Fushata barbare mbi Aleppo, Merkel kërcënon Rusinë

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Fushata barbare mbi Aleppo, Merkel kërcënon Rusinë

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

Angela Merkel ishte e palëkundur në kërkesën e saj për një linjë të ashpër ndaj Rusisë, nëse nuk ndalon fushatën e bombardimeve në Aleppon e kthyer në një qytet fantazëm. Mënyra çnjerëzore e të vepruarit të Moskës, sipas kancelares gjermane duhet të marrë fund.

“Ne kërkojmë fundin e sulmeve. Kemi thënë se sanksionet do të aplikohen jo vetëm mbi Sirinë, por edhe mbi të gjithë ata që thurin aleancë me të, e këtu i referohem Rusisë. Fushata barbare në Aleppo duhet të përfundojë”, tha Angela Merkel.

Të një linje me shefen e ekzekutivit gjerman ishin edhe kryeministrja britanike, Theresa May, presidenti i Francës, François Hollande, e disa udhëheqës të tjerë të bllokut.

Më herët, edhe presidenti i Parlamentit Europian, Martin Schulz pati deklaruar se Vladimir Putinit i duhet dhënë një mesazh i qartë. “Ajo që po bën Moska - tha Schulz, - është e papranueshme”.

Kryetari i Këshillit të Europës, Donald Tusk e pranoi se strategjia ruse është të dobësojë bllokun europian, teksa u shpreh se BE-ja nuk kërkon të krijojë tensione me Rusinë, ama me vlerat dhe parimet e veta nuk do të bëjë kompromis.

Jo të gjitha vendet anëtare, megjithatë, u pajtuan me idenë e sanksioneve. Italia, Hungaria dhe Greqia i kundërshtuan si të pakuptimta ato, duke i mëshuar më tepër rëndësisë që ka një armëpushim i qëndrueshëm në Siri dhe një proces për tranzicion politik.

/ Top Channel
 
Titulli: Fushata barbare mbi Aleppo, Merkel kërcënon Rusinë

Sa janë qesharak këta të Europës. Hajd medet, Putini i keq e këta të mirë!
Bombat e Rusisë të këqija, e këtyre të mirë!
Po s'po e shohin se bënë gjithëçka rrafsh, dhe plus kanë fytyrë
të hedhin akuza ndaj njëri tjetrit! - Deri te i fundit duhen dërguar në
Hagë!
 
Titulli: Fushata barbare mbi Aleppo, Merkel kërcënon Rusinë

E gjithe kjo lufte per te heq rregjimin e Asadit? Rregjimi diktatorial i Asadit kunder kujt, aty nuk ka me njerez Lol

Akoma nuk e moret vesh lojen?
 
Ah more këto lojëra i kanë mësuar edhe fëmijte ma.......
Luftë si të gjitha të tjerat, me skenar të njëjtë, për të lëftuar terrorizmin!
Por do ta hajnë në fund kokën e vet këta, kur të hasin në ndonjë hundëllesh!
 
Titulli: Fushata barbare mbi Aleppo, Merkel kërcënon Rusinë

Mishi do ndahet mes arushes dhe luanit, cakallajt kot bejne miqesi here me njerin e her me tjetrin. Vetem kocka do lepijne.
 
Titulli: Fushata barbare mbi Aleppo, Merkel kërcënon Rusinë

Mishi do ndahet mes arushes dhe luanit, cakallajt kot bejne miqesi here me njerin e her me tjetrin. Vetem kocka do lepijne.

Ore Laur aga,

ty pakez si vonë të del gjumi e i kupton gjërat. Merr drejtimin kah te fryen era.
Unë dhe shumë të tjerë, këto gjëra e lojëra i kam dijtur kaherë.
Kur i kemi thënë e folur ca gjëra moti vakt edhe në forum, ca zotërinjë
na kanë etiketuare fundamentalista, ekstremista dhe normal "teori konspirative",
kurse tani më edhe e tërëbota i ka marrë bota erë këtyre.
Kush mishin e kush eshterat, mbetet të shihet.
 
Titulli: Fushata barbare mbi Aleppo, Merkel kërcënon Rusinë

Ty te rreh cekani tek islami, qe te dale pa faje ne keto konflikte.
Rri pa pike maraku se te njejten loje po beni si ne L2' botrore qe u bashkuat me Hitlerin. Por kete here jo kunder hebrejve, por kunder myslimanve Shiit.
Ashtu si Europa qe u nda dyshe aso kohe dhe ju ngelet pa gje, keshtu do perfundoj perseri loja dhe ju (sunit) do ngeleni me gisht ne goje edhe nje here tjeter.

Te tjeret kane plane tjera gjeopolitike, ju akoma me endrra e profetsi. Lol
 
Hajde mos pjell pallavra. Islami fajet?
Ky gjenialiteti yt do të na mbyse për së gjalli.
Budallakia më e madhe do të ishte që të gjitha
lojërat janë "kundër muslimaneve shiit"!

Të thash, në fund do t'i hanë kokat e tyre,
së bashku me bashkëpunëtorët e tyre.
Duhet kohë që të bindesh. Mandej, kur të kryhet,
pjell një ISISI apo ALKaidë tjetër..., dhe loja do të vazhdojë....,
deri sa t'i hanë kokat apo presin këmbët e veta.

Q'ajo që ke thënë në fund, flen!
 
Titulli: Fushata barbare mbi Aleppo, Merkel kërcënon Rusinë

Thashe qe te tjeret kane qellime te tjera aty, ndersa ju e keni mendjen ne endrrat islame suni kunder shiit-eve. Njesoj sikur ishit gati ne lb2 kunder hebrejve.
Kete ta thote fakti qe gjithe isis jane te besimit islam sunnit, dhe kane nje Kalif. Endrra islame qe pas renjes se P-osmane e sot.
Ndrkohe qe militantet e isis presin koka njerzish ne emer shtetit te shume pritur me kalifin ne krye, te tjeret hedhin bomba sipas interesit te drejtimit te tubacioneve.

E kuptove se kush eshte luani, kush arusha, e kush cakalli.

Nabucco, Trans Adriatic Pipeline apo Iran-Iraq-Syria pipeline

gas_zpszon0x00r.jpg
 
Attachments

  • gas_zpszon0x00r.jpg
    gas_zpszon0x00r.jpg
    21.5 KB · Shikime: 0
  • gas_zpszon0x00r.jpg
    gas_zpszon0x00r.jpg
    21.5 KB · Shikime: 0
Back
Top