Filmi shqiptar ''Agon'' në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në اikago

Love

βeℓℓe â๓e
Intervistë e Raimonda Moisiut me regjizorin Robert Budina
Nga: Raimonda Moisiu

Filmi Agon drejtuar nga regjizori i talentuar Robert Budina, me producente Sabina Kodra është pranuar tek Festivali Ndërkombëtar Prestigjoz i Filmit në اikago të SHBA. Filmi do të shfaqet me 18, 19 dhe 22 tetor 2012, ku z. Budina dhe znj. Kodra janë të ftuar të marrin pjesë në festival. Filmi Agon është një dramë e fuqishme që shpalos historinë e një familje shqiptare e cila përballet me vështirësitë sociale, familjare dhe kulturore në Greqi.

20121008-agon.jpg


Nëpërmjet filmit regjizor Budina dëshiron t’i tregojë publikut të huaj një pikëpamje të re për imazhin e shqiptarëve, duke theksuar vlerat pozitive karakteristike shqiptare si mikpritja, guximi dhe lidhjet e forta familjare në momente kulminante të jetës së tyre jashtë vendit.
Filmi u xhirua në Selanik dhe në Kapshticë të Korçës. Kasti përfshin aktorët kryesorë si Antonis Kafetzopulos, Guljem Kotori, Isabella Kogevina, Xhevdet Jashari, Eglantina Cenomeri, Laert Vasili dhe Marvin Tafaj.

-Përgëzime dhe urime për përzedhjen e e filmit "Agon" dhe faktit si filmi do të cfaqet në nje nga eventet prestigjioze sikundër është Festivali Ndërkombëtar i Filmit (International Festival Film) në اikago, të SHBA-ës.Besoj se duhet të jeni shumë i kënaqur për këtë arritje të sukseshme...
ثshtë shumë e vërtetë. Sepse edhe puna për të realizuar këtë film ka qënë e madhe dhe me bashkëpunim shumë të gjerë ndërmjet katër vëndeve, Shqipëri, Greqi, Rumani dhe Francë. Puna ime i përfaqësonte të gjitha këto vënde, si rezultat edhe përgjegjësia ishte shumë e madhe. Përzgjedhja në këtë festival ishte shpërblimi më i mirë për të filluar karrierën e festivaleve, sepse në këtë festival shkon ajka e filmave botërore dhe ata filma që më parë kanë pasur sukses në festivalet e Kanës, Berlinit, Venecias. Ne jemi nga filmat e paktë që ata përzgjedhin pa marrë pjesë fillimisht në asnjë festival sepse sapo kishim përfunduar filmin.

-Kam dëgjuar se filmi është referuar si një dokumentar .... ndërsa ju më thoni se kjo nuk qëndron? Pse kjo ide?
Filmi rrëfen jetën e emigrantëve thuajse në mënyrë dokumentare, por filmi është rrëfim narrativ dhe jo dokumentar. Ky rrëfim zakonisht bëhet në filmat bazuar në ngjarje të vërteta dhe kufijtë e imagjinatës, për ta rrëfyer historinë në mënyrë sa më reale njëlloj si të ishte dokumentar, Kjo mënyrë rrëfimi i ka rrënjët tek neorealizmi Italian.

- Dicka vertet e kënaqëshme. Me sa duket ju keni një sinkronizim me Sabina Kodra, i cila gjithashtu është edhe producentja e filmit "Agon" ....
Sigurisht, Sabina ka qënë një bashkëpunëtore në këtë film që kur ai ka qënë thjesht një ide dhe akoma asgjë e shkruar në letër. Së bashku kemi diskutuar shumë gjatë për këtë duke qënë se jemi edhe bashkëshortë dhe koha në dispoziocion për ta diskutuar në detaje nuk na ka munguar. Mendoj se diskutimi me producentin është shumë i rëndësishëm për një krijues, që në fazat fillestare të shkrimit të skenarit sepse të bën të jesh realist në kërkesat e tua artistike dhe të jesh objektiv në realzimin e tyre.

