Flirto me vajza, po mos u bëj i bezdisur

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Një mënyrë e mirë për tu njohur me vajza dhe për të zbuluar nëse përputhen ty është flirti.
Flirto me vajza, po mos u bëj i bezdisur

flirto_me_vajza_po_mos_u_bej_i.jpg

Shprehi qëllimet e tua me lezet. Padyshim që arsyeja pse flirton me e një vajzë është sepse ajo të pëlqen. Mirëpo, kjo nuk duhet shfaqur menjëherë. Jo të gjithë dinë të flirtojnë. Flirti është art më vete. Në mënyrë që të jesh i zoti në flirt, më parë duhet të dish si mendon një femër. Femrave u pëlqen shumë kur meshkujt flirtojnë. Flirti e bën në femër që të ndihet e dëshiruar dhe e bën atë të ndihet e bukur. Femrave u pëlqen shumë vëmendja. Kur dikush flirton me to, ato e ndjejnë se janë në qendër të vëmendjes.

Kujdes me flirtet

Në parë duhet të kuptosh nëse një femër është gatshme për flirt. Nëse një femër duket se nuk është në gjendje të mirë shpirtërore, kjo do të thotë se ndoshta ky nuk është momenti më i përshtatshëm për të flirtuar. Gjithashtu, sigurohu që aty rrotull nuk ndodhet ndonjë ish-i dashur psikopat që i është qepur pas. Një femër në gjendje jo të mirë shpirtërore ka shumë gjasa që të bëjë skena dhe për më tepër askush nuk do të iki në shtëpi me nofullën të thyer. Pasi të jesh siguruar që ajo me të vërtetë ka dëshirë të bisedojë me ty, bëj lëvizjen tënde. Afrohu me buzëqeshje natyrale, pa u ngërdheshur si ujk i uritur. Kjo është gjëja më e rëndësishme për tu mbajtur mend.

flirto_me_vajza_po_mos_u_bej_i.jpg

Buzëqeshja tregon shumë

Si fillim, nëpërmjet buzëqeshjes bëhesh më i komunikueshëm. E dyta, buzëqeshja është gjithmonë çelësi për të kuptuar nëse ajo ka apo jo interes për të biseduar me ty. Ajo mund të jetë thjeshtë e mërzitur dhe do patjetër të flasë me dikë.
Edhe kjo mund të jetë një mundësi për të folur e për të flirtuar. Bëji komplimente, por mos e tepro. Disa mendojnë që komplimenti është mënyra më e mirë për të filluar një flirt, ndërsa të tjerë mendojnë se flirti duhet të fillojë pasi të jetë bërë prezantimi. Kjo gjë varet tërësisht prej teje, pasi të dyja metoda funksionojnë. Trego vetëbesim gjatë flirtit, femrat nuk i kanë qef qullapicat.

Kur bën një kompliment, lëri komentet e tepërta pa kripë

Sigurohu që është gati. Për këto përqasje zotësia e gojës është e rëndësishme. Përndryshe, ka për të dalë një paçavure që...vetëm sa do lësh nam. Tregohu gazmor dhe shko me rrjedhën e gjërave. Asnjëherë mos përpiq të të krijosh komunikim të nxituar, për shembull, të kërkosh numrin e telefonit menjëherë. Kështu vetëm sa do japësh idenë e dështakut të paduruar. Mbaje flirtin të lehtë dhe lëre atë që të fillojë e para kontaktin fizik. Vetëm pasi ajo ta ketë bërë një gjë të tillë, mund të vazhdosh me flirt më të guximshëm.

B:yllpress
 
Pe: Flirto me vajza, po mos u bëj i bezdisur

Interesante,por kane harruar qe ka nga ato qe sja var edhe me shume qepen...
 
Titulli: Flirto me vajza, po mos u bëj i bezdisur

une se perdor nef akt flirtin,kam nje {AudI} DERI TASHI KA FUNKSIONUAR AHAHA
 
  • Më pëlqen
Reactions: LBG
Titulli: Flirto me vajza, po mos u bëj i bezdisur

Gje e mir kjo :D Po u bere i bezdisur behesh dhe bajat nese ajo do te pelqente qoft dhe 10% ne kte raste e humbet dhe kte 10% .....
 
