Fjale qe nuk i thuhen burrit asnjehere

Arfenilla

Themelues i Forumit
8.jpg

FJALË QË NUK I THUHEN BURRIT ASNJËHERË.Nganjëherë shqiptojmë fjalë pa ndonjë qëllim të veçantë dhe nuk u kushtojmë fare rëndësi, por ato e vrasin tjetrin në ndjenja dhe shkaktojnë probleme. Kur e shohim gabimin, ndjejmë keqardhje dhe shpresojmë që koha të kthehet e ta përmirësojmë atë gabim, mirëpo edhe përskaj asaj se ndjejmë keqardhje, s’kemi mundësi të kthehemi e ta përmirësojmë dhembjen që e shkaktuan ato fjalë. Për këtë arsye gruaja duhet të jetë e mençur dhe e kujdesshme që mos t’ia cek burrit të saj ato fjalë që e irritojnë dhe e nxisin ta bën atë që nuk duhet ta bën!1. Dua divorc.Një ndër gabimet më të mëdha që bie në to gruaja është kur i thotë burrit të saj se, dua divorc! Fjala divorc duhet të jetë jashtë fjalorit tënd dhe konsideroje se është opsion i fundit në jetën tënde bashkëshortore madje opsion që s’ekziston. Përmendja e divorcit e lëndon burrin dhe martesën tënde. Paramendoje veten në vendin e tij kur ti dëgjosh ato fjalë.

aWgR7M8.jpg
aWgR7M8.jpg
aWgR7M8.jpg
aWgR7M8.jpg

2. I fejuari im i mëparshëm ishte dhe ishte Nëse gruaja ka qenë e fejuar më herët nuk duhet t’ia përmend burrit të fejuarin e mëparshëm të saj apo edhe burrin që është ndarë nga ai, nëse ka qenë e martuar më herët. Madje s’ka nevojë as emri ti ceket. Mos ia përmend burrit tënd se ai sillej më mirë me ty dhe se dallohej me diçka më të mirë se ai. Shprehjet e tilla e lëndojnë thellë dhe mos harro se partneri yt nuk pranon asnjëherë dhe assesi krahasim me dikë tjetër.3. Ti je si prindi yt plotësisht.Mos i thuaj burrit tënd se është si prindi i vet, asnjëherë. Kjo do ta demoralizon shpirtërisht dhe do ta bën që ta humb vetëbesimin. Kjo poashtu është nënçmim për prindin e vet dhe ofendim për të.Largoju nga të folurit negativ për familjen e tij. Mundohu që të bëhesh urë lidhëse për hajr dhe mirësi mes tij dhe familjes së tij.

aWgR7M8.jpg
aWgR7M8.jpg
aWgR7M8.jpg
aWgR7M8.jpg

4 Të lutem largohu nga unë.Gjatë mosmarrëveshjeve mos i thuaj të largohet nga ti sepse kjo do ta vështirëson situatën edhe më tepër. Lajmëroje për gabimin e jo që të largohet nga ti. Lajmëroje për atë që ti e do dhe për atë se ai ku e ka gabim që ta di edhe ai gabimin e tij, nëse ka gabuar, dhe mos e mbyll mosmarrëveshjen vetëm se me akuza.5. Mos ia shpreh pakënaqësinë tënde nga lidhja e juaj e ngrohët.Përkundrazi, ti ripërtërije romantikën në jetën e juaj bashkëshortore dhe paraqite dashurinë tënde ndaj tij që me të t’ia shtosh vetëbesimin dhe në të ardhmen të përmirësohet vet.6. Ndryshoje punën apo profesionin tënd!Mos ia thuaj këto fjalë nëse nuk ka nevojë për to sepse ai do të ndjehet i mangët dhe do të fiton përshtypjen se e sulmon dhe se atë që e bën ai për ty nuk të mjafton. Në vend të këtyre fjalëve mendo mirë se pse dëshiron që ai ta ndërron vendin e punës? Për shkak se është larg shtëpisë dhe vonohet deri sa vjen në shtëpi, apo shumicën e kohës e kalon jashtë shtëpisë dhe nuk rri me ty për shkak profesionit apo punës së tij, apo si opsion më i mirë është që të shpërnguleni më afër punës së tij, etj. Pra njëherë mendo mirë e pastaj thuaja atë që e mendon.Burri yt duhet të jetë njeriu i fundit që mundesh ta lëndosh edhe pse shpesh ndodh që ai të lëndohet në shumë raste. Fjalët tona dëmtojnë më shumë se sa ne që mendojmë dhe ajo më e keqja është se nuk harrohen ndoshta edhe me vite të tëra!Nga arabishtja: Irfan JAHIU
B.lajmi
 
