Femrat trashen pasi martohen

Nuk ka rëndësi se sa peshon, është joshëse te prekësh, përqafosh dhe përkëdhelësh trupin e një femre.
As ja kam idenë se cfare mase je apo nëse je apo nuk je në formë dhe kjo nuk më shkakton asnjë lloj emocioni.
Vajzat e holla që sfidojnë nëpër pasarela ndjekin tendencën e dëshiruar të stilistëve, të cilët mesa duket i urrejnë femrat dhe bëjnë konkurrencë me to.
Modelet e tyre janë thjesht ca fije kashte.
Grimi është shpikur për femrat që ta përdorin. Përdoreni! Po të qe për fytyra të lara vetëm me ujë dhe sapun na mjaftojnë tonat
Fundet janë shpikur për të nxjerrë