te mos perhumbej ne ate kujtim te menxyrshem

Ursula asaj i hoqi vize. Ajo as qe i ngriti syte dhe nuk shprehu kurrfare keqardhje ate dite, kur Amaranta hyri ne Kuzhine dhe vuri doren ne prushin e vatres dhe e mbajti sa i dhembi aq fort, saqe nuk ndjeu me kurrfare dhimbje, por vetem eren e mishit te saj te perzhitur. Ishte nje kure e tmerrshme per t'u sheruar nga brejtjet e padurueshme te ndergjegjes. Disa dite e pane te endej neper shtepi me doren te futur ne nje ene me te bardhe veze dhe, me fund kur iu sheruan plaget e diegjes iu duk sikur e bardha e vezes ia kishte mbyllur dhe cibanet e zemres. E vetmja gjurme e jashtme, qe i kishte lene pas tragjedia, ishte fasha prej garze te zeze, me te cilen e pat mbeshtjelle doren e djegur dhe qe do ta mbante deri ne vdekje
 
Pe: Gabriel Garcia Marquez...

Dashuria ne Koherat e koleres. (fragment)

Vezullimi i qytetit ishte zhdukur tej ne horizont. qe nga tarraca e erret ata pane se si lumi i heshtur dhe i lemuar dhe luadhet e te dy brigjeve te tij u transformuan nen driten e henes ne nje fushe fosforeshente. Hera-heres shiheshin kasolle kashte prane zjarresh te medha, qe tregonin se aty shitej dru per kaldajet e anijeve.

Florentino Arisa ruante kujtime te mjegulluara nga udhetimi i tij i rinise dhe pamja e lumit ia ringjalli ato me shakullima te perflakura, sikur gjithcka kishte ndodhur qe ta shkunte, por ajo tymoste ne nje bote tjeter. Florentino Arisa hoqi dore nga kujtimet dhe e la veten ne mendimet e saj; nderkaq i drithte cigare dhe ia jepte te ndezura, derisa u zbraz e tere kutia.

Pas mezit te nates muzika pushoi, rremuja e pasagjereve u davarit dhe u shperbe ne pershperima te pergjumura, ndersa te dy zemrat mbeten vetem ne tarracan e muget,duke jetuar ne ritmin e gulcimeve te anijes.

Pas nje cope here te gjate, ai e veshtroi Fermina Dasen, ne vezullim e lumit iu duk si fantazme, me nje profil statuje qe embelsohej nga nje shkelqim i vaket kalterosh, dhe zbuloi se ajo po qante ne heshtje.. Por ne vend qe ta ngushellonte ose te priste qe t'i shteronin lotet, sic donte ajo, e pushtoi frika.

- Mos do te rrish vetem? - e pyeti.

- Po te qe ashtu, s'do te te kisha thene te vuje brenda, - i tha ajo.

Atehere ai zgjati gishtrinjte e kalkanosur ne erresire, kerkoi verbtazi doren e saj dhe e gjeti qe po e priste. Te dy qene aq mendjekthjellet, sa t'ia pohonin vetes ne nje cast - vetetime, se asnjera nga ato duar eshtake te plakura, nuk ishte ajo dore qe e paten perfytyruar perpara se ta preknin. Por, nje castme vone ato duar u bene vertete ashtu sic i paten perfytyruar. Dhe kur ajo zuri ti fliste per te shoqin e vdekur, ne kohen e tashme, sikur te qe gjalle, Florentino Arisa e kuptoi se edhe per Ferminen kish ardhur ora qe ta pyeste me dinjitet, me madheshti e me njue deshire te pamposhtur jete, se c'do te bente me ate dashuri qe i kish mbetur pa zot.

Fermina nuk reshti se tymosuri qe te mos leshonte doren qe mbante te sajen. E kishte pushtuar tej e tej vetem nje deshire: te kuptonte! Nuk mund te paraperfytyronte burre me te mire se ai qe kishte pasur, e megjithate kur rikujtonte jeten e saj, gjente me teper gjera te bezdishme sesa te kendshme: shume shpesh kishte munguar mirekuptimi reciprok, kish pasur zenka te kota dhe merira qe mezi fashiteshin. Befas ajo psheretiu:

- Mezi te besohet, ta marre djalli, ta marre, kur e mendon se si mund te jesh aq e lumtur per vite me radhe, mes aq shume budalliqesh e grindjesh. pa mar dot vesh me saktesi ne ishte apo s'ishte dashuri ajo!

Pasi e zbrazi kesisoj, zemren, dikush kish fikur henen. Anija ecte avash, duke hedhur njeren kembe perpara tjetres, me kujdes, si nje bishe e stermadhene pergjim. Fermina Dasa kishte shpetuar nga ankthi.

- Shko tani. - tha.

Florentino Arisa i shtrengoi doren dhe u perkul qe ta puthte ne faqe. Por ajo e zhmangu me zerin e saj te ngjirur e te embel.

- Jo, - i tha, - mbaj era plake.

E degjoi te dilte ne erresire, degjoi hapat e tij neper shkallle. e degjoi te pushonte se qeni deri ne te nesermen. Fermina ndesi nje cigare tjeter, dhe ndersa tymoste iu kujtua doktor Hovenial Urbinoja me kujtimert e tij te perkryer prej lini, me seriozitetin e tij profesional, me simpatina e tij marramendese dhe me dashurine e tij zyrtare. Ai ndodhej ne nje anije tjeter te se kaluares, dhe pershendeste me kapelen e tij te bardhe.

"" Ne burrat jemi ca skllever te mjere te paragjykimeve, - i pati thene ai dikur ,, ,, Ndersa kur nje gruaje i hipen ne koke te shkoje me nje burre, s'ka pengese qe se kapercen, s'ka kala qe se shemb, s'ka norme morali qe se shkel me dy kembe, s'ka zot qe i del perpara""

Fermina vazhdoi te rrinte pa levizur deri ne agim, duke menduar per Florentino Arisen, jo si per ate rojen e trishte te te parkut te vogel te Los Evanheliosit, kujtimi i te cilit nuk i zgjonte asnje driteze te vetme nostalgjie, por ashtu sic ishte tani, i rrezuar nga mosha dhe i cal, por real: burri qe kishte qene perhere prane saj, por qe ajo s'pati sy ta shihte. Dhe, ndersa anija e terhiqte me gulshet e saj te fuqishme drejt shkelqimit te trendafilave te pare, ajo i lutej zotit vetem per nje gje: qe Fiorentina Arisa te dinte nga t'ia niste te nesermen.

Dhe ai diti nga t'ia niste. Fermina e kish urdheruar kamarierin qe ta linte te flinte derisa te zgjohej vete, dhe kur e zgjua, gjeti mbi komodine nje vazo me nje trendafil te bardhe, te fresket e akoma me vese, si dhe nje leter te Fiorentino Arises me aq shume faqe, sa kish mundur te shkruante ai qe kur u nda me te.

Ishte nje leter e qete qe kishte per qellim te pershkruante vetem gjendjen e tij shpirterore qe nga nata e kaluar, ishte po aq lirike dhe retorike sa te tjerat, por tejpershkruar nga e verteta. Fermina Dasa e lexoi pak e turperuar nga vetja, sepse zemra i rrinte cipeplasur. Letra mbyllej duke i kerkuar qe ajo te njoftonte kamarierin kur te behej gati, sepse kapiteni e priste ne postin e komandantit qe t'i tregonte se si funksiononte anija

Ajo ishte gati ne oren njembedhjete. Kishte bere banje me sapune eremire, kishte veshur nje kostum te thjeshte vejushe prej etamine gri dhe e ndiente veten krejtesisht te clodhur nga fortuna e nates
 
Pe: Letra Lamtumirëse e Gabriel Garcia Markez

Mesova se te gjithe duan te jetojne ne “majen e malit”,pa kuptuar se lumturia qendron ne menyren se si zbret “faqen e pjeret”.

