Fieri dhe zakonet e tij

Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
V.I.P
3784505872_f81b77b39a.jpg

Fieri ndodhet ne jug te Shqiperise dhe shpesh eshte quajtur “Qyteti i madh dhe hijerende”. Disa nga monumentet historike qe gjenden aty jane:” Muri rrethues, Bibloteka, Odeoni, Portiku dhe Kisha Bizantine”. Ky qytet ofron potenciale te ndryshme natyrore dhe ndodhet nga 0-100 metra mbi nivelin e detit.

Ka toka shume pjellore dhe relievet kodrinore mund te shfrytezohen edhe per bujqesi. Fieri ka klime mesdhetare qe karakterizohet nga nje vere e thate dhe me diell te forte dhe dimer i bute me rreshje te shumta. Fieri ka klime te ngrohte se laget nga deti dhe nga lindja pengohen ererat e forta.

Qyteti i Fierit te terheq me veshjet tradicionale, vallet, instrumentet, zakonet, besimet fetare, legjendat, monumentet historike, etj. Ne rajonin e Semanit ne Myzeqe, qe ne kohet e lashta eshte zhvilluar turizmi fetar. Objektet e kultit qe gjenden ne institucinet fetare paraqesin interes te madh si nga ana arkitektonike dhe ajo e misioneve fetare.

Nje fakt interesant eshte se kur vine turista , ne Fier organizohen manifestime folklorike dhe kulturore qe ndihmojne ne rritjen dhe kultivimin e kultures etnike. Persa i perket plazheve shtrihet ne 48 kilometra vije bregdetare. Plazhi i Semanit eshte nje bukuri natyrore qe preferohet shume nga turistat edhe per shkak te reres kurative qe ka.

InfoAlbania
 
Last edited by a moderator:
Back
Top