Franca sërish në panik, frikë se uji mund të helmohet nga ISIS -

legjenda

MAQEDONIA E VERIUT
Kjo erdhi pasi 12 kostume mbrojtëse të përdorura për t’u mbrojtur kundër viruseve ndotëse si Ebola ose produkte kimike ishin vjedhur nga spitali Necker në Paris.

Më shumë se 30 çizme mbrojtëse bërë nga polietileni, të cilat gjithashtu janë rezistente ndaj agjentëve kimikë – janë zhdukur, së bashku me dorëza dhe maska anti-bakteriale, shkruan Dailystar, transmeton lajmi.net.

Kimikale të rrezikshme u gjetën gjithashtu në mesin e “një arsenal” armësh në një banesë në lagjen Molenbeek të Brukselit, e cila është bastisur sot.

Eau de Paris (Uji i Parist), kompania shtetërore e kryeqytetit me ujë, ka ndaluar qasjen në gjashtë objektet vitale për të gjithë, përpos personelit kryesor.

Shqetësimet janë rritur pasi dyshohet se uji mund të ndotet nga ISIS. Për të eliminuar rrezikun e ndotjes, kjo kompani ka rritur nivelin e klorit në ujë, në pesë pika të furnizimit me ujë./lajmi.net.
- See more at: Page not found | Lajminet5650ade338934_Untitled1-620x358.jpg
 
Back
Top