Fjalët e babait të përdhunuesit shokuan gjykatën “Mos e dënoni për 20 minuta veprim”

AnGeLiC

VIP
V.I.P
gggggggggggg-1024x576.jpg

Babai i një ish-studenti në Universitetin e Stanfordit është akuzuar pasi mbrojti të birin, i cili ngacmoi një grua seksualisht. Mënyra e mbrojtjes e la gjykatësin e çështjes pa fjalë, pasi ai u shpreh se djali i tij nuk e meritonte të burgosej për “20 minuta veprim”.

Brock Turner, 20-vjeç, është fajtori për tre sulme seksuale, një ndër të cilët u ndërpre nga dy studentë të tjerë. Turner ishte munduar të largohej, por ata e mbajtën me forcë derisa mbërriti policia.

Ai u dënua për sulm të qëllimshëm me synim përdhunimin e një gruaje të dehur.

Pas deklaratës së babait të tij, i cili thoshte se i biri nuk mund të dënohej për “20 minuta aksion”, ka reaguar profesori i drejtësisë në Universitetin e Stanfordit. Ky i fundit: “Jeta e djalit nuk do të jetë kurrë ajo që ai kishte ëndërruar dhe kishte punuar për të arritur. Ky është çmimi që duhet të paguajë për 20 minutat e aksionit, që do i marrin 20 vite jete”.

Edhe njerëzit kanë reaguar, duke e cilësuar komentin e zotit Turner si të turpshëm, trishtues dhe “mbrojtja” më e tmerrshme e dëgjuar ndonjëherë.
Fax al
 
Back
Top