Flirti, lojë për kënaqësi?!

Monique

With or Without u
172597391.jpg


Flitet në çdo media, në çdo bisedë se sa bukur dhe se sa e rrezikshme është të flirtosh. Pyetja që shtrojmë të gjithë brenda vetes është: nëse është mirë apo jo të flirtojmë kur jemi në një marrëdhënie më dikë tjetër?


Shikimi është mënyra më e shpeshtë e flirtimit te qenia njerëzore, por edhe shikimin e bëjmë ndryshe kur flirtojmë në situata të ndryshme.


Përse flirtojmë?


• Të arrijmë të gjejmë partnerin ideal për marrëdhënie seksuale
• Të lëvizim më tej nëse jemi në fillesat e marrëdhënies
• Të eksplorojmë potencialin e një marrëdhënieje romantike
• Të inkurajojmë dikë të bëjë atë që ne dëshirojmë
• Të rrisim vetëvlerësimin
• Për kënaqësi


Në ditët e sotme kanë ndryshuar edhe format e flirtimit. Sot flirtohet edhe me një foto, edhe me një këngë të hedhur në Facebook, por ajo që unë vë re në përvojat me pacientët dhe me studentët, është një tendencë për ta bërë tjetrin të ‘vuajë’. Ti je në marrëdhënie me dikë dhe në të njëjtën kohë fillon të flirtosh edhe më shokun apo shoqen e tij/saj, gjë që çon në kontradikta shumë të mëdha dhe të thella.


Të gjithë e dimë që kjo mënyrë tërheq vëmendjen e një të riu, por edhe bën xheloz personin me të cilin je i/e lidhur. Për mos të kaluar te personalitetet flirtuese, të cilët e kanë pjesë të jetës dhe funksionimit të tyre.



Persona të tillë janë shumë sharmantë, tërheqës, të këndshëm për këdo, por tej mase të lodhshëm për të qenë në marrëdhënie me ta. Kjo mënyrë nuk hyn te flirtimi i bukur, i bërë për kënaqësi. Kjo mënyrë kthehet në lojë që duhet të fitohet patjetër nga ai që e bën.


flirt-at-work.jpg


Mënyrat më të zakonshme të flirtimit


Gjuha e trupit:
Gjestet, qëndrimi, prekja, lëvizja e duarve. Shikimi mbetet një nga mënyrat më efektive për të tërhequr dikë gjatë flirtimit. Shikimi është tërheqës, por jo kur ia ngulim sytë tjetrit, sepse kthehet në bezdi dhe mund të krijojë edhe keqkuptime.


Buzëqeshja: Kush ka buzëqeshje të bukur, e di vlerën dhe e përdor sa herë do të fitojë, marrë diçka. E përse jo, por kujdes nga buzëqeshjet e shtirura dhe false! Do t’ju largojnë menjëherë.


Veshja tregon pjesë të personalitetit: Me mënyrën se si u paraqitesh të tjerëve atë vlerësim do të marrësh prej tyre. Një veshje provokuese jo gjithmonë është e suksesshme, pasi një veshje e thjeshtë mund të jetë më seksi.


Toni i zërit: mënyra se si është timbri, ngrohtësia, thellësia e zërit, ritmi i të folurit, pauzat dhe heshtja. Rëndësinë e zërit e kam kuptuar vetëm pas përdorimit të teknikave të hipnozës. Një zëri të ëmbël dhe të sigurt asnjë mashkull nuk mund t’i rezistojë, por nga ana tjetër, çdo femër do të turbullohet nga një zë i thellë i një mashkulli, sepse kjo ka të bëjë edhe me potencën seksuale.


Përdorimi i fjalës nëpërmjet të shkruarit: Përdorni fjalë të bukura dhe jo fjali të gjata. Mos i përdorni shpesh të njëjtat fjalë të bukura pasi u humbet vlera. Sensi i humorit i bën njerëzit edhe më tërheqës, por për më tepër, ata vazhdojnë të të kujtojnë sa herë u vijnë ndër mend shakatë që keni shkëmbyer.