Titulli: Flirto me vajza, po mos u bëj i bezdisur

te jesh vetvetja eshte gjeja ma e mire, gjate njoftimit me nje femer.
 
Titulli: Flirto me vajza, po mos u bëj i bezdisur

Jo me u mburr po per flirte jam i pa pam , kazanova shqiptar jom , po ja vuna gishtin zor se me shpeton.
 
Titulli: Flirto me vajza, po mos u bëj i bezdisur

ah keto flirtet do na vdesin ne :D.....Flerti ben te shkoj dita mbare e bukur e jo monotone ndonjehere :)
 
Titulli: Flirto me vajza, po mos u bëj i bezdisur

Flirtin vetem 1 hap e ndan nga tradhetia, kshu qe ju qe jeni te lidhur mos e provoni se ka pasoja pastaj
 
Titulli: Flirto me vajza, po mos u bëj i bezdisur

Nga tradhtia te ndan nje hap ne cdo hap qe ecim...qe marrim fryme, qe flasim, qe buzeqeshim, qe mendojm etj etj.....Por un mendoj se po filluam te ndrydhim veten nga kenaqesi te vogla atehere nuk jemi te lumtur 100%

Per mua nese do jetoja nje jet me pengesa apo me kufizime atehere po qe do kryhet nje tradheti...... Flirtin e drejtojm ne, ate qe duam te ndodhe ne ajo do ndodhe asgje me shume asgje me pak :D
 
Titulli: Flirto me vajza, po mos u bëj i bezdisur

Meshkujt shqiptar sdine me bo flirte...amani dine vec 'zogu ' 'lepurushe' 'zemra do e pime i kafe' apo 'sa e mire qenke' dhe me tipike' te henksha kete,te henksha ate' ncncncnncnc

p.s sinqerisht mendoj se duhet krijuar nje fjalor flirtesh apostafat per meshkujt qe te mesojne icik....
 
Pe: Titulli: Flirto me vajza, po mos u bëj i bezdisur

Meshkujt shqiptar sdine me bo flirte...amani dine vec 'zogu ' 'lepurushe' 'zemra do e pime i kafe' apo 'sa e mire qenke' dhe me tipike' te henksha kete,te henksha ate' ncncncnncnc

p.s sinqerisht mendoj se duhet krijuar nje fjalor flirtesh apostafat per meshkujt qe te mesojne icik....

Keto qe thua ti edhe hahen..por kur thon fjalen "pjeshke" vetem meshkujt shqiptare e perdorin qe mua me vjen me vjelle.
Sikur te kishte ren nga qielli e te me thoshte dikush ashtu s'do ja hidhja syte.

Mesoni si me be nje femer per vete..s'do shume fjale do thjesht takt me pak kripe :D
 
Titulli: Flirto me vajza, po mos u bëj i bezdisur

Sapo ja sygjerova njerit kete temen, e kishte te nevojshme :p
 
Pe: Flirto me vajza, po mos u bëj i bezdisur

Mir e ka gjithcka e tepruar e humb shijen
 
Titulli: Flirto me vajza, po mos u bëj i bezdisur

Personalisht e shof flirtin si dicka momentale,po doli gjo mire ne jo,nje shkelje syni edhe ciaoooo :) nga keto flirtet kan ngel robt me barre hahahah
 
Flirti si cdo gje tjeter, eshte nje fare arti ne vetvete.
Duhet dish si, ku dhe me ke .
Nuk mund te flirtosh me cdo kend, sepse po rastisi ndonje njeri homonal te perdhuno tek cepi rruges.
E te thote vete doje.
Do kujdes!
 
Sa cepash pallatesh kam ndenj une te keqen vllai asnje femer sme ka rastis te me perdhurnoj ☹️😝
 
Shoqëria jonë ka degraduar shumë kohët e fundit.Flirtet jan banale sa që arrijnë në ofendime të rënda kur është e njëanshme madje deri në përdhunim.
 
Sa cepash pallatesh kam ndenj une te keqen vllai asnje femer sme ka rastis te me perdhurnoj ☹️😝
E thash per te kundert, kur nje femer flirton. Ahahahsha
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top