Florenti nga Gjakova fiton “The Voice of Albania 3”

cent

...Lontano
TIRANE-Ka përfunduar me triumfin e Florentit edicioni i tretë i “The Voice of Albania”, pas një nate finale të magjishme dhe me performanca të shkëlqyera nga 4 konkurrentët finalistë.
2q3t7cm.jpg
Këngëtari i ri nga Gjakova, Florent Abrashi ka arritur të shpallet zëri më i mirë i shqiptarëve, pas një konkurrence të fortë që pati në natën finale nga Sigi, Bora dhe Krenari.

Ai ishte pjesë gjatë gjithë edicionit në skuadrën e Sidrit Bejlerit, me të cilin edhe e performoi duetin përmbyllës në fund “El Tango del Roxane” nga Mouline Rouge.

“Ndihem tepër i kënaqur. Shumë, shumë faleminderit. Kjo është një ëndërr”, tha Florenti pas triumfit.

Sa i përket garës finale, gjithçka nisi me performancat e para të secilit prej finalistëve: respektivisht Krenari me “Calling You” nga Jeff Buckley; Bora me “I love Rock ‘N’ Roll” nga Arrows - këngë që u bë e famshme më pas nga Joan Jett & The Blackhearts, por edhe Britney Spears -; Sigi me “Listen” nga Beyonce dhe Florenti me “In these Arms” nga Bon Jovi.

Sfida mes 4 talentëve të “The Voice” për çmimin e madh të edicionit të tretë vijoi edhe me perfomancat e dyta të secilit prej tyre, ku Sigi nga skuadra e Eltonit doli sërish para publikut të zjarrtë me “Think”, nga Aretha Franklin; Bora nga skuadra e Almës me “Ready for Love”, nga India Aire; Florenti nga skuadra e Sidritit me “Show must go on”, nga Queen; dhe Krenari nga skuadra e Aurelës me “Addicted to love”, nga Robert Palmer.

Por, natës finale të këtij spektakli nuk i munguan as performancat e secilit prej konkurrentëve së bashku me trajnerët respektivë të tyre, ku të gjithë spektatorët e telespektatorët shijuan duetet e Almës e Borës, me “I’ve seen that face before” të Grace Jones, Aurelës e Krenarit, me “Feel the passion dhe Jetoj” nga vet Aurela Gaçe, Eltonit e Sigit me “Steamy Windows” nga Tina Turner, dhe Sidritit e Florentit me “El tango del Roxane” të The Police, kolonë zanore e “Moulin Rouge”.

Pas rreth 1000 aplikuesve për të marrë pjesë në “The Voice of Albania 3”, ishin 80 konkurrentët që u ngjitën në skenë, në fazën e audicioneve të fshehura. Secili prej trajnerëve, duke dëgjuar vetëm zërin e këngëtarëve, shtypën butonat për t’i bërë pjesë të skuadrave të tyre.

48 konkurrentë në total, nga 12 për çdo trajner, nisën garën për zërin më të mirë të Shqipërisë. Faza e betejave, ku konkurrentët u përballën me njëri-tjetrin, dy e nga dy, duke interpretuar të njëjtën këngë. Në çdo duet, u zgjodh më i miri. Faza e “knock out”-it, përballje mes dy konkurrentëve, por me këngë të ndryshme. Për të mbërritur te netët e “Live”-t, nga pesë konkurrentë për çdo skuadër.
/BalkanWeb
 
Titulli: Florenti nga Gjakova fiton “The Voice of Albania 3”

Urime i qofte. E njoh kete cunin, por me vellaun e tij kam muhabet me te mire.
 
Titulli: Florenti nga Gjakova fiton “The Voice of Albania 3”

E gezovsh Florent, çdo mengjes kujdesu që të e mbash zërin në form :p
 
Titulli: Florenti nga Gjakova fiton “The Voice of Albania 3”

Mua me pelqeu me shume ajo vajza Sigi kendonte me bukur.

Mgjate urime fituesit.
 
Titulli: Florenti nga Gjakova fiton “The Voice of Albania 3”

Urime urimee ... si spo e fiton nje talent nga shqiperia 1 her mo ...
 
Titulli: Florenti nga Gjakova fiton “The Voice of Albania 3”

Bravo voci
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top