I madh dhe i paharruar mbetet Markez.
 
Pe: Letra Lamtumirëse e Gabriel Garcia Markez

Neqoftese jeta s'do te kishte fund* do te mendoja se te qenit I vdekur eshte perjetesi dhe do te falja cdo mesazh nga nje cope jete e panjohur.Do te humbisja aty ku kisha deshire dhe do te thoja cdo fitim te humbjes.Do ti jepja vlere te shemtuares dhe sendeve si dicka per te cilen ekzistojne vertet. DO te jetoja me realitetin dhe do te enderroja po aq shume por duke ndenjur me sy hapur ne driten e henes.Do te doja te flisja kur te tjeret te heshtin*te punoja kur te tjert lodheshin*po aq sa do te rrija zgjuar nderkohe qe te tjeret flinin.
Neqoftese Zoti do te me dhuronte nje cope realiteti per te ardhmen*jo nje deshire*do ta vendosja ne nje cope jete ku do te vihesha thjesht si I pamekatuari e do te studioja thjeshtesine time.Pastaj mbi trendafil do te vendosja petalet e pafajshme te skuqura nga rrezet e diellit mbi buzet e mia*si buzet e mia…
EH! O Zot!Neqoftese do te mundja te ktheja qelizat e vdekura ne nje derrase *atehere do te kuptoja sesi mund te gdhendej nje pjese dhimbjeje ne zemren e lemuar*e po atehere do te shpresoja per te dale dielli.Pastaj mbi yjet do te pikturoja endrren e pafajshme *figuren e Mona Lizes* nje poezi te Lermontovit dhe nje muzike te Bethovenit nga e cila do te dilte muzika me e bukur per dashurine e jetes* qe ta thote nje zemer qe eshte dashuri.
Do te derdhja lot mbi karafilat*per te ndier melankoline*e pastaj do te ndieja mbi xham trokitjen e pikave te shiut qe do te puthnin ngadale lotet e mi mbi petalet e karafilit.
Zoti I te gjitheve…neqoftese do te kisha nje cope jete rinore* nuk do te pushoja se theni njerzve ti japin lumturi sa me teper moshes se paharruar*dhe tu thosha se jane te dashurit e mi lumturia ime.Do ti shpjegoja cdokujt se jeta na le gjithmone ne sfida dhe hipoteza mendimesh*qe lene me pas njeres qe braktisin cdo gje per faj te nje ideje te cmendur qe do te ndryshonte rrenjesisht te ardhmen.Te moshuarve do tu tregoja se vdekja eshte perjetesia dhe qe pleqeria ndoshta eshte nje ure ndermjet nesh dhe nje rinie ne boten e pertejme.Kam mesuar kaq shume gjera prej gjithe ketyre njerzve*mesova se te besosh do te thote te perjetosh lumturine*mesova se bota ime eshte vetem nje: do te dashuroja pafundesisht*po aq sa do te kuptoja se njerzit I duhet te duan.Por do te doja te flisja edhe me te mencurit* ku midis tyre imagjinata ka te drejten me te madhe per te bindur njerzit*ku arsyeja kame shume per te bertitur dhe ku nuk mund te vendose cmimin e gjerave.Do te doja te pranoja gjithe ato dite qe kam jetuar*e qe neser do te ngelen si hapa te harruar*mbi nje stilolaps qe shkruan sot.
Zot! Do te doja te te falenderoja per nje deshire pleqerie qe ringjall ndoshta njollat e fundit te kesaj jete*se neser do te ndodhem I shkrire ne varrin qe do te mbulojne gjethet e geshtenjes.
**
(Sipas nje letre te Gabriel Garcيa Mلrquez)

B;shtepia librit,.(F_B)
 
Pe: Gabriel Garcia Marquez...

Dashuria ne Koherat e koleres. (fragment)

Ajo u turbulluan nga afshi i tij prej burri, nga fryma e nderprere, aroma e rrobave te tije, te cilen ajo e ndiente edhe ne jastekun e saj. Tani nuk ishte me ajo cupeza aq e njome e fillimit, te cilen ai e zhveshte cike e nga nje cike me genjeshterza bebesh: ne fillim keto kepuskat t'i ja japim arushit, pastaj kete kemishken per qenushin, pastaj keto breckat me lule per lepurushin, dhe tani nje te puthur te vockel per macen bukuroshe. Jo, tani ajo ishte nje grua tamam e pjekur, qe i pelqente te ndermarr hapin e para. Vazhdoi te shtypte vetem me doren e djathte, ndersa me te majten kerkoi verbazi kemben e tij, e eksploroi, e gjeti, e ndjeu te ngjallej, te rritej,: ai zuri te psheretinte nga deshperimi, ndersa frymarrja e tij prej plaku u rendua e u be e ashper. Ajo e njihte: qe nga ky cast ai s'do ta zotronte me veten, do t'i zberthehej gjykimi, do te mbetej ne meshiren e saj. E mori perdore dhe e coi ne shtrat si nje te verber te mjere rrugesh, e qeroi nje cik e nga nje cik me nje dhembshuri te lige, i hodhi krip sa desh, piper, nje thelpi hudher, qepe te grire, lengun e nje limoni, nje flet dafine, derisa e ujdisi me ereza dhe e vuri ne furre me temeraturen qe duhej. Nuk kishte njeri ne shtepi. Sherbetoret kishin dale, ndersa muratoret dhe zdrekthtaret nuk punonin te shtunave: kishin nje bote te tere per vete. Por, ne buze te gremines, ai doli nga ekstaza, i shtyu doren, u ngrit dhe i tha me ze te dridhur;

-Kujdes, s'kemi prezervativ!
 
Pe: Gabriel Garcia Marquez...

"Mbaji ata qe dashuron prane vetes, thuaju duke mermeritur se sa shume ke nevoje per ta, dashuroji, sillu mire,gjej kohen per ta, thuaju "me vjen keq", "me fal" , “faleminderit” dhe te gjitha fjalet e dashurise qe di.
Asnjeri nuk do te te mbaje mend per mendimet e tua te fshehta..."
 
Pe: Gabriel Garcia Marquez...

“To him she seemed so beautiful, so seductive, so different from ordinary people, that he could not understand why no one was as disturbed as he by the clicking of her heels on the paving stones, why no one else's heart was wild with the breeze stirred by the sighs of her veils, why everyone did not go mad with the movements of her braid, the flight of her hands, the gold of her laughter. He had not missed a single one of her gestures, not one of the indications of her character, but he did not dare approach her for fear of destroying the spell.”
Love in the Time of Cholera
 
Titulli: Gabriel Garcia Marquez...

Gabriel Garsia, i përkëdhelur në fémijëri me emrin Gabito (Gabriel i vockël) dhe më pas i njohur thjesht si ,Gabo nga të afermit dhe miqtë, lindi më 6 mars1927 (shpeshjepet datëlindja e gabuar 1928) në fshatin Arakataka të Karaibeve, në Kolumbi.

