Fundjavë Ndryshe apo Fundjavë Poshtërimi?!

Shumica e ketyre bamiresve duket sikur i japin me shume rendesi marketingut se sa bamiresise ne vetvete.
Fundjava ndryshe eshte vetem nje nga ato shoqata qe japin nje dore, (tjetren e mbajne fshehur), nxjerrin ne reklame 3 duar duke shfrytezuar jo vetem zemergjeresine e dhuruesve por edhe varferine e atyre qe kane nevoje.

Do me interesonte mendimi i shume anetarve mbi kete teme, mbi te gjitha koherenca e mendimit.
Por e di qe eshte teme "delikate" dhe "e ndjeshme" keshtu qe nuk pres shume postime?
 
Une strukturen nuk ja njoh as Arbrit e askujt por pavarsisht vidiove e fotove qe nxjerrin nuk kane c'te bejne. Po nuk dole nuk jep njeri lek. Une njoh njerez qe kane vajt vullnetar tek Arbri. Ai ka sponsor te jashtzakonshem, te famshem. Nuk e di si e ka arrit kete network por nqs eshte pune e ndershme sic kam thene dhe per Visin: Zoti ja shperblefte per punen qe bejne.
 
Unë mendoj se e në Maqedoni duhet të ketë kshu organizime, sa e sa familje janë në skamje e njerëzit nuk e din. Nuk është aspak poshtërim. Ne duhet të zgjasim dorën njërit tjetrit, sot mund të jesh ti, por nesër mund të jem dhe un. Poshtërim është për ato që janë të pasur shumë, pa pikën e djersit që e kanë fituar pasurin, dhe ja kanë marr hakun fukarait!
 
Fundjave ndryshe per ato qe jane ne nevoje !
Perderisa ata qe jane ne liste ku do ndihmohen nga ky fondacion nuk kan nxjerr lek nga xhepi tyre ... Sponcorizuesit jan per ti ndihmu kto familje dhe deri ne momentin qe kta ecin perpara duke u zgjat doren shum familje ne skamje... pse duhet te quhet poshterim ? Te vjedhin dhe veten e vet ato po deshen por rendesi ka qe si fondacion te vazhdojn perpara dhe te bejn t lumtur sadopak ato qe kan nevoje !
 
Problemi me keto shoqatat bamirese eshte momenti kur burimi i te ardhurave eshte i dyshimte.

Deri ne momentin qe gjithcka eshte transparente dhe e justifikueshme dhe une them "Allahu i shperblefte" por ama nese ata perdorin petkun e bamiresit per te justifikuar para "harram" atehere them "Allahu i ndershkofte".
nqs ata nuk bejne pune te ndershme dihet qe do i ndeshkoje Zoti. Por, sa i perket kesaj bote, qe te gjithe te jene te rehatuar, vetem gjykata dhe institucionet mund ta zbulojne te verteten. Le te verifikohet cdo gje dhe jemi ne rregull. Dhe keta qe ngrejne pyetje lart e poshte si Elona (se e kam dhe shoqe Fbku. Lol) apo si Bedi Mane etj. thjesht flasin me hamendesimet e tyre se prova nuk eshte se kane.

Mgjth Elona ka folur per dinjitetin e njeriut ne fakt, dhe PO, ka te drejte nga njera Ane, por nga ana tjeter dhe ata vete jane te detyruar. Eshte fakt qe pa foto e fytyre nuk jep njeri lek. Njerezit vetem duke pare njeriun qe qan, pune sekondi nxjerrin mijera Euro e i dhurojne. S'ke c'ben tjeter.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top