Filipine, 10.000 te vdekur nga tajfuni Haiyan (VIDEO)

Kresha

A pretty face can never trick me


10,000 njerëz vdiqën në krahinën Leyte te Filipineve pas tajfunit Haiyan.

Të paktën 10,000 njerëz është bilanci i të vdekurve në krahinën qendrore të Filipineve, pas tajfunit Haiyan, një prej stuhive më të forta të regjistruara ndonjëherë.

Rreth 70 deri 80 përqind e krahinës Leyte u shkatërrua, tha shefi i rajonit Elmer Soria.

Në qytet mungon energjia elektrike, uji i pijshëm dhe rezervat ushqimore janë të pakta. Drejtuesit lokalë thanë se po hasin vështirësi në shpërndarjen e ndihmave. Mijëra persona janë bllokuar në aeroportin e Tacloban-it në përpjekje për t’i ikur stuhisë, ndërsa epiqendra e tajfunit i është drejtuar Vietnamit.

Autoritetet vendase kanë marrë masat për të shmangur tragjeditë dhe 600 mijë persona janë zhvendosur nga zonat ku mendohet se do të godasë më fuqishëm stuhia paraditen e së hënës. /mesazhi/

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: Filipine, 10.000 te vdekur nga tajfuni Haiyan (VIDEO)

U prefshinn ne paqee.... :(
Si ka mundesi qe lejojne te ndodhin kto katastrofa pse nuk paralajmerojne ?? Apo esht shtuar shum popullsia e botes dhe duhet te pakesohemi pak .... :mad:
 
Titulli: Filipine, 10.000 te vdekur nga tajfuni Haiyan (VIDEO)

Uff sa keq, kur pashe keto lajme dhe pashe gjithe ato shkaterrime femije qe dridheshin nga te ftohtit qanin, nderrova stacion :(
Sikur jam bere sh sensibel.
 
Titulli: Filipine, 10.000 te vdekur nga tajfuni Haiyan (VIDEO)

Katastrofe dhe keqardhje per viktimat. U prefshin te qete. Natyra ndonjehere tregohet e egert me njerzit per fat te keq.

Tajfuni= Tufan?!
 
Titulli: Filipine, 10.000 te vdekur nga tajfuni Haiyan (VIDEO)

Katastrofe dhe keqardhje per viktimat. U prefshin te qete. Natyra ndonjehere tregohet e egert me njerzit per fat te keq.

Tajfuni= Tufan?!


Se di ne thuhet keshtu shqip por i shqiptuar nga italishtja eshte: tifone= tifon.
Keto tynele ererash qe formohen dhe kane nje shpejtesi marramendese. Ky i
filipineve kishte 300km ne ore.
 
Titulli: Filipine, 10.000 te vdekur nga tajfuni Haiyan (VIDEO)

Filipine ne nevoje per ushqim, uje dhe ilaçe.

ss-131110-philippines-typhoon-tease-524p.photoblog600.jpg


FILIPINE- Te mbijetuarit e tajfunit Hajan ne Filipine jane gjithnje e me shume ne kerkim te ushqimit, ujit dhe ilaçeve. Nje kongresmen nga provinca me e goditur ne Filipine, Leite, u shpreh se ka nevoje urgjente per te bere edhe me shume perpjekje per te derguar ndihma nga jashte.

Kombet e Bashkuara u shprehen se me shume se 11 milione njerez mund te jene prekur dhe rreth 670 mije te jene zhvendosur nga tajfuni Hajan. Gjate dites se marte, tete persona humben jeten kur nje mure u shkaterrua teksa mijera te mbijetuar rrethuan nje depo ushqimore.

Gjithashtu eshte bere e ditur se jane degjuar te shtena ne rruge ne qytetin e shkretuar Tacloban. Nderkohe diten e marte presidenti i Filipineve Beningo Aquino u shpreh se numri i te vdekurve per shkak te tajfunit mund te jete me i vogel seç eshte diskutuar gjate ketyre diteve pra me i vogel se shifra prej 10 mije personash.





Burimi: infoalbania
 
Back
Top