Ai qe me i madhi i gjashtëmbëdhjetë femijëve të familjes së varfër Markez dhe u rrit nga nënëdaja e nga tezet, deri sa u bë teteë vjeç. Nënëdaja e shastiste me përralla magjike fantazmash, ndërsa gjyshi, dikur kolonel, i rrëfente ndodhi të vërteta lurftrash civile nga historia e afërme e vendit.

Te rrëfenjat reale dhe magjike të gjyshërve e kanë zanafillën romanet e mëdha të nipit, që pushtuan botën nën etiketën e «realizmit magjik››. Jo më kot Markesi do të shkruajë më pas: “Tërë shkrimet e mia burojnë nga përvoja e rrëfimeve të kohës kur jetoja me giyshërit.”

Mbas marrjes se maturës më 1946, prindërit e regjistrojnë në Universitetin e Bogotas për drejtësi, me shpresën se i biri do të ndiqte një karrierë fitimpurëse për të ndihmuar familjen e madhe dhe nevojtare. Por, në vend që të studiojë ligjet, Gabito studion shkrimtarët klasikë latinë e spannjollë, si edhe lexon me një frymë Folknerin, Heminguejin, Xhojsin, Kafkën e Kamynë.

Négazeitën ku bashkëpunon si reporter, ai boton novelën e parë, ama do t'i duhen pothuaj dhjetë vjet të tjerë që të mësojë zanatin dhe të botojë librin e vet të parë, Gjethurinat, më 1955, mbas refuzimit për tre vjet rresht nga botuesit, ndonjëri prej të cilëve e këshilloi të merrej me çfarë të donte, veç jo me letërsi.

Po atë vit, pra me 1955, për shkak të botimit nga Markesi të një serie kronikash politike që ngjallën reagime të egra në qarqe të caktuara, gazeta e vet, për të ftohur gjakërat, e dërgon reporter në Evropë, ku ai detyrohet të qëndrojë për disa kohë, për arsye se gazeta mbyllet një vit mbrapa.

Mbas shpërnguljesh boheme që e çojnë nga Zvicra në Itali, Francë, Gjermani Lindore, Rusi, Hungari e Angli, Markesi kthehet në Kolumbi, ku martohet me Mercedesin e tij të dashur, vajzë zeshkane dhe e heshtur, të cilës ai i ka dhënë fjalën sapo e ka njohur, kur kjo ishte vetëm 13 vjeç.

Në vitet shashtëdhjetë çifti gjen strehim politik në Venezuelë e në Meksikë, ku autori ynë merret me gazetari dhe shkruan skenare filmash.

Ndërkaq, Markesi boton dy kryevepra, një roman të shkurtër: Kolonelit s'ka kush t'i shkruajë (1961), dhe një të gjatë: Nj;qind vjet vetmi (1967).

Duke qenë se endja politike në Meksikë e Kolumbi sa vjen e rëndohet, në vitet 1968-1974, Markesi zhvendoset për të jetuar në Evropë, në Barcelonë, kurse çerekshekullin e fundit jeton kryesisht në Bogota dhe në Meksiko. Një tjetër kryevepër del nga pena e tij më 1975, Vjeshta e patriarkut, roman i ngjizur nga jeta nën diktaturën e Frankos, në Spanjë.

Kurse me 1981, romani Kronikë e një vdekjeje të paralajmëruar botohet qysh në tirazhin e parë në dy milionë kopje, njëherit në Barcelonë, në Bogota e në Buenos Aires, dhe brenda vitit përkthehet në 32. gjuhë anekënd botës. Vitin në vijim, imirënjohur si shkrimtar universal e mjaft popullor, Gabriel Garsia Markes nderohet me çmimin Nobel.

Që nga ajo ditë, Markesi i ka dhuruar lexuesit të tjera perla, siç janë romanet e magjishëm Dashuri në kohët e kolerës dhe Mbi dashurinë e demonë të tjerë, apo rrëfenjat e mrekullueshme të vëllimit Tregime pelegrine.

Më 1999 mjekët i japin «Gabos» një lajm të keq për shëndetin dhe shkrimtari i madh, pa humbur kohë, nis të shkruajë kujtimet e veta me titull Rro për të treguar. Vëllimi i parë i kujtimeve ose ditant del më 2001, dhe paraqitet po aq intrigues për t'u lexuar sa çdo vepër e tij; kuptimplotë është epigrafi i këtij libri të ri: “Jeta nuk është ajo që e jetojmë, por ajo që e kujtojmë dhe mënyra si e kujtojmë atë për ta treguar.”
 
Titulli: Pe: Gabriel Garcia Marquez...

Te Markesi dallojmë dy periudha të mëdha të krijimtarisë : para dhe mbas romanit Njëqind vjet vetmi.
Me romanin Njëqind vjet vetmi ai krijon universin e vet letrar të mirëfilltë, që ka si kuadër tropikun latino-amerikan, në të cilin veprojnë personazhe të çuditshme në situata të pazakonta. Mbas këtij romani, ai vazhdon ta plotësojë dhe ta pasurojë veprën e vet, e cila në thelb thellon ithnjë të njëjtën problematيkë njerëzore, që sillet rreth kryetemave : diktaturë, dëshpërim, dashuri.

Diktatura

Ditaktura është temë qëndrore në romanen Ora e ligë dhe Vjeshta e patriarkut.

Nxitje për këtë temë bëhet vetë realiteti kolumbian, ku diktaturat dhe juntat ushtarake mbajnë peng paqen dhe zhvillimin e vendit. Tek Ora e ligë shohim se një ish toger ka bërë zap tërë qytezën, që sapo ka dalë nga një luftë civile e ndyrë. Ai është vetëzedhur kapedan i vendit me forcën e armëve e të terrorit dhe vazhdon ta bëjë ligjin duke burgosur e pushkatuar kundërshtarët. Askush nuk i kundërvihet dot vullnetit të tij egërshan, sepse, për kundërshtimin më të vogël, ai është gati të vrasë edhe priftin plak. Mbasi kundërshtarëve u është mbyllur goja me plumb, me kalimin e viteve kapedani kupton se paqja mund të jetë punë me e mirë, meqenëse maskarenjve të sojit të tij ajo u sjell përfitim shumë më të madh se lufta: duke futur 'ë xhep taksa ilegale, duke shitur toka që s'janë të vetat apo duke bërë para me manipulimin e gjykatës, të burgut, të punëve publike.

Befas këtë paqe mbytëse e prish një lojë e çmendur afishesh anonime: një mëngjes fshati gdhin i mbushur me fletushka të ngjitura atë natës mbi dyer, dritare, shtylla. Fletushkat fusin sherr të madh në qytezë e ndër familje, teksa nxjerrin në shesh fakte të vërteta e të rreme që lidhen me jetën e fshehtë të secilit e që ua nxijnë jetën të gjithëve.

Dalëngadalë, familje të tëra, që i patën bërë qëndresë dhunës së kapedanit, ndihen të çorientuara përballë kësaj dhune të re anonime dhe zënë të largohen nga qyteza. Kapedani ngre patrulla nate dhe jep urdhër që të kalbet në burg kushdo që dyshohet si prishës i rendit. Sidomos të rinjtë ndihen të kërcënuar nga shantazhi i kapedanit, ndaj ata marrin malet dhe bashkohen me komitët. Një tjetër lufîë civile, po aq e ndyrë sa paraardhësja, troket në derë.

