Forumi 2015 sjell botën arabe në Prishtinë

Ado

FISEBILIL-LAH
Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, më 25 gusht do të jetë nikoqire e konferencës ndërkombëtare, ”Kosova dhe bota arabe”, të organizuar nga Forumi 2015.
Kjo konferencë, siç shkruan në numrin e sotëm gazeta e përditshme “Koha Ditore”, pritet të tubojë dhjetëra intelektualë të shquar të botës arabe nga Jordania, Arabia Saudite, Egjipti, Siria etj., si dhe personalitete të shquara të jetës publike dhe civile në Kosovë, liderët më të lartë shtetëror të Kosovës, zyrtarë të lartë të huaj, përfaqësues të mediave etj.

“Konferenca është ideuar për t’i dhënë shtytje krijimit dhe forcimit të kanaleve të komunikimit dhe bashkëpunimit mes shoqërisë civile të Kosovës dhe vendeve arabe”, kanë thënë burime të kësaj gazete.

Prezantimi dhe diskutimet në këtë konferencë do të zhvillohen përgjatë dy paneleve: Shtëtësia e Kosovës dhe Marrëdhëniet arabe-kosovare, diskursi dhe perspektiva.

Qëllimi i këtij projekti është ngritja e imazhit të Kosovës në aspektin ndërkombëtar si dhe lobimi për njohjen e Kosovës nga vendet arabe. /Telegrafi/
 
Shume ide e mire !

Shpresoj insha-Allah se do te kete dic te mire nga kjo ide =)
 
vetem nje gje e tille dhe lobime te ketij tipi sdo ta ndihmojne kosoven te jete ajo qe meriton ne te ardhmen. Kjo eshte vetem nxitje me shume per serbet per ta renditur kosoven ne vendet e ekstremizmit islamik.

Nje "dashuri" e tepruar qe ka kushtuar shume dhe akoma do te vazhdoje te kushtoje shqiptarizmit.
 
Kjo eshte vetem nxitje me shume per serbet per ta renditur kosoven ne vendet e ekstremizmit islamik.

Po kush po merzitet qysh e rendit Serbia Kosoven.
 
Po kush po merzitet qysh e rendit Serbia Kosoven.

problemi eshte se nuk mund te jete vetem serbia, por e gjithe bota perendimore gje e cila do te rezultonte fatale
 
problemi eshte se nuk mund te jete vetem serbia, por e gjithe bota perendimore gje e cila do te rezultonte fatale

Mos ke frike. Shyqyr kjo pune eshte ne dore te Zotit. Serbia gjithmone eshte munduar te krijoje propaganda fetare ne Kosove, por kurre nuk ka arritur.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top