Festa, shpenzime dhe shthurje seksuale: Ja çfarë e pret botën pas pandemisë

Endrra

VIP
V.I.P
Shoqëria pas pandemisë nuk do të jetë njësoj. Sipas Dr. Nicholas Christakis, profesor në Yale University, vitet e ardhshme pritet një periudhë e zhurshme e mbushur me kënaqësi. Sipas tij, seksi, sakrilegji (dhunim a cenim i gjërave që mbahen si të shenjta e të paprekshme) dhe shpenzimet e presin shoqërinë njerëzore në periudhën post-pandemi

Në librin e tij “Apollo’s Arrow: The Profound and Enduring Impact of Coronavirus on the Way We Live” ("Shigjeta e Apolonit: Ndikimi i thellë dhe i qëndrueshëm i koronavirusit në mënyrën si jetojmë") ai argumenton se njerëzit do ta kompesojnë kohën e humbur sa më shpejt të jetë e mundur

Gjatë epidemive, kemi rritje të besimit fetar, njerëzit bëhen më abstenues, kursejnë para dhe ne po i shohim të gjitha këto, ashtu siç kanë ndodhur qindra vjet më parë nëpër epidemi,” tha ai për Guardian. “Në vitin 2024, të gjitha këto qasje pandemike do të përmbysen."

Christakis merr shembullin e viteve ’20 e të zhurshme, të cilat pasuan pandeminë e vitit 1918. Njerëzimi do të zhytet në një epokë vesesh dhe kënaqësish. “Njerëzit do të kërkojnë pa ndërprerje ndërveprime shoqërore,” shtoi ai duke përmendur edhe “shthurjen seksuale”, një që shkon kundër fesë, si edhe shpenzimet. Mjafton të kujtoni filmin “The Great Gatsby” bazur te romani i F. Scott Fitzgerald, “Getsbi i madh”, që përshkruan ndër të tjera edhe kulturën e festave në vitet ’20

Ky rezultat përfundimtar është mjaft i parashikueshëm, tha ai, sepse pandemia - edhe pse e panjohur për ata që jetojnë sot - nuk është një fenomen i ri në historinë njerëzore. Christakis thotë se këto “plagë” janë të reja për ne, por jo për njeriun si specie

"Shumë njerëz duket se mendojnë se janë veprimet e qeverive të cilat po bëjnë që ekonomia të ngadalësohet - kjo është e gabuar", u shpreh ai ai. "Është thjesht virusi që po bën që ekonomia të ngadalësohet, sepse ekonomitë u shkatërruan edhe në kohërat antike kur ndodhën murtaja, edhe kur nuk kishte asnjë qeveri që thoshte:"Mbyllni shkollat dhe mbyllni restorantet"

Profesor Christakis theksoi se shoqëria e ditëve të sotme është e pabindur dhe mund të kishim bërë më mirë, megjithatë vlerësoi arritjet në shkencë. “Ne jemi gjenerata e parë e njerëzve të gjallë që jemi përballur me një kërcënim dhe i jemi përgjigjur në kohë reale me ilaçe të efektshme. Kjo është mrekulli.
 
Do rritet popullata domethene...do kemi nje baby boom :p
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top