- Pikërisht kjo është arësyeja pse une e përmenda më lart Sabinën. Si lindi ideja e këtij bashkëpunim për filmin “Agon”?
Bashkëpunimi për filmin mori formë konkrete kur skenari ngalli tashmë interesin edhe të disa produksioneve të huaja nga Greqia, Rumania dhe Franca. Për këtë duhej patjetër që produksioni shqiptar të ishte lider në projekt dhe të udhëhiqte projektin me katër vende në bashkëprodhim. Pjesëmarrja e shumë vendeve në bashkëprodhim nuk është karakteristike për regjizorët që bëjnë filmin e parë sic ishte rasti im, sepse duhet që produksionet të kenë besim të madh tek puna jote akoma pa e parë dhe testuar atë. Duke i vënë të katër vendet bashkë ishte një sukses i shtuar i filmit që bëri që ai të përfundonte brenda afateve.

- Punuat në bazë të ndonjë dorëshkrimi apo…? Kush e shkroi skenarin?
Unë e kam pasur idenë për këtë histori dhe kam shkruar skenarin duke e konsultuar vazhdimisht me bashkëpunëtorët e mij.

- Cfarë iu insipiroi të bënit këtë film?
Një debat i bërë brenda familjes sime mbi mënyrën si bëhen njerëzit të suksesshëm në Shqipëri. Një i afërmi im kishte pësuar një deluzion në jetën e tij dhe ngulte këmbë që në Shqipëri mund të “cahet” vetëm duke u bërë “pis”,Biles këmbëngulte që nëse do të kthehej mbrapa në kohë nuk do të tregohej aq i ndershëm sa c’kishte qënë. Me të kam bërë debate të gjata dhe këtu më lindi ideja të trajtoj dy vëllezër që zgjedhin mënyrë të ndryshme jetese, duke i vendosur këta në një realitet të huaj për të treguar edhe përpjekjen e madhe që ne shqiptarët bëjmë për tu integruar kur jemi jashtë.

-Mund të na jepni një përmbledhje të shkurtër të tregimit?
Saimir dhe vëllai i tij i vogël, Vini,-janë shqiptarë. Ata të dy përpiqen të integrohen në jetën e Selanikut, një qytet në veri të Greqisë në mënyrën e tyre. Saimir është i fejuar angazhuar me një vajzë greke dhe punon në dyqanin e riparimeve të vjehrrit të tij. Ai përpiqet dhe bën të pamundurën për të ndihmuar Vinin, vëllain e tij me aq sa mundej përmes punës. Megjithatë,Vinit i mungonin dy gjera :durimi dhe përkushtimi, ato që vëllai i tij i kishte. këmbëngulje dhe se vëllai i tij ka. Ai është i detyruar të punojë nëato punë që vëllai i tij gjen për të, por që siastematikihst ështe pushuar prej pronarëve.I vrarë shpirtërisht dhe i dëshpëruar, ai nuk dëshiron të jetë i varur nga vëellai i tij Saimiri dhe gjithmonë në kërkim por edhe për t’i teguar atij se ai është i zoti të mbështetet në forcat e tij. Duke u përpjekur për të flakur dëshpërimin, një natë ai njihet me Benin, në një Bar Cafe , pranë portit të Selanikut. Ben, është një trafikant i vogël i qenieve njerëzore, i cili është i lidhur ngushtë me mafian lokale shqiptare. Kështu, Vini del i zhgënjyer dhe këtu fillon kthesa e jetës. Ai fiton të holla lehtësisht dhe jeton në luks, por ndërkohë ai zbulon ankthin e prostitucionit klandestin si dhe fatin e tmerrshëm të vajzave, të cilat kanë emigruar, me shpresën për një jetë më të mirë. Ai bie në dashuri me Majlindën, viktimë e prostitucionit, dhe do të bëjë maksimumin e përpjekjeve të tij e tij për ta larguar nga kthetrat e liderit Keno, të mafias lokale. Mëndjelehtë dhe i papjekur ai do t’i kërkojë ndihmën e vëllait të tij Saimir dhe do e futë atë në vorbull e dhunës deri në dramën e fundit ...

- Në këtë film ju angazhuat aktorë, apo njerës të thjeshtë si emigrantë shqiptarë që banojnë në Greqi…apo gjetiu ..?
Përzgjedhja e aktorëve ishte si aktorë profesionistë, por edhe njerez reale, pra emigrantë shqiptarë.

-Ju i zgjidhni ato para apo pasi të keni shkruar skenarin?
Periudha e kastit filloi pasi unë e kisha përfunduar skenarin, por duke qënë se kam pasur një experiencë të madhe si emigrant vetë e kisha shumë të lehtë ta shkruaja historinë.