Vjeshta e patriarkut vlerësohet, në pikëpamje të stilit dhe të strukturës, si vepra më e ndërlikuar e Markesit. Stili barok i romanit paraqet personazhe groteske që veprojnë në mjedise ireale. «Patriarku››, këtu, është karikatura e një diktatori delirant me pushtet të pakufizuar. Ai nuk i përket saktësisht asnjë epoke, asnjë vendi, asnjë sistemi politik; ai i përket thjesht races së diktatorëve dhe bëhet simbol i pushtetit arbitrar, i cilësdo kohë apo ngjyrë qoftë ai.

Qenie pa moshë (autori thotë se është midis 107 dhe 232 vjeç), Patriarku mburret me mashkulloritetin e vet shtazor, që i lejon ta përjetësojë racën e qelbur në pesëmijë dobiçë të tij të shpërndarë në të katër anët e vendit. Portreti i tij egjndet gjithkund, ndërsa kundërshtarët, siç është rasti i një gjenerali rebel, mbasi shqyhen gjymtyrësh, u serviren të pjekur miqve, në një tabaka të argjendtë. Kuptohet, një qenie e tillë si Patriarku nuk ka asnjë mik të vërtetë, sepse, siç thotë Markesi, kjo vepër rrëfen «vetminë e pushtetit››. Dhe është vepra më e errët që Markesi ka shkruar ndonjëherë.

Dëshpërimi


Dëshpërimi është i pranishëm në të gjitha veprat e Markesit, në forma të ndryshme: si dëshpërim nga diktatura, nga absurdi, nga vetmia apo nga vdekja.

Te Kolonelit s'ka kush t'i shkruajë dëshpërimi e ka zanafillën në situatën absurde në të cilën vihet heroi, një ish- kolonel që pret si një ditë përditë letrën e pensionit, e cila nuk i mbërrin kurrë. Kur i biri ishte gjallë, puna e këtij mjafonte për të mbajtur familjen; por kur klanet politike ia vrasin të birin, koloneli dhe e shoqja mbeten pa asnjë të ardhur, përveç një gjeli që i biri e kishte stërvitur për dyluftim.

Shpresa e vetme për pleqtë bëhet ky gjel, që duhet forcuar për garat e ardhshme të pranverës, qoftë edhe duke ia hequr vetes kafshatën e gojës. Gjeli bëhet kështu e vetmja pikë që e lidh kolonelin me jetën, ndaj ai nuk e shet atë me asnjë çmim, sepse gjeli i lejon të mos e humbë krejtësisht shpresën, të presë, t'i mposhtë pleqërinë dhe kohën, si edhe të shqiptojë fjalën e fundit sfiduese të romanit: «Një mut!››. Me çka kuptojmë se koloneli veteran nuk është dorëzuar, edhe pse kërkesës së tij këmbëngulëse për të ditur nëse i ka ardhur letër, postjeri i pëgjriet gjysmë me seriozitet gjysmë me mërzi:«E vetmja gjë që na vjen se s'bën një ditë, është vdekja.››

Kjo fjali mund të shërbejë si hyrje për romanin më popullor të Markesit, Kronikë e një vdekjeje të paralajmëruar. Natën e parë të martesës Anhela Vikario kthehet në gjini nga i shoqi, për çështje nderi.

E shtrënguar nga familja të japë shpjegim, ajo nxjerr emrin e djaloshit Santiago Nasar. Pa e zagjtur, vëllezërit Vikario shpallin në mbarë qytezën se do ta vrasin Santiagon në rastin më të parë. Të tërë e marrin vesh kërcënimin që i bie mbi kokë Santiagos, po, për çudi ngjarjet rrjedhin në mën?rë të atillë që vetëm ky nuk kupton ç'ndodh përreth. Rrëfimi thuret në formën e një romani policor, me ndryshimin se autorët e krimit dhe shtysat e tyre jepen këtu qysh në krye, çka përforcon idenë e fatalitetit dhe të dëshpërimit për një jetë njerëzore që mund të ishte shpëtuar, .por që iu la vdekjes, edhe pse kjo vdekje ishte «e paralajmëruar››. '

Dashuria

اka do ta shpëtonte Santiagon, por që me ç'duket nuk ekziston në atë qytezë zemrash të përthara, është dashuria, i vetmi ëngjëll mbrojtës kundër dëshpërimit dhe vdekjes Dashuria në kohë të kolerës, Florentino Arisa pret plot gjysmë shekulli për të realizuar dashurinë e madhe të jetës së tij me Fermina Dasën.

Mbasi kanë provuar gjithçka në jetët e veçanta, në pleqërinë e tyre dy heronjtë vendosin ta rifillojnë jetën së bashku, nga e para, siç ndodh veç në përralla... I shkruar nga një autor gjashtëdhjetëvjeçar, romani duket si një ftesë për ta gëzuar me çdo kusht jetën, përpara fundit dhe deri në fund.

Kundër kohës që ikën e i rrëshqet për duarsh, kundër plakjes që është armikja e pabesë e bukurisë dhe e epshit rinor, njeriu i rritur ka vetëm një rrugëdalje, e kjo është dashuria. E përjetuar nga burra si Fermino Dasa; dashuria bëhet më e fortë se koha, më e fortë se vdekja dhe demonë të tjerë. Këtë è dëshmon edhe romani Për dashurinè' e demonë të tjerë, në të cilin ndjenja e dashurisë shprehet me një intensitet marramendës. Rrëfimi i Markesit na zhvendos në messhekullin XVIII latino- amerikan, në një mjedis plot ngjyra e paragjykime, ku merr trajtë një ndër historitë e dashurisë më të fuqishme e njëherësh më dëshpëruese dhe më të çuditshme të kohëve, ajo e vashës së jashtëzakonshme Sierva Maria, e cila ia fiton zemrën atيj që e ngarkojnë të jetë xhelati i saj, priftيt të ngurtë po shpirtzjarrtë Kلjetano Delora.

Duke e quajtur magjistare, inkuzicioni e dënon Sierva Marian me vdekje. Në qelinë e manistirit, ku e mbyllin deri sa t'i vijë dita gjykimit, ajo njihet me priftin ekzorcist Delora, i caktuar që të luftojë djallin brenda saj, por që shpejt magjepset nga ai «djall» që .vasha mban të strukur në gji, e që s'është tjetër veçse dashuria. Një dashuri e denjë për Parajsën, por që ferri i jetës në tokë e mbyt pa mëshirë qysh në hapat e parë. Ajo që mbetet, sido me qenë, është siguria se dashuria i jep kuptim jetës, duke shpërblyer mundimet e deri edhe vdekjen.
 
Titulli: Gabriel Garcia Marquez...

658px-Gabriel_Garcia_Marquez%2C_2009.jpg

I mbytyri më i bukur i botës

Gabriel Garcia Marquez

Fëmijët e parë që panë atë gjë të errët e të paqartë, e cila afrohej atje tutje në det, patën iluzionin se ishte një barkë armike. Më pas, kur panë se nuk kishte flamur e as direk, menduan se ishte një balenë. Po, kur ajo bina qëndroi e palëvizur në plazh dhe pasi i hoqën lëmishtet e rrënjishtat me alga, pejzat e meduzave dhe mbetjet e gjërave të detit që mbante përsipër, vetëm atëherë panë se qenkësh një i mbytur.