Kujdes: Nëse ju i përdorni të gjitha mënyrat tuaja dhe përsëri nuk keni sukses, tërhiquni, sepse ndoshta kjo do jetë mënyra më e mirë për të flirtuar, nëse nuk do dëshironit të merrni me vete ndonjë gjë të pakëndshme. /Telegrafi/

Psikologe : Fluera Shkembi
 

Attachments

  • 172597391.jpg
    172597391.jpg
    145.3 KB · Shikime: 0
  • flirt-at-work.jpg
    flirt-at-work.jpg
    46.8 KB · Shikime: 0
  • 172597391.jpg
    172597391.jpg
    145.3 KB · Shikime: 0
  • flirt-at-work.jpg
    flirt-at-work.jpg
    46.8 KB · Shikime: 0
Kujt ja mban te te refuzoj ty mi ?????
Me ka ndodh 3 her faktikisht lol
1. E ngacmuan shoket e mi duke i kerkuar se cfare "note" do me vente per paraqitjen dhe tha : 3 sepse un adhuroj Avril Lavigne. Kjo nuk i ngjan.
2. Ngeli keq kur me degjoj qe po e shaja dhe ishte mu mbrapa shpines time lol se di si me rreshkiti prej duarsh. Por ego me frenoi ti thoja qe po e shaja me dashuri lol e mora ntelefon dhe mu pergjigj e ema lol
3. E shtyva keq kur me kapi dhe me kafshoj faqen rruges nderkoh qe po flisja me dike. Kishte vendos qe ishte hera e fundit qe do tentonte te shprehte ndjenjat ?‍♀️ ( kishte pi njecik se kshu eshte robi me i but i ksaj bote )
 
Ndodh te filtrojme apo te na filtrojne me vetedije dhe pavetedije... per ti bere qefin syrit apo per te ushqyer mendjen..
Ama tek pavetedija dhe vetedija qendron ndryshimi,percaktimi dhe forma qe i jepet termit filtrim..permbushje kohe, prova e aftesive, thjeshte koleksionizm,loje,metode,kurjozitet,ves,apo plan.... Deshire, terheqje, interes, fiksim, piksynim, objektiv..afati kohe ...etj etjj
 
Jana e mendon seriozisht qe Flirtimi behet pa vetdije?

Mire dakord, momenti i pare qe behet ai kontakti sy me sy, por me pas? (Po flas per flirtimin fizik) Kurse per flirtimin me ane te shkronjave ose fjaleve eshte çdo gie e qellimshme nk ka asgje pa vetdije kur kemi te bejme me njerez te pjekur. Vetem nese kemi te bejme me nai tarallake ose tarallak, qe eshte rast sh i veçant.
 
Atributet e mashkullit ne flirt jane shikimi dhe zeri. Por zeri esht dominant kur kalon ne fazen e bisedimit. Nderkohe femrat perdorin joshjen trupore. ?
 
Flirti eshte ajo kenaqesia kur dikush takk,t`jep nje neuron kenaqesie spontane. :p
dhe vetvetiu te vjen ta flirtosh.
s`ka noj mekat,ne fund te fundit qenjet njerzore duhet dhe te plotesojne nje kenaqesi qe momenti u`a dhuron. :p
Mendoj qe nje pjese njerzore ka nevoje shume,te mos etikoje mekatare,veprimet dhe castet qe japin kenaqesi.
ceshjte neuronesh e preceptimi kjo pune.
sa me te mbyllur ne formen mentale aq me ulte lundron veprimi ne fakt te kryer.
nga nje njeri me mendje te hapur,mos ke frike kurre,se nga pretendimet e larte,ngele pa bere dhe nej flirt te thjesht ose te berbere.:p
ky i `perberi` ka nje kosto pak me te larte se flirt i thjeshte. ahahahahahaha
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top