Fotografia e dy pinguinëve zgjidhet më e mira për vitin 2020, mesazhi prekës që fshihet pas saj

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues

Fotografia e dy pinguinëve zgjidhet më e mira për vitin 2020, mesazhi prekës që fshihet pas saj​

Viti 2020 ishte i pazakontë për të gjithë njerëzit në mbarë botën, e si pasojë ka prodhuar edhe shumë fotografi prekëse, të cilat kanë mesazhe shumë të fuqishme.-640-0-5fe360ab9225a.png
Viti 2020 ishte i pazakontë për të gjithë njerëzit në mbarë botën, e si pasojë ka prodhuar edhe shumë fotografi prekëse, të cilat kanë mesazhe shumë të fuqishme.
Por fotografia e zgjedhur si fituese e “Ocean Photograph Awards” në revistën “Oceanographic” është ajo e dy pinguinëve. Fotoja është realizuar në Australi nga fotografi gjerman, Tobias Baumgaertner.
St. Kilda Pier në Melburn ka një koloni prej rreth 1,400 pinguinësh “zana”, specia më e vogël e pinguinit me një lartësi mesatare prej vetëm 33 cm dhe e gjithë kolonia monitorohet nga vullnetarë.
“Një vullnetar mu afrua dhe më tha se pinguini i bardhë ishte një zonjë e moshuar që kishte humbur partnerin e saj dhe mesa duket, edhe pinguini pranë saj, kishte humbur partneren e tij”, shkroi Baumgaertner në “Instagram”.
Ai ka treguar gjithashtu se që nga ajo kohë pinguinët takohen rregullisht për të ngushëlluar njëri-tjetrin dhe qëndrojnë bashkë për orë të tëra nën dritat e qytetit.
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

G.shqip
 

Attachments

  • -640-0-5fe360ab9225a.png
    -640-0-5fe360ab9225a.png
    496.7 KB · Shikime: 0
  • -640-0-5fe360ab9225a.png
    -640-0-5fe360ab9225a.png
    496.7 KB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top