Luajtën me të tërë pasditen, duke e mbuluar e zbuluar me rërë, derisa dikush i pa rastësisht dhe dha alarmin në fshat. Njerëzit që e çuan deri te shtëpia më e afërt thanë se qenkësh më i rëndi i gjithë të vdekurve që kishin parë, i rëndë sa një kalë, dhe thanë se ndoshta bënte kohë që endej i mbytur në det dhe ujët i kishte hyrë deri në kockë. Kur e shtrinë për sheshi, vunë re se qenkësh shumë më i madh se njerëzit e tjerë, i madh sa mezi e futën brenda, por menduan se ndoshta disa të mbytur paskëshin aftësinë për të vazhduar të rriteshin edhe pas vdekjes. Mbante aromë deti dhe vetëm forma të lejonte të mendoje se ishte kufoma e një qenieje njerëzore, sepse lëkura ishte veshur me një koracë ndalku dhe balte.

Nuk iu desh tia pastronin fytyrën për të marrë vesh se ishte një i vdekur i huaj. Fshati kishte thuaj nja njëzet shtëpi mbuluar me rrasa, me oborre shtruar me pllaka dhe pa lule, të shpërndara në skajin e një kepi shkretinor. Toka ishte aq e varfër dhe e zhveshur sa nënat gjithmonë kishin frikë se mos ua rrëmbente era fëmijët, madje edhe ata pak të vdekur që kishin pasur ndër vite u ishte dashur ti hidhnin nga shkëmbi. Deti ishte i urtë e bujar me ta; të gjithë burrat e fshatit mund ti nxinin shtatë barka. Kështu që kur e gjetën të mbyturin mjaftoi ti hidhnin një sy njëri-tjetrit për të marrë vesh se ishin gjallë të gjithë.

Atë natë nuk doli asnjë në det për punë. Ndërkohë që burrat u interesuan nëse mungonte njeri në fshatrat fqinje, gratë po kujdeseshin për të mbyturin. Ia hoqën baltën me shtupa gjineshtre, ia pastruan flokët nga lëmyshqet e detit dhe ia hoqën ndalqit me mjetet që përdornin për të kruajtur luspat e peshqve. Ndërsa po bënin këto, vunë re se ato qenë bimësi oqeanesh të largëta e ujërash të thella dhe rrobat e tij qenë bërë fërtele, sikur të paskësh udhëtuar nëpër labirinte koralesh. Po ashtu dukej sikur i qëndronte vdekjes kryelartë, ngaqë nuk kishte pamjen e shkretuar të të mbyturve të tjerë të detit, as çehrenë hallemadhe e të pështirosur të të mbyturve të lumenjve. Ama, vetëm pasi e mbaruan së pastruari u bindën se çlloj njeriu ishte i mbyturi. Dhe atëherë mbetën pa frymë. Ai qenkësh më i gjati, më i forti, më mashkulli dhe më i armatosuri burrë që kishin parë ndonjëherë në jetë. Madje, sa më shumë e shikonin, aq më shumë nuk u besonin syve.

Nuk gjetën dot në fshat ndonjë shtrat aq të madh për ta shtrirë dhe as ndonjë tryezë aq të fortë që ta mbante gjatë përgjimit. Nuk i bënin as një palë pantallona feste të burrave më të gjatë të fshatit, as një këmishë të diele nga më të mëdhatë e as ndonjë palë këpucë të mira. Atëherë, të magjepsura nga përmasat dhe bukuria e tij dhe që ai të vazhdonte të ishte një i vdekur dinjitoz, gratë vendosën ti qepnin një palë pantallona me copë vele barke dhe një këmishë endur me fije kërpi, nga ato që bëhen vetëm për nuset. Ndërsa po qepnin të ulura në formë rrethi, duke e soditur meitin pikë më pikë, u dukej sikur era nuk paskësh qenë kurrë më e fortë e as Karaibet nuk paskëshin qenë kurrë aq në ankth si atë natë, e mendja u shkonte se kjo kishte të bënte me të vdekurin. Mendonin se po të kishte jetuar ai burrë madhështor në fshatin e tyre, shtëpia e tij duhet ti kishte dyert më të mëdha, tavanin më të lartë e dyshemenë më të fortë, dhe armatura e shtratit të tij do të kishte qenë me shtroje druri të skalitur e me këmbë të hekurta, ndërsa gruaja e tij do të kishte qenë më e lumtura. Mendonin se duhet të ishte me aq autoritet sa do ti nxirrte peshqit nga deti vetëm duke i thirrur ata në emër, dhe se do të ishte aq këmbëngulës në punë sa do ti bënte të shpërthenin burimet edhe midis gurëve më të shkretë e do të kishte mundur të mbillte lule edhe në shkëmbinjtë më të egër. Fshehtas, e krahasuan me burrat e tyre, duke menduar se ata, për një jetë të tërë, nuk paskëshin qenë të aftë të bënin atë që ai do ta kishte bërë vetëm në një natë, dhe përfunduan duke i përbuzur ata nga thellësitë e zemrës, si qeniet njerëzore më të krupshme e më të mjera mbi këtë tokë. Ashtu të humbura, me fantazinë e tyre endeshin nëpër labirinte të tilla, ndërkohë që njëra prej grave, e cila duke qenë më e vjetra ndër to, e kishte soditur të mbyturin me më pak pasion se keqardhje, psherëtiti e tha:

- E paska fytyrën për ta quajtur Stefan.

Ishte e vërtetë. Shumicës së tyre i mjaftoi për ta parë edhe një herë e për të kuptuar se nuk mund ti vije emër tjetër. Disa më kryeneçet, që ishin më të rejat, ëndërronin që, pasi ta veshnin e ta shtrinin midis luleve, me këpucët e lustruara, do të ishte më mirë ta quanin Lautaro. Por ky qe një iluzion i kotë. Copa e velës nuk mjaftoi, kështu që pantallonat, të prera keq e të qepura edhe më keq, i rrinin të ngushta, ndërsa fuqitë e fshehta të zemrës së tij bënin që ti zbërtheheshin kopsat e këmishës. Pas mesit të natës kuja e erës u dobësua dhe deti sikur ra në dremitjen e mallkuar. Heshtja i mori me vete dyshimet e fundit: ishte Stefani. Gratë, që tashmë e kishin veshur, e kishin krehur, i kishin prerë thonjtë dhe i kishin rruar mjekrën, nuk mundën ta mposhtnin një drithërimë keqardhjeje, kur u desh ta linin të shtrirë përtokë. Qe pikërisht atëherë kur kuptuan se çfatkeqësi do ishte, nëse ai trup i pazakontë do të arrinte të prishej pas vdekjes. Ato mendonin se ai paskësh qenë i dënuar tërë jetën të kalonte brinjas nëpër dyer, të përplasej e të lëndohej nga trarët e shtëpisë, të qëndronte në këmbë gjatë vizitave, pa ditur çtë bënte me ato duart e tij të njoma ngjyrë trëndafili si gafore deti, ndërkohë që e zonja e shtëpisë kërkonte karrigen më të fortë dhe, e trembur për vdekje, i lutej, ulu këtu, Stefan, të lutem, dhe ai, i mbështetur për muri, duke buzëqeshur, thoshte, mos u shqetësoni, zonjë, jam mirë kështu; dhe ashtu me thembrat e këmbëve të zbuluara dhe shpatullat të përcëlluara përsëriste të njëjtën gjë në çdo vizitë që bënte, mos u shqetësoni, zonjë, jam mirë kështu, vetëm e vetëm se i vinte turp mos prishte karrigen; dhe ndoshta pa e ditur fare se ata që i thoshin, mos ik Stefan, prit sa të bëhet kafja, ishin po ata që më pas pëshpërisnin, shyqyr që na iku ky katana torollak, sa mirë që na u shporr ky bukurosh budalla. Ja, këto gjëra mendonin gratë përpara të mbyturit, një çikë para se të gdhihej. Më vonë, kur i mbuluan fytyrën me një shami për të mos e bezdisur drita, kuptuan se ai kishte vdekur përgjithmonë dhe se tani ishte aq i pambrojtur e aq i ngjashëm me burrat e tyre, sa iu hapën buromat e zemrave e u rrodhën lotët çurg. Ajo që filloi vajin ishte një nga më të rejat mes tyre. Të tjerat, të ulura pranë e pranë, ia dhanë me psherëtima për të kaluar në rënkime, pastaj në ngashërime, derisa nuk e mbajtën dot dëshirën për të qarë me kuje, sepse i mbyturi sa vinte e bëhej më shumë Stefan; kështu që ato e qanë aq shumë sa thua se i ziu Stefan paskësh qenë burri më fatzi, më i urtë e më i gjindshëm, mbi këtë tokë. Kur burrat e tyre u kthyen e dhanë lajmin se i mbyturi nuk ishte nga asnjë prej fshatrave fqinj, ato ndien një lloj zbraztësie ngazëllimi midis lotëve, dhe hoqën në zemër e thanë:

- Shyqyr Zotit, qenka yni!

Burrat besuan se ato tepëri ndjenjash nuk ishin veç mendjelehtësi grash. Të lodhur nga kërkimet torturuese gjatë natës, e vetmja gjë që donin ishte të shpëtonin nga bezdia e të huajit para se të lindte dielli i fortë i asaj dite furrë, ku nuk laliste pikë ere. Improvizuan një vig me mbetje direkësh e traversa velash, dhe forcuan me kundërkallume që të mbanin peshën e trupit deri te bregu shkëmbor. Deshën ti lidhnin te këmbët një çengel barke që të fundosej me lehtësi në thellësitë më të mëdha të detit, ku peshqit janë të verbër dhe zhytësit vdesin prej nostalgjie, në mënyrë që rrymat e këqia të mos e kthenin më në breg, siç pat ndodhur me trupat e tjerë. Por, sa më shumë që nxitoheshin ata, aq më shumë gratë humbisnin kohë me gjërat e tyre. Vinin vërdallë si pulat, duke kërkuar nuska deti nëpër sënduqet e tyre, disa duke u ndalur aty-këtu, sepse donin ti vendosnin të mbyturit hajmalitë e erës së mirë, ca të tjera, atje më tej, ngulmonin ti mbërthenin në dorë një busull, dhe në fund të gjithë këtyre, bën tutje, o grua, lëviz se po na shtrëngon, a nuk e shikon se po na hedh mbi të vdekurin?; burrat me dyshim të madh për gjithë ato xhingla-mingla, nisën të qahen, çne tërë ato hekurishte prej altari madhështor për një të huaj, sepse, me gjithë ata çikërrima dhe sidomos me ushqimet që po i çonin përsipër, do ta shqyenin peshkaqenët, por ato vazhdonin të thurnin me shtiza edhe më relike e rraqe, duke ardhur vërdallë e duke u penguar, ndërsa hiqnin në zemër, ngaqë nuk kishin më lot; burrat mbaruan së dërdëllituri për tërë atë potere koti për një të vdekur, për një të mbytur që sishte i askujt, për një mish të ftohtë të qelbur. Njëra nga gratë, e prekur në sedër nga gjithë ajo pafytyrësi e burrave, ia hoqi meitit shaminë nga fytyra: atëherë ata shtangën në vend.

Ishte Stefani. Nuk u desh ta përsëriste se nuk e njihnin. Nëse do tu kishin thënë se qe Sir ثalter Raleigh**, mbase edhe ata do të qenë habitur nga theksi i tij prej gringoje, nga papagalli i tij mbi supe dhe nga pushka me stërrall që mbante për të vrarë kanibalët, por Stefan mund të jetë vetëm një në botë, dhe ja ku ishte i shtrirë si një qefull, pa këpucë, me ca pantallona gjysmake dhe me ca thonj si kthetra të gurta që mund ti priteshin vetëm me satër. Mjaftoi ti hiqnin shaminë nga fytyra për të kuptuar se ishte i turpëruar: por çfaj kisha unë që isha aq i madh, aq i rëndë e aq i bukur, dhe, po ta kisha ditur se çdo të ndodhte, do të kisha kërkuar një vend më të fshehtë për tu mbytur, me gjithë mend, do ta kisha lidhur vetë në qafë një spirancë me një rrip të fortë dhe do të belbëzoja se nuk doja gjë për te shkëmbi, e nuk do ta kisha të vështirë tani me këtë vdekje të mallkuar, siç thoni ju, e nuk do të bezdisja askënd me gjithë këtë mishë të ftohtë të ndyrë që nuk ka të bëjë fare me mua. Kishte aq vërtetësi në mënyrën e tij të të qenit sa burrat më mosbesues, ata që u dukeshin të trishtuara netët e parëndësishme të detit dhe trembeshin se gratë e tyre që qenë lodhur duke ëndërruar për ta tani do të ëndërronin për të mbyturit, madje, edhe ata më të fortët, po dridheshin deri në palcë nga sinqeriteti i Stefanit.

Ndodhi që i bënë varrimin më madhështor që mund të jetë marrë me mend për një të mbytur të gjetur. Disa gra që kishin shkuar për të kërkuar lule në fshatrat fqinje u kthyen me ca gra të tjera, të cilat nuk besuakëshin për çfarë u kishin treguar, dhe këto të fundit, kur e panë me sytë e tyre të vdekurin, shkuan pastaj për lule të tjera dhe sollën më shumë lule; kështu që u grumbulluan aq shumë lule e aq shumë njerëz sa u bë e vështirë të çaje përpara. Kur mbërriti çasti i fundit, atyre u dhëmbi që do ta përcillnin si jetim të ujërave dhe i zgjodhën një baba e një nënë, midis më të mirëve, ndërsa të tjerët u bënë vëllezër, ungjër e kushërinj të tij, kështu që gjithë banorët e fshatit u kthyen në fis me njëri-tjetrin. Disa marinarë, që dëgjuan kujet e tyre së largu, humbën sigurinë e drejtimit, prandaj vendosën të lidhin njërin te direku kryesor, duke kujtuar kështu përrallat antike të sirenave. Ndërkohë që po diskutohej se kush do ta kishte nderin për ta mbajtur mbi shpatulla të mbyturin përgjatë rrëpirës shkëmbore, burrat dhe gratë për herë të parë vunë re mjerimin e rrugëve të tyre, shkretimin e oborreve të tyre dhe varfërinë e ëndrrave të tyre, përballë madhështisë dhe bukurisë së të mbyturit të tyre. Dhe e hodhën pa spirancë që të kthehej prapë, po të donte e kur të donte, dhe të gjithë mbajtën frymën gjatë atij fraksioni jete që zgjati nga rënia e trupit deri poshtë në humnerë. Nuk iu desh ta shihnin njëri-tjetrin në sy për të marrë vesh se tashmë ishin plot mangësi, por nuk do të vazhdonin të ishin më ashtu. Dhe kuptuan se aty e tutje gjithçka do të ishte ndryshe, se shtëpitë e tyre do ti kishin dyert më të mëdha, çatitë më të larta, dyshemetë më të forta, në mënyrë që kujtimi i Stefanit të kalonte nëpër to lirshëm e pa u përplasur me traret, dhe se askush nuk do të guxonte të pëshpëriste në të ardhmen: sa keq, vdiq torollaku gjigant, na la budallai i bukur, sepse ata do ti pikturonin fasadat e shtëpive me ngjyra të gëzuara për të përjetësuar kujtimin e Stefanit dhe do tu binte kurrizi duke gërmuar për të gjetur ujë nëpër gurishte e për të mbjellë lule nëpër rrëpirat shkëmbore që, në agimet e viteve të ardhshme, udhëtarët e anijeve të mëdha të zgjoheshin të mbytur nga aroma e kopshteve në detet e huaja, dhe kapiteni të zbriste nga kabina e tij me uniformën ceremoniale, me astrolabin e tij, me yllin polar dhe vargun me medaljet e luftës në gjoks, e duke treguar bregun e trëndafilave në horizont të Karaibeve duke thënë në katërmbëdhjetë gjuhë: shikoni atje, ku era tani është aq e butë sa duket se ia ka marrë me gjumë poshtë shtretërve, atje ku dielli shkëlqen aq shumë sa lulet e diellit nuk dinë nga të kthehen, ja, atje është fshati i Stefanit.