20121008-agon_poster.jpg


- Dhe pastaj si rregjizor i filmit - si një artist që jeni, - i cili merr një dramë të fuqishme në lidhje me konfliktin kulturor dhe forcën e lidhjes familjare që ju keni gjetur në jetën sociale e njerëzore ---- ju keni transformuar marrëdhëniet mes vëllezërve dhe motrave, brezave dhe paragjykimeve, trajtimin dhe fanatizmin në një vend të ri në art......
Jam përpjekur ta bëj sepse mendoj që familja shqiptare është e vecantë dhe shumë e fortë në këtë pikë, dhe mbase shpërfaq disa vlera që familjet në vendet e zhvilluara i kanë humbur, duke i dhënë shumë më tepër rëndësi individit. Mendoj se në këtë mënyrë mund t’i rrëfehet një publiku të huaj. E vecanta dhe vlerat që ne shqiptarët bartim. Për mua vlera e vërtetë e një familje del kur ajo vihet përballë një problemi të madh, përballë një konflikti të madh, ndaj dhe doja të vija përballë njëri tjetrit dy vëllezër me mendime krejt të ndryshme për jetën, në kushtet kur të dy duhet të integrohen në jetën e një vendi tjetër.

- Keni xhiruar në mënyrë kronologjike?
Të xhiruarit në formë të tillë është luks i madh dhe kushton shumë nga ana produktive, duke qënë se në pjesën më të madhe e kemi xhiruar në Greqi nuk mund ta përballonim në mënyrë të tillë xhirimin, kështuqë kemi xhiruar në formën klasike të të xhiruarit te filmit.

-Dakort, dhe kjo ngre një tjetër ndryshim interesant në mes të filmit dhe karakteristikave dhe imagjinatës për të arritur në një konluzion. اdo gjë është zgjidhet, dhe rrëfimi mbaron. Por, filmat paraqesin një çështje të vazhdueshme, dhe sugjerojnë se jeta vazhdon ..... Filmi juaj është-si ai përfundon me një pyetje ... Kjo hap një çarje mes dy vëllezërve, se ata duhet të përballen me.... ...

Mendoj se të gjithë filmat e mirë e bëjnë në një mënyrë apo tjetër këtë gjë duke të grishur fantazinë, duke të futur në botën e tyre dhe duke të ngritur shumë pyetje në kokë. Kjo do të thotë për mendimin tim që filmi të përfshin dhe publiku gjen tek personazhet e tua vetveten, nëse kjo ndodh është maksimumi. Unë vura përballë dy vëllezërve një hendek të madh dhe botëkuptime shumë të ndryshme nga njëri tjetri, sepse kjo ndodh pak a shumë edhe në jetën reale sidomos kur ka probleme. Të theksuarit e carjes ndërmejt vëllezërve e kam bërë me qëllimin për të theksuar, se pasojat e disa veprimeve banale në dukje mund të kthehen në probleme të mëdha dhe nuk të japin më mundësinë të rikuperosh, të kthehesh më mbrapa.

- Ishte vështirë të xhiroje në një vend të tillëe aq të largët? Përveç kushteve atmosferike të motit,si diell, shi,borë etj, -- cilat ishin vështirësitëe e tjera
Fatmirësisht në këtë pikë u duk sikur na ndihmoi vetë zoti, sepse koha edhe pse xhironim thuajse në dimër mbajti shumë mirë dhe nuk patëm problem, sidoqoftë në të gjitha rastet ishim të mir- pergatitur për të xhiruar në cfarëdo lloj kushtesh.

-Unë do të doja të përmendja, si keni punuar me muzikën muzikën e filmit. Cfarë është më e rëndësishmja e muzikës dhe tingujve natyrorë për ju? Cilat ju preferoni?
Për mua muzika është një vlerë e shtuar për filmin. Ajo nëse realizohet mirë i jep filmit atë përmasë që ai pa të nuk mund ta ketë, bën që të flasë edhe qetësia, të udhëton në disa shtigje që pa të nuk do t’i ndjeje dot. Sot në kinemanë europiane muzika ka kaluar në plan të dytë, për t’i dhënë shumë më tepër forcë imazhit dhe forcës shprehëse të mjetëve që regjisori ka në dorë në film. Personalisht mendoj se muzika gjithashtu vazhdon të jetë një mjet shumë i fortë shprehës dhe i domosdoshëm për filmin.

