Fundoset varka, 18 refugjatë humbin jetën në brigjet turke

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Fundoset varka, 18 refugjatë humbin jetën në brigjet turke.

varka-640x425.jpg

Tetëmbëdhjetë persona kanë vdekur dhe 14 të tjerë kanë mbijetuar pasi një varkë me emigrantë e cila e kishte destinacion Greqinë është fundosur në qytetin jugor të Turqisë, Bodrum.
Agjencia e lajmeve, Dogan, ka njoftuar se varka e drurit është përmbysur rreth 3.5 kilometra larg brigjeve turke. Në varkë kishte emigrantë nga Iraku, Pakistani dhe Siria.

Të mbijetuarit të cilët janë në gjendje të rëndë shëndetësore, janë dërguar në spitalin e qytetit Bodrum.
Vetëm gjatë këtij viti, rreth 500 mijë refugjatë, kryesisht nga Siria dhe Iraku, e kanë rrezikuar jetën e tyre duke kaluar përmes Turqisë drejt brigjeve greke.

Pavarësisht kushteve të vështira gjatë dimrit, turmat nuk janë ndalur, ndonëse është shënuar numër më i vogël i emigrantëve.
Sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migrim, rreth 600 persona, në rrugë e sipër drejt Europës, kanë vdekur vetëm gjatë këtij viti.
g.shqip
 
Titulli: Fundoset varka, 18 refugjatë humbin jetën në brigjet turke

Sa gjynah.... Allahu u dhent paqe...
 
Titulli: Fundoset varka, 18 refugjatë humbin jetën në brigjet turke

Tmerre qe shqiptaret i perjetonin jo me shume se nje dekade me pare.

Perendimi ka per detyre te beje te pamunduren per arritjen e stabilitetit ne ato rajone; me cdo mjet te mundshem. Paralelisht do te ish mekat nese nuk behet asgje per njerzit qe aktualisht jetojne ne kampet e emigranteve pergjate brigjeve jugore e juglidnore te mesdheut.

Nese nuk shohin zgjidhje, nese nuk shohin te ardhme, ata do ta fabrikojne te ardhmen e tyre dhe te femijeve te tyre permes tubacioneve te trafikanteve te mesdheut.

hajduti
 
Fajin e ka Edi Rama edhe per kete tha Saliu :D
 
Titulli: Fundoset varka, 18 refugjatë humbin jetën në brigjet turke

Fajin e ka Edi Rama edhe per kete tha Saliu :D

Qeveria me ne krye Edvinin (fale pervojes ndervite) le te subvencionoj blerjen e skafeve 4 motorrsh e siper me fuqi 1500kv dhe t'iu krijoj lehtesira sipermarresve te trnasportit duke iu ndertuar skela dhe pika karburanti prane vendngarkimit.

Ne kemi eksperience ne kete fushe dhe dijme te jemi teper eficente! Sigurisht qe cdo transaksion duhet te shoqerohet me kupon tatimor.

hajduti
 
Titulli: Fundoset varka, 18 refugjatë humbin jetën në brigjet turke

te kerkosh nje jete me te mire deri ne vdekje

Bote e ndyre jete ne ndyre.
 
Titulli: Fundoset varka, 18 refugjatë humbin jetën në brigjet turke

:( Se mos vetem nga dallget e moti i keq mbyten..eh
 
Back
Top