——————————————————
*Përktheu nga origjinali Bajram Karabolli

**Sir Walter Raleigh (1552 - 1618) - marinar pirat, shkrimtar dhe politikan anglez që popullarizoi duhanin në Europë. Në letërsinë klasike spanjolle njihet me emrin Guantarral. (Shënim i përkthyesit)
 

Attachments

  • 658px-Gabriel_Garcia_Marquez%2C_2009.jpg
    658px-Gabriel_Garcia_Marquez%2C_2009.jpg
    24 KB · Shikime: 0
Titulli: Gabriel Garcia Marquez...

Trëndafila artificialë

Duke lëvizur nëpër dhomë me të prekur në gjysmëerrësirën e agimit, Mina e veshi, pa mëngët e veta, fustanin që kishte varur pranë krevatit një natë më parë. Pastaj, zuri të kërkojë edhe mëngët, që t’i vishte edhe ato, por nuk i gjeti gjëkundi. Ktheu përmbys baulen; më pas, kërkoi nëpër gozhdët e mureve dhe pas dyerve, duke u përpjekur të mos bëj zhurmë e të mos zgjojë gjyshen që flinte në të njëjtën dhomë. Por, kur sytë iu mësuan me errësirën, vërejti se gjyshja ishte zgjuar, dhe shkoi në kuzhinë ta pyeste për mëngët e fustanit.
- Janë në banjo. –tha e verbra-. I lava dje, por në darkë vonë.
Aty ishin; të varura ne një tel me dy kapse druri, por ende të lagura. Mina u kthye në kuzhinë me mëngët në duar, dhe i shtriu ato mbi pllakat e sobës. Përballë saj, plaka e verbër përziente kafenë. Bebet e syve, të vdekura, si të çdo të verbri, ishin fiksuar në cepin me tulla të koridorit, ku ndodhej një rresht saksishë me barëra mjekësorë.
- Mos i merr më gjërat e mia! -tha Mina.- Këto ditë, nuk i zihet besë motit.
E verbra lëvizi kokën drej zërit.
- Më kishte dalë nga mendja që është E Premtja e Parë. –tha plaka.
Pasi vërtetoi me një frymëmarrje të thellë mbi xhezvenë, se kafeja tashmë ishte gati, e hoqi nga zjarri.
- Vendos një letër poshtë mëngëve, se këto të shkreta pllaka janë të pista. –i tha së mbesës.
Mina fërkoi pllakat e sobës me gishtin tregues. Ishin të pista, por me një shtresë bloze tepër të ngjeshur, që nuk mund t’u ngjiteshin mëngëve, nëse nuk fërkoheshin pas pllakave.
- Po të behen pis, ti e ke fajin! –tha vajza.
E verbra e kishte bërë gati filxhanin e kafesë për veten e vet.
- Duket ashiqare që je e inatosur… –i tha mbesës, duke tërhequr drej koridorit një karrige.
- Por, është sakrilegj të kungohesh kur je e inatosur…
Ndërkaq, mori filxhanin e kafesë në dorë dhe u ul ta pinte përballë luleve të oborrit.
Kur ra këmbana e tretë për në meshë, Mina i hoqi mëngët nga soba. Ishin ende të lagura; megjithatë, i veshi. I ati, Anhel, nuk do ta lejonte kurrësesi në kungim me një fustan, me supe të zbuluara. Nuk e lau fytyrën. Fshiu me një peshqir mbetjet e të kuqit të buzëve, mori nga dhoma librin e lutjeve, shallin, dhe doli në rrugë. Por, pas jo më shumë se një çerek ore, u kthye sërish.
- Kështu siç e ke nisur ti, vetëm pas Ungjillit ke për të arritur!... –tha e verbra, e ulur përballë luleve të oborrit.
Mina shkoi menjëherë drejt banjos.
- Nuk mund të shkoj dot në meshë! –tha. -Mëngët janë të lagura dhe të gjitha rrobat e mia, të pahekurosura. -Vajza ndjeu ta ndiqte shikimi hetues i plakës.
- E Premtja e Parë, dhe nuk do të shkosh në meshë?! –tha e verbra.
Pasi u kthye nga banjoja, Mina mori një filxhan kafe dhe u ul përballë parvazit prej gëlqereje të derës, bashkë me të verbrën. Por, nuk mundi të shtynte, qoftë edhe një gllënjkë.
- Ti e ke fajin! –murmuriti me një inat të shurdhët, dhe u mbyt në lot.
- Po qan! –thirri e verbra.
Plaka vendosi ibrikun e ujitjes pranë saksive të borzilokut dhe doli në oborr.
- Po qan, po qan! – përsëriti dy-tri herë.
Mina dukej e gatshme për sherr, por më parë, vuri filxhanin në tokë.
- Qaj nga inati! –thirri. Dhe, kur kaloi pranë gjyshes, shtoi: -Ti duhet të rrëfehesh, përse më bëre të humbas kungimin e Të Premtes së Parë.
E verbra qëndroi e palëvizur dhe priti që vajza të mbyllte derën e dhomës së gjumit. Pastaj, eci deri në fund të korridorit. U përkul dhe kontrolloi me duar në tokë, derisa e gjeti filxhanin e paprekur të kafesë nga e mbesa. Dhe, ndërsa derdhte kafenë në tenxheren prej balte, tha:
- Zoti e di, që unë e kam ndërgjegjen të pastër!…
Nga dhoma e gjumit doli e ëma e Minës.
- Me kë po flet? -e pyeti.
- Me veten po flas! –tha e verbra. –Kam kohë që ta kam thënë, se po çmendem…
Ndërkaq, e mbyllur në dhomën e vet, Mina zbërtheu jelekun dhe nxorri tri çelësa të vegjël, të kapur me një gjilpërë kapse. Me njërin nga çelësat, hapi sirtarin e poshtëm të dollapit dhe nxorri prej andej, një baule druri, të vogël sa një kuti. E hapi me çelësin tjetër. Brenda kutisë kishte një pako të tërë me letra, pa zarfat dhe vulën postare. Ato ishin me ngjyra dhe të kapura me një shirit elastik. Vajza i fshehu letrat në jelek, vendosi baulen e vogël në vendin e saj dhe u kthye të mbyllte sirtarin me çelës. Pastaj, shkoi në banjo, nxori nga jeleku letrat dhe i hodhi në fund të banjos.
- Nuk mundi të shkonte në kishë dhe fajin e kam unë. –I tha e verbra. -Harrova, të shkretën, që ishte e premtja e parë dhe ia lava aq vonë mëngët e fustanit.
- Dhe, akoma, të lagura janë… –murmuriti Mina.
- I është dashur të punoj shumë këto ditë. –tha e verbra.
- Janë njëqind e pesëdhjetë duzinë trëndafila që duhet të dorëzoj për Pashkë. –tha Mina.
