Fjalimi i kryevitit, Merkel: Do ia dalim, Gjermania është vend i fuqishëm

legjenda

MAQEDONIA E VERIUT
Në fjalimin e kryevitit, kancelarja gjermane Angela Merkel, ka mbrojtur politikën e dyerve të hapura ndaj refugjatëve, duke thënë se Gjermania është përfituese.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel (CDU), e ka paraqitur politikën e hapur ndaj refugjatëve si mundësi suksesi për vetë Gjermaninë.

Në të vërtetë “shtimi i madh i refugjatëve ka në vetvete edhe disa kërkesa,” tha ajo duke folur nga televizioni. “Kjo na kushton kohë, punë dhe para – pikë së pari duke shikuar nga integrimi i atyre që një kohë të gjatë duhet të qëndrojnë në Gjermani”. Më pas ajo vijoi: “Por nga refugjatët e suksesshëm ka përfituar gjithmonë një vend – ekonomikisht dhe shoqërisht.”

Nga gabimet e së kaluarës duhet të mësojmë, duke ju dhënë ajo edhe këshillat ndaj atyre që duan të punojnë dhe të jetojnë në Gjermani. “Vlerat tona, tradita jonë, mirëkuptimi jonë, gjuha jonë, ligjet tona, rregullat tona – ata mbajnë shoqërinë tonë, dhe ata janë themeli i një jete me respekt dhe të përbashkët në shtetin tonë. Kjo vlen për të gjithë ata, që dëshirojnë ta vazhdojnë jetën këtu,” tha ajo.

Politikën ndaj refugjatëve ajo e përshkroi: “Kombëtarisht, në Europë, dhe ndërkombëtarisht punojmë rreth asaj, që të mbrojmë kufijtë tanë të jashtëm për të ardhur deri të zhbërrja e migracionin ilegal, të luftojmë keqpërdorimin ndaj refugjatëve dhe të menaxhojmë numrin e tyre duke e zvogëluar trajtshmërisht.”

Merkel u ndal edhe te termat ekonomike, duke potencuar se papunësia ka arritur shkallën më të ulët dhe se vendi nuk ka borxhe të reja. Ekonomia është në rritje dhe inovative. “Kërkesa e madhe e refugjatëve dhe integrimi i tyre në Gjermani përbën një shansë për të nesërmen.”

“Nuk duhet të ndiqen ata të cilët me ftohtësi dhe bile me urrejtje në zemër promovojnë një Gjermani për vete dhe kufizojnë të tjerët. Vendi jonë duhet të mbetet i lirë dhe me vetëbesim, njerëzor dhe i hapur,” tha ajo duke thumbuar ekstremit e djathtë.

Duke falenderuar edhe policët, ushtarët dhe vullnetarët të cilët ndihmuan Gjermaninë të vijë deri te ky sukses, ajo e përmbylli fjalimin, “përkundër së vërtetës se po kalojmë në kohëra të vështira: Ne do ia dalim, sepse Gjermania është vend i fuqishëm./Bota sot
largea_merkel-mahnte-es-kommt-darauf-11451537348.jpg
 
Titulli: Fjalimi i kryevitit, Merkel: Do ia dalim, Gjermania është vend i fuqishëm

Bravo I qofte kesaj... Le te marrin shembull , edhe politikanet e tjere nga kjo .

Ps..- I love her ... I'm a lot like her , powerful :)
 
Back
Top