Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Foto Strakosha Trajneri ri i Kombetars U19

Foto Strakosha: Ndiej dyfish përgjegjësi para shqiptarëve


Ish-trajneri i kombëtares, optimist për detyrën e re: Shqipëria ka pasur dhe do të ketë gjithmonë talente. Jam plot energji për të bërë diçka për vendin tim

Emërimi i Foto Strakoshës në krye të përfaqësueses U-19, në vendin e Skënder Gegës, është tjetër veprim shpresëdhënës i presidentit Armand Duka, i cili e ka kuptuar që ka ardhur momenti për t’u besuar ish-futbollistëve të shquar të kombëtares, të cilët janë formuar jashtë dhe i janë përkushtuar fushës së trajningut.

Skënder Gega dha rezultatet e para me U-19-n (ka mundësi të kualifikohet për në turin Elitë si skuadra e tretë më e mirë), ndërkohë që pritet edhe emërimi i Besnik Hasit në krye të kombëtares A për të kompletuar të gjithë zinxhirin e ekipeve kombëtare me trajnerë shqiptarë të formuar jashtë (përveç Xhemal Mustedanagiçit, i cili kualifikoi U-17). Në intervistën e parë pas emërimit trajner i përfaqësueses U-19, Strakosha duket mjaft entuziast dhe besimplotë për të ardhmen e futbollit shqiptar.

Urime për detyrën e re! Mund të na thoni pse vendosët ta pranonit ofertën e Dukës?

Gjithë jetën time jam marrë me futboll dhe nuk jam shkëputur në asnjë rast prej tij. Kam qenë me fat, pasi në vitin 2005, sapo u tërhoqa nga futbolli i luajtur, kam punuar si trajner. Pra, në asnjë rast nuk jam shkëputur nga futbolli. Pasioni për futbollin është shumë i madh, ndaj nuk mund ta refuzoja këtë ofertë.

Dua ta falënderoj FSHF-në për besimin që ka ndaj meje dhe e siguroj që jam plot energji për të bërë diçka të mirë për futbollin shqiptar. Unë kam qenë portier i kombëtares dhe e di mirë se ç’ndien populli shqiptar për kombëtaren dhe se sa pret për saj. Kam një detyrë të rëndësishme, madje ndihem dyfish i motivuar për të punuar me pasion dhe për të bërë maksimumin.

Emërimi juaj vjen pas gati një viti pune të Gegës dhe në një moment kur diskutohet emërimi i Hasit në krye të kombëtares A…?

Unë kam respekt për punën që kanë bërë paraardhësit, për atë çfarë i kanë dhënë përfaqësuesesve të moshave dhe ju siguroj që do të bëj të pamundurën ta çoj më larg përfaqësuesen U-19. Qëllimi i të gjithë trajnerëve është të bëjmë një punë serioze, që Shqipëria të ecë përpara dhe të arrijë më shumë në arenën ndërkombëtare.

Tani që jeni emeruar zyrtarisht trajner i U-19-s, do të jetoni gjatë gjithë kohës në Tiranë? Pra, do të shkëputeni nga Panioniosi?

Shikoni, unë dua t’i qëndroj sa më afër skuadrës dhe t’i jap mundësinë çdo futbollisti për t’u përgatitur për ekipin e parë. Do të vazhdoj edhe disa ditë këtu ku jam, sa t’u jap kohë për të më zëvendësuar. Jam trajner i përfaqësueses U-19 dhe do të jem i përkushtuar totalisht për këtë skuadër.

Pse keni kaq shumë besim se do të arrini rezultate të mira me U-19-n?

Sepse qysh kur kam lënë futbollin, kam punuar me moshat, në fillim tek Olimpiakosi dhe më pas me skuadrat e tjera, dhe gjithmonë kam stërvitur futbollistë të rinj, që më pas janë bërë pjesë e skuadrave të para.

Cili është mendimi juaj për situatën ku ndodhet kombëtarja A? Po ikën një brez i talentuar…?

Duhet të jemi optimistë. Shqipëria ka pasur talente në të kaluarën, ka sot dhe do të ketë edhe në të ardhmen.

Sa do të zgjatë kontrata juaj me U-19-n?

Ne nuk jemi të lidhur vetëm pas një kontrate. Meqë kemi dhënë kontribut si futbollistë, tani jemi dyfish të motivuar për të arritur diçka si trajnerë.
 
Pe: Foto Strakosha Trajneri ri i Kombetars U19

Yyy sa fiksim e cam Foto Strakoshen, se di pse :)
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back