Dielli doli herët. Pa vajtur ora shtatë, Mina e kishte instaluar në sallë punishten e saj të luleve artificiale: një shportë plot me petale dhe tela, një kuti me letra elastike, dy palë gërshërë, një role me fije dhe një shishe gome. Pas pak çastesh, erdhi Trinidad me kutinë e saj të kartonit nën krah, dhe e pyeti, se përse nuk kishte shkuar në meshë.
- Nuk kisha mëngë. –tha Mina.
- Nuk duket arsye kjo… -tha Trinidad. -Kushdo do t’i jepte një palë mëngë…
Tërhoqi një karrige dhe u ul pranë kanistrës së petaleve.
- U bëra vonë! –tha Mina.
Mbaroi një lule. Pastaj, afroi kanistrën për të valëzuar petalet me gërshërë. Trinidad vendosi kutinë e kartonit në tokë dhe zuri të punojë edhe ajo.
Mina vështroi kutinë.
- Paske blerë këpucë, Trinidad?
- Nuk janë këpucë këto në kuti; janë minj të ngordhur.
Meqenëse Trinidad ishte eksperte në valëzimin e petaleve, Mina iu vu punës për përgatitjen e bishtave prej teli, të mbështjella me letër jeshile. Të dyja punuan në heshtje, pa vënë re diellin që zuri të mbulonte sallën e dekoruar me piktuara idilike dhe fotografi familjare. Kur i mbaroi bishtat, Mina u kthye nga Trinidad me një fytyrë të zbehtë e gati të tejdukshme. Trinidad vazhdonte të valëzonte lulet me një mjeshtëri të admirueshme, duke i lëvizur fare pak majat e gishtërinjve. Trupin e mbante drejt, dhe këmbët, shumë të bashkuara. Mina vështroi këpucët e saj fare pa finesë e gati mashkullore. Trinidad bëri sikur nuk kuptoi asgjë. Pa e ngritur kokën, tërhoqi këmbët paksa prapa dhe ndërpreu punën.
- Mina, çfarë ndodhi?! –tha Trinidad, duke i hedhur një vështrim hetues fytyrës së vajzës.
Vajza u përkul drejt saj.
- Iku… –tha.
Trinidad lëshoi gërshërët në prehër.
- Jo. Nuk besoj.
- Iku! –përsëriti Mina.
Trinidad e vështroi drejt e në sy. Një rrudhë vertikale u shfaq mes vetullave të saj.
- Po tani?!
- Tani, asgjë! –tha Mina prerë dhe pa iu dridhur zëri.
Trinidad iku para orës dhjetë.
E çliruar tanimë, Mina qendroi disa çaste, para se të hidhte në banjo minjtë e ngordhur. E verbra po krasiste trëndafilat.
- E gjen dot, se çfarë kam këtu, në kuti? – i tha Mina tek po kalonte, dhe tundi kutinë.
E verbra dëgjoi me vëmendje.
- Lëvizi edhe një herë!
Mina e përsëriti lëvizjen, por e verbra, edhe pasi dëgjoi për herë të tretë me gishtin e vendosur në vrigthin e veshit, nuk mundi t’i identifikojë objektet.
- Janë minjtë që ranë mbrëmë në grackën e vendosur në kishë –tha Mina.
Në kthim, kaloi pranë të verbrës, pa folur. Por, e verbra, e ndoqi. Kur arriti në sallë, Mina qendroi e vetme përballë dritares së mbyllur, duke mbaruar lulet artificiale.
- Mina! –tha e verbra. –Në qoftë se do të jesh e lumtur, kurrë mos ki besim tek të huajt.
Mina e pa në sy, por nuk foli. E verbra u ul në karrigen përballë saj dhe tentoi ta ndihmonte. Por, Mina nuk e lejoi.
- Ti je nervoze! –tha e verbra.
- Për fajin tënd! –tha Mina.
- Pse nuk shkove në meshë?
- Ti e di më mirë, se kushdo tjetër…
- Në qoftë se do të kishte qënë për mëngët, nuk do ta kishe marrë punën dhe të dilje nga shtëpia. –tha e verbra. -Rrugës të priste dikush, që të nxori një pengesë...
Mina kaloi pëllëmbët e duarve përpara syve të gjyshes, sikur po pastronte një kristal të padukshëm.
- Je gjë fallxhore, ti gjyshe?!…
- Ke shkuar në banjo dy herë këtë mëngjes –tha e verbra. -Kurrë nuk shkon më shumë se një herë…
Mina vazhdoi të bënte lulet.
- Je e zonja të më tregosh çfarë ruan në sirtarin e dollapit? –tha e verbra.
Pa u nxituar, Mina nguli lulen në kornizën e dritares, nxorri nga jeleku i vet tri çelësat, ia vendosi të verbrës në pëllëmbë të dorës dhe ia mbylli gishtat.
- Shko dhe shikoji vetë me sytë e tu! –tha.
E verbra verifikoi çelësat me majat e gishtërinjve.
- Sytë e mi, nuk mund të shikonin në fund të banjos, edhe po t’i kisha si sytë e tu.
Mina ngriti kokën dhe provoi një ndjesi të veçantë: iu duk se e verbra e kuptoi, se ajo po e shikonte.
- Hidhu në fund të banjos, nëse të intersojnë kaq shumë gjërat e mia.
E verbra bëri sikur nuk dëgjoi.
- Gjithmonë shkruan në krevat, deri në mëngjes –tha.
- Ti vetë e fik dritën –tha Mina.
- Por, më pas, t’i hap elektrikun e dorës. –tha e verbra.
Nga mënyra, sesi merrje frymë, unë atëherë, mund të të thoja, se çfarë po shkruaje.
Mina u mundua të ruante qetësinë.
- Mirë! –tha, pa ngritur kokën. -Le të supozojmë se është ashtu, siç thua ti: اfarë ka ndonjë gjë të veçantë këtu?!
- Asgjë! –iu përgjigj e verbra. -Vetëm se të bëri të humbasësh kungimin e Të Premtes së Parë.
Mina mblodhi me dorë rolenë e fijeve, gërshërët dhe një grusht me trëndafila të pambaruara. I futi të gjitha brenda në kanistër dhe qendroi përballë gjyshes.
- Atëhere, dëshiron të të them çfarë bëra në banjo?
Të dyja mbajtën frymën pezull, derisa Mina iu përgjigj po vetë, pyetjes së saj: Shkova të bëj kakën…
- Gënjeshtër të bukur ke gjetur! –murmuriti e verbra, duke iu drejtuar kuzhinës. –Por, do ta besoja me gjithmend, po të mos ishte hera e parë ne jetën tënde të thoshe një vulgaritet…
E ëma e Mines vinte nga ana e kundërt e korridorit, e ngarkuar me ca degë të gjembëta.
- اfarë po ndodh? –pyeti ajo.
- Jam çmendur. –tha e verbra. –Por, me sa duket, ju e keni ndarë mendjen të më dërgoni në çmendinë, vetëm kur unë të filloj të gjuaj me gurë…
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top