Last edited by a moderator:
E pse mos tja them ?!
Nese une s`kam lirshmerine e te shprehurit sic me vjen te shprehem,qofshin keto e tip zenkash,ateher qe dua jeten ne nje lidhje te ndrydhur?!
 
O Po sle gje pa i then sidomos kur e shoh gabim . E ca do ndodhi me shume se nje divorc ? Do bej vrime ne uje ?!
iha iku vapa me gushtin.
E di e du Po sme do ai mu me shume se ce dua un veten kshuqe skam ca humb . Voilà
 
Une do thoja se ato fjale apo menyra arrogante sduhet perdorur me askend qe e kemi xhan
Se eshte burri apo shoku burrit pak diference bo lool
Rendesi ka ta kesh xhan :p

un xhan e kam mi Po e pâte me mu Dmth .:p Ama kur mbaron sentimenti e kam xhan me shume Po kushdo ne kasolle te tij respecti ngel .:p
 
Fjalët tona dëmtojnë më shumë se sa ne që mendojmë dhe ajo më e keqja është se nuk harrohen ndoshta edhe me vite të tëra...

Ps.lum ai njeri se din ta managjoj situaten kur ndodhin moskuptimet(ose jo gjuhe e perbashket)per raste tilla..
Mos respekti eshte problemi qe i qon shum cifte ne tradhti bashkshortore(un kshtu mendoj)

Pra sa mir e thot autori:Njeher mendoje mir pastaj thuaj ate qe mendon..
 
  • Më pëlqen
Reactions: D.
Kur ju thua largohu afrohen me shume, kur ju thua afrohu largohen kshu jane qeniet njerezore ne pergjithesi ska te beje gjinia. E rendesishme eshte te mos thuhen fjale qe me vone te behen pishman pse i thane. Fundja cdo gje edhe ne 1 lidhje lidhen me karakterin e njeriut ska receta te gatshme te tipit si behet keku per zbatim.
 
Mos e digj gjellen.
 
Kur ju thua largohu afrohen me shume, kur ju thua afrohu largohen kshu jane qeniet njerezore ne pergjithesi ska te beje gjinia. E rendesishme eshte te mos thuhen fjale qe me vone te behen pishman pse i thane. Fundja cdo gje edhe ne 1 lidhje lidhen me karakterin e njeriut ska receta te gatshme te tipit si behet keku per zbatim.
Dil Marla nga Unana lool
 
  • Haha
Reactions: D.
I gjithe artikulli eshte bullshit.
Trajton mashkullin si qenie delikate sikur me e pas egon prej qelqi... sikur i shkreti eshte ne ate pozicion sepse kshu ka dashur jeta dhe jo sepse ka vendos te ndaj jeten e tij me dike tjeter.

Ku shkoi dashuria? Ku shkoi dialogu? Komunikimi? Bashk-punimi?

Me mir rri e vdes beqare sepse i bie te jem me burr se burri.
 
Fjalët tona dëmtojnë më shumë se sa ne që mendojmë dhe ajo më e keqja është se nuk harrohen ndoshta edhe me vite të tëra...

Ps.lum ai njeri se din ta managjoj situaten kur ndodhin moskuptimet(ose jo gjuhe e perbashket)per raste tilla..
Mos respekti eshte problemi qe i qon shum cifte ne tradhti bashkshortore(un kshtu mendoj)

Pra sa mir e thot autori:Njeher mendoje mir pastaj thuaj ate qe mendon..

Dmth nese te tradhton burri, e ke fajin ti.
Nese e tradhton ti, e ke fajin ti dhe jo komshiu ?
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top