Frikë në Bruksel, vritet roja i centralit bërthamor, i vidhet mjeti i identifikimit

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Frikë në Bruksel, vritet roja i centralit bërthamor, i vidhet mjeti i identifikimit

1458979481centrali.jpg



Roja i sigurisë së një centrali bërthamor belg është vrarë gjatë natës së të premtes në Cahrleroi, në një distancë të vogël nga Brukseli.

Mjeti i tij identifikimit për të hyrë në impiant është vjedhur bën të ditur e përditshmja belge Derniere Heure. Nga ana tjetër, mediat greke zbulojnë se si janë gjetur harta të aeroportit të Brukselit në kompjuterin e sekuestruar në Athinë, ku ka jetuar Abdelhamid Abaaoud, një nga autorët e ngjarjes së Parisit.

Gjithashtu nga një operacion blic në lagjen Schaerbeek në Bruksel është arrestuar një i dyshuar që mendohet se është plagosur në këmbë nga policia teksa tentonte të largohej. Operacioni blic lidhet me atë të së enjtes në Paris që çoi në parandalimin e një tjetër atentati.

/ Top Channel
 
Back
Top