Fuqitë botërore për procesin e paqes në Siri

Lauri

Anunnak
Fuqitë botërore njëzëri për procesin e paqes në Siri

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara miratoi njëzëri të premten një rezolutë në mbështetje të një procesi të paqes për t’i dhënë fund luftës gati pesëvjeçare në Siri.

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, tha se rezoluta dërgon “një mesazh të qartë tek të gjitha palët e interesuara se tash është koha për t’u dhënë fund vrasjeve në Siri”.

okb_zps4rhwh6uc.png


Fati i presidentit sirian Bashar al-Assad, nuk është pjesë e rezolutës. اfarë do të ndodhë me Assadin, duket se është pjesa më përçarëse e përpjekjeve për paqen.

Rezoluta e mbështetur nga 15 anëtarët e Këshillit të Sigurimit, bën thirrje për bisedime të paqes dhe armëpushim që do të fillonte që në ditët e para të muajit janar të vitit që po vjen.

Në rezolutë thuhet se “zgjidhja e vetme e qëndrueshme e krizës aktuale në Siri, mund të arrihet përmes një procesi gjithëpërfshirës politik të udhëhequr nga sirianët që përmbushë aspiratat e ligjshme të popullit të Sirisë”.

Rezoluta është hartuar mbi pajtimet e arritura në diskutimet paraprake në Gjenevë dhe në Vjenë, duke bërë thirrje për një “trup qeverisës kalimtar me fuqi të plota ekzekutive” në Siri.

Rezoluta kërkon që OKB të të sjellë së bashku qeverinë siriane dhe opozitën për bisedime formale mbi një tranzicion politik “me synimin që kjo të ndodhë në fillim të janarit 2016.”

“Qartazi mbeten dallime të mprehta”, tha sekretari Kerry, duke aluduar në fatin e Assadit “Që kjo të funksionojë, procesi duhet të drejtohet, formohet e të vendoset nga gratë dhe burrat e Sirisë”.
/voal
 
Titulli: Fuqitë botërore për procesin e paqes në Siri

Jo per gje tjeter, por per kuriozitet, pse nuk u mblodhen qe ditet e para te konfliktit Isis-Siri? Por vetem tani ku arusha e Polit te Veriut vuri thundren e tij ne Siri dhe nuk hy dot asnjeri aty pa lejen e Arushes qe quhet Putin..!

Dje Obama ka deklaurar hapur, ate qe Lauri e ka theme me kohe qe ne Siri ka dy fronte;ai religjoz islam suni-shit, dhe gjeopolitika e superfuqive. Obama tha qe "Asad po po keqtrajton dhe po vret sunitet ne siri", ky Obama sipas meje e kane lene trute e kokes, si nuk u shqetesua me mijera trupa pa koka e disa milion njerez te detyruar te marrin rrugen e mergimit per faj te Isis -suni? Nga nje ane thote Isis(suni) eshte djalli qe duhet te lufohet nga ana tjeter i armatos dhe i mbron. Nuk do kete solucion ne Siri po nuk iku Asad -thote Obama.

Atehere Djalli nuk qenka Isis qe pret koka njerzish, por Asad qe eshte kryetar shteti dhe ka nje qeveri qe njihet ne OKB!!!!!!!
Ju duket normale qe te mblidhet Kshilli i Sigurimit te Kombeve te Bashkuara te vendose mbi problemet e mbrendshme te nje shteti i njohur pikerisht nga ky Kshille?

ps. Ore kjo bote po shkon persembrapshi.
 
Titulli: Fuqitë botërore për procesin e paqes në Siri

Erdhi koha e ndarjes se tortes... ?! :)
 
Titulli: Fuqitë botërore për procesin e paqes në Siri

Te thuash ISIS=Sunni, eshte sikur ti thuash nates dite. Trushplaret e pelqejne kete me shume.
 
Titulli: Fuqitë botërore për procesin e paqes në Siri

Ky eshte kapitulli i fundit i Hipokrizise ose stacioni i fundit i hipokrizise.

Nuk kam cfar te shtoj me shume!

hajduti
 
Titulli: Fuqitë botërore për procesin e paqes në Siri

Te thuash ISIS=Sunni, eshte sikur ti thuash nates dite. Trushplaret e pelqejne kete me shume.

...dikur komunistet besonin se ishin fanar ndricues ne brigjet e adriatikut..!

hajduti
 
Titulli: Fuqitë botërore për procesin e paqes në Siri

Jemi ne prak te legalizimit te ISIS. Po na del ne drite nje koalicion i ri "kunder" isis qe do udhehiqet nga Arabia Saudite. Ne kete koalicion do perfshihen 33 vendet islame (suni) si:
Egitto, Qatar, Emirati Arabi Uniti, Turchia, Giordania, Yemen, Bangladesh, Benin, Ciad, Togo, Gibuti, Senegal, Sudan, Malaysia, Pakistan, Sierra Leone, Somalia, Gabon, Guinea, Palestina, Comore, Costa d’Avorio, Kuwait, Libano, Mali, Mauritania, Marocco, Libia, Niger, Bahrein, Tunisia, Nigeria e Maldive.

Suni jo = Isis?? E habitshme qe ne kete koalicion nuk ben pjese Irani dhe as Irak!!!!!! Sepse ne kryre te qeverise udhehiqen nga mysliman shit dhe po ndijmojne aktualisht Asad. Po ke do luftoje ky koalicion i ri, forcat e isis, apo forcat e rregullta te shtetit Sirian??

ara3_zpsu7dessvx.png
 

Attachments

  • ara3_zpsu7dessvx.png
    ara3_zpsu7dessvx.png
    6.9 KB · Shikime: 0
Titulli: Fuqitë botërore për procesin e paqes në Siri

Po shiqo kush na meson neve c'eshte sunni e c'eshte Islami. Pastroje berllogun para deres sate Laur, njerezit e dijes qe kane lexuar jo me pak se 2 faqe me mend ne koke rreth islamit, e shohin dallimin. Keto perralla tregojau femijeve tu apo te komshive, nuk shiten tek njohesit e drejte te Islamit. Por, pajtohem me ty ne nje ceshtje, ne ate cfare te moqmit thane kan than: "Mir o me ja bo qefin vetit" lool
 
Back
Top