Finlanda ofron pagë mujore për të papunë

LeVoyageur

Once upon a time...
Duke nisur nga ky fillim viti, Finlanda do ofrojë 560 euro pagë mujore për qytetarët e vet të cilët janë të papunë. Me këtë nismë, Finlanda bëhet shteti i parë evropian që jep pagë pa punuar, duke kaluar pragun e ndihmës ekonomike që jepet përgjithësisht në vendet nordike si Suedia, Norvegjia apo edhe vetë Finlanda.

Nisma e qeverisë synon të ulë varfërinë, të pakësojë burokracitë shtetërore dhe të rrisë mirëqenien e qytetarëve të vet. Nisma e nisur këtë muaj do të zgjasë për 2 vite dhe pritet të përfitojnë paraprakisht 2.000 qytetarë që janë zgjedhur rastësisht, raporton CNN.

Nëse nisma do të jetë efektive atëherë pritet të përfitojnë të gjithë qytetarët e papunë. Shkalla e papunësisë mes 5.5 milionë banorëve të Finlandës në nëntor ka qenë 8.1 %, e pandryshuar në krahasim me vitin e kaluar.

Në Finlandë ndryshe nga vendet e tjera të Evropës, zyrat e punës ofrojnë mbështetje për ata që humbasin vendin e punës, ndërsa qytetarët nuk nxiten për të pranuar punë të përkohshme, por mund të qëndrojë në pritje për të nisur një punë të përhershme.

Dita
 
Titulli: Finlanda ofron pagë mujore për të papunë

Duke menduar se sa shume i lart eshte niveli jetes atje,560 euro nuk bejn pune fare.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Finlanda ofron pagë mujore për të papunë

Ktu tek une marrin me shume :p Njeriu ka nevoje per pune, pa kjo ndihma e shtetit pergjithesisht eshte qesharake.
 
Back
Top