Foshnja me dy fytyra kthen fshatin indian në vend pelegrinazhi

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Themelues
Foshnja me dy fytyra kthen fshatin indian në vend pelegrinazhi
Foshnja_me_dy_fytyra_kthen_fshatin_indian_ne_vend_pelegrinazhi.jpg
Po shnderrohet ne nje vend pelegrinazhi, fshati ne Indi prej ku pak dite me pare u njoftua egzistenca e nje foshnjeje me dy fytyra

Mama Sushma e mban vajzën e saj Lali në shtëpinë e tyre në Saini Sunpura 50 km në lindje të Nju Delhit në Indi. Fëmija me dy fytyra, me dy hundë, dy palë sy, dy buzë, ka lindur në 11 mars në fshatin indian dhe sipas babait të saj është një "bekim nga perënditë".

Lali është një foshnje që ka lindur me shfaqjen ekstreme të asaj që quhet craniofacial duplication, që pak a shumë do të thotë një kokë me dy fytyra. Me përjashtim të veshëve, të gjitha shqisat e tjera egzistojnë në të dyja fytyrat njëkohësisht.

Vajza ime është shumë mirë, ajo ushqehet, qan e qesh si çdo fëmijë tjetër, - thotë babai 23 vjeçar, një fermer i varfër.

Lali dhe dy fytyrat e saj kanë shkaktuar ndërkohë një sensacion të vërtetë në fshatin Saini Sunpura, por jo vetëm. Që pas lindjes së saj, dhe përhapjes së lajmit, banorë të fshatrave të ndryshëm nga gjithe India si dhe nga jashte saj, kanë shkuar në spital për ta parë nga afër. E me pas, edhe ne shtepine e varfer ne fshat. Sabir Ali, drejtor i spitalit të Saifit thotë se fluksi i vizitorëve për Lalin ishte i pazakontë.

Ajo pi qumësh nga të dyja gojët e veta dhe i hap e i mbyll katër sytë e saj në të njëjtën kohë.

India rurale është shumë e dhënë pas bestytnive dhe zoti i tyre i vlerave përfytyrohet si qenie me tre sy dhe shumë armë.

Për arsye si këto Lali po shihet me frikë dhe adhurim. Qindra banorë kanë shkuar ta vizitojnë duke i blatuar fëmijës para dhe dhurata.

Lali është dhurata e Zotit për ne, - tha Jaipal Singh një anëtar i këshillit të fshatit. "Ja shikojeni, ajo i solli famë fshatit tonë të panjohur..".

Kryeplaku i fshatit Daulat Ram i tha agjensisë Asociated Press se ata kishin ndërmend të ngrinin dhe një tempull si dhe të ndihmonin në vazhdimësi financiarisht prindërit e Lalit.

"Jam duke i shkruar qeverisë të miratojë një fond për të ngritur tempullin dhe për të ndihmuar prindërit të kujdesen për vajzën, - tha Ram.

Gjendja e Lalit të bën të mendosh për probleme të rënda shëndetësore por aktualisht po shkon mirë, - tha doktori që e ndjek.

Prindërit e Lalit janë martuar në shkurt 2007. Lali është fëmija i tyre i parë. Babai Singh tregon se mjekët kërkuan që ti bënin një egzaminim fëmijës para lindjes për të parë nëse organet e saj ishin normale, por ai kishte këmbëngulur që kjo ishte e panevojshme.Cdodite
 
fight_cllub_al

demton_rende_shendetin
bekim nga zoti ???!!!....meduket se budha paska vajt per leshe
 
orakulli

Anëtar i Respektuar
Une mendoj se kjo shenon fillimin e ndryshimeve te ADN tone.Une kam menduar gjithmone se trupi jone do ndryshoje drejt simetrise ne tredimensionsh ose me fjale popullore drejt rumbullakosjes.Difektet e krijimit tek ne jane qe ne jemi te orientuar,ne nuk mund te shikojme pas vetes dhe e kemi veshtire te ecim ne drejtim te kundert me drejtimin e orientuar te kembeve,krahete nuk i rutullojme dot plotesisht.Simetria ne tre dimensione do te thote rritja e kapjes kendore te kembeve dhe te duarve ne 360 gradeshin e plote.Ajo duket si mosndarje e binjakerise,si difekt por mund mos te jete keshtu.Ne nuk mund ta shpjegojme plotesisht shkencerisht sepse ADN esht mjaft e komplikuar dhe ne e njohim pak ate.
 
polisi_tajrush

Struga zemra Ilirides
kjo eshte puna e zotit ..
 
Kjo nuk ka si te shenoj fillim e ndryshimeve te ADN uman sepse kto lloj malformacionesh egzistojne qe kur bota. Nuk eshte asnje gje e re! Sic egzistojne dhe SIAMEZET [binjak te ngjitur ne nje porcion te trupit]. Kam lexuar nje rast te nje femre qe kish ngel me bar, dhe lindi nje femij te till, mbas sh kohesh ne trupin e femise kan gjetur "trupin" e motres.... Dmthn kan qen Binjake... sjan zhvilluar te 2 embrionat ne te njeten ritm dhe njeri ka "pertypur" tjetrin....

Po ashtu mutacionet gjenetike shfaqen dhe nga ndotja ajrit, nga alkolizmi/ duhani/drogat nqs mamaja eshte konsumuese, mund te ndodhin dhe nga ndo nje gjen recesive te prinderve....

Pra ka pergjigje pse ndodhin keto gjera!
 
Top