- Cilat janë sfidat më të mëdha që ju keni hasur në realizimin e këtij filmi? C’mund të na thoni në lidhje me stafin tuaj? Me cilët keni punuar më ngushtë në këtë film?
Sfida më e madhe për mua ka qënë të bindja bashkëpuntorët e mij të ngushtë, drejtorin e fotografisë, producentët për idetë e mija, pasi ata në ndryshim nga mua kishin shumë herë më shumë experiencë në film, si drejtori i forografisë Marius Panduru dhe producenti rumun Dan Burlac,që të dy kishin fituar Palmën e Artë në festivalin e Kanës. Dhe kur ke bashkëpunëtorë të tillë, përgjejgjësitë e tua janë shumë të mëdha dhe natyrisht që duhet të kesh forcë të madhe bindëse, për të realizuar idetë e tua. Për të realizuar një fotografi e cila përfaqësonte mirë filmin. Bashkëpunimi me drejtorin e fotografisë ka qënë shumë i ngushtë dhe i gjithanshëm, madje shpesh edhe duke pasur mendime të ndryshme nga nëeri tjetri, por mendoj se ky është patjetër një proces i domosdoshëm, sepse idetë e regjisorit kthehen në art imazh vetëm nëpërmjet drejtorit të fotografisë. Pastaj më afër se me të gjithë pjesën e trupës kam qënë me dy aktorët kryesorë të filmit Marvin Tafaj që luan vëllain e madh, Saimirin dhe Guljem Kotori, që luan vëllain e vogël,- Vinin. Për të realizuar dy figura të vërteta ne kemi shkuar së bashku në Greqi dhe kemi jetuar katër muaj në një shtëpi si emigrantë të vërtetë, kemi mësuar në shkollë greqisht ,sepse ata kishin shumë dialogje në greqisht dhe nga ana tjetër unë doja të mësoja greqisht në mënyrë që dialogun ta kontrollja direkt vetë pa ndihmën e një ndërmjetësi. Në këtë bashkëjetesë ne u bëmë realisht si vëllezër me djemtë që luajnë në film dhe këtë ata e reflektojnë më së miri kur sheh filmin, sepse kanë krijuar një marrëdhënie shumë të vërtetënjerëzore me njëri-tjetrin.

–Si është pritur filmi deri më tash?
Filmi do ta ketë premierën botërore në Chicago kështu që deri më tani e kanë parë vetëm bashkëpunëtorët e ngushtë të cilët janë shumë entuziastë për punën e kryer dhe tashmë më kanë propozuar për bashkepunime të tjera.

-Cfarë lloj mbështetje keni marrë deri më tani?
Nëse është fjala për suportin financiar ai ka qënë me një buxhet prej rreth 920.000 euro prej të cilave 200.000 euro kanë qënë nga qendra Kinematografike Shqiptare.

- Mund të na tregoni pak më shumë për veten tuaj, - për back-ground-in tuaj?
Unë kam mbaruar regji- teatri dhe kam vënë rreth 5-6 vepra të huaja në skenë dhe tre vepra teatrale që i kam shkruar vetë duke punuar në Shqipëri, Maqedoni e Itali me trupa vendase. Njëkohësisht kam qënë producent i dy filmave të gjatë së bashku me Sabina Kodrën dhe kam punuar në pozicione të ndryshme në bashkëprodhime të tjera me vende të ndryshme sic ishte rasti tek filmi i amerikanit Joshua Marston “Falja e gjakut”, që u xhirua në Shqipëri ku unë mbulova rolin e supervizorit të prodhimit.

- Cfarë projektesh kini aktulaisht?
Sigurisht, kam rreth 4, 5 skenarë për veprën e ardhëshme dhe kam ftesën nga një producentë shqiptare dhe producent rumun për të realizuar së bashku një vepër tjetër. Por ëndrra ime është që në veprat e ardhshme të mos bëjmë një vepër thjesht shqiptare, por pse jo ndërkombëtare dhe me mesazh universal që të shihet në të gjithë botën dhe të ketë sa më shumë publik.

Ju faleminderit shume e suksese z. Robert Budina
-Faleminderit shume juve për intervistën profesionale.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top