Fotoskandali në Francë/ Shkolla trajnon 10-vjeçarët me snajpera

LoSsT

VIP
V.I.P
Një foto e shpërndarë në rrjetet sociale po bën xhiron e botës pasi fëmijët e një shkolle në Flastroff të Francës trajnohen për të qëlluar me snajpera.

Fëmijët janë të moshës 9-10 vjec ndërsa për ngjarjen në fjalë kanë reaguar autoritetet ligjzbatuese të cilët e kanë përcjellë ngjarjen si të papranueshme.

196673.jpg
Menjëherë kanë reaguar Ministria e Arsimit dhe Ministria e Mbrojtjes të cilët i kanë bërë thirrje të nisen hetimet.

Alarmuar nga mbulimi mediatik dhe shpërndarja e shpejtë e fotografive në rrjete sociale, zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes Pierre Bayle tha “do të ndërmerren masa disiplinore ndërsa ministria fuqimisht dënon këtë veprim"

Ndërsa një zyrtar i shkollës në provincë të Francës Albert Jaeger tha se ky veprim është një gafë e pedagogjisë.

B://Shqiptarja//
 
Titulli: Fotoskandali në Francë/ Shkolla trajnon 10-vjeçarët me snajpera

trajnohen sherbim ushtarake te france
 
Titulli: Fotoskandali në Francë/ Shkolla trajnon 10-vjeçarët me snajpera

Do kete qene nje nga keto eskursionet e shkollave per vizite lool dhe aty thjeshte kane bere nje prove teknike per foto ne fb :p ,tani ky quhet trajnim!!!
 
Titulli: Fotoskandali në Francë/ Shkolla trajnon 10-vjeçarët me snajpera

Ku eshte ai snajper????

Disa here kam shkruar mbi dramaticitetin e panevojshem qe japin mediat nje ngjarje dhe jo rralle ky dramaticitet ka anen negative psikologjike se sa vet rasti.

Une dua te besoje, sepse kshu ndodhe dhe te ne, qe Forca e Sigurise se Kosoves apo Policia shkojne ne shkolla ne seminare te ndryshme. Ose ka mundesi qe ushtria aty te kete qene per ndonje manover dhe kan rastise ne nje grup femijesh kureshtar.

Nese armet, ne duart e femijeve, kane qene te mbushura dhe jane lejuar te mbahen duhet nje hetim dhe marrje masash por nese thjeshte femijet nga kurioziteti kane bere nje foto me arme boshe apo me arme e municione jo luftarake them se kurioziteti qe kane shuar nuk do kete pasoja te medha psikologjike.
 
Titulli: Fotoskandali në Francë/ Shkolla trajnon 10-vjeçarët me snajpera

Mosha kur njeriu formohet dhe në Francë ua japin armët në duar. Një reagim i drejtë i organeve përgjegjëse, sidomos kur flasim dhe konceptojmë psikologjinë e fëmijës dhe formimin e tij, cili do ishte rezultati këtu?
Sot në botë preferohet që fëmijëve të u paraqitet para syve e bukura, letërsia, edukimi, lojërat me karakter edukues në mënyrë që formimi i tyre të jetë i matur dhe i drejtë. Aman, jepini اezarit atë që i takon اezarit, e mos i jepni një të mituri armë, ky është thelbi që i gjithë opinioni ka ngritur. Një të mituri në armë në dorë, dhe ndiko direkt në formimin e tij.
 
Titulli: Fotoskandali në Francë/ Shkolla trajnon 10-vjeçarët me snajpera

Fotoja ta Ben te qarte qe femijet jane te shoqeruar nga specialiste...Per me tej, artikulli nuk eshte fare I qarte , gjithsesi kerkova per k'te lajm dhe nuk gjeta asnje Artikull ne gjuhe te Tjera.
 
Titulli: Fotoskandali në Francë/ Shkolla trajnon 10-vjeçarët me snajpera

Nuk ka sniper, jane pushke automatike sulmi te prodhimit FAMAS, model Bullpop- kategori e armeve qe e kane mekanizmin e shkrepjes perpara dhomes se zjarrit, jane tradicionale te ushtrise Franceze pasi prodhohen ne France, dhe emrin e marin - Fusil d'Assaut de la Manufacture d'Armes de Saint-ةtienne

Eventet prezantuese dhe edukative behen kudo, po te vini re me kujdes te gjitha armet siper suportit (2 kembeve) kane nje vule metalike dalluese qe tregon qe armet jane prodhim vetem per prezantim. Nxenesit jane te gjithe te monitoruar dhe te pajisur me jeleket joekspert (perdoren jeleket per te treguar prezencen e nje joeksperti prane nje arme).

Nuk besoj se do te beheshin gabime trashanike ne nje shtet si Franca !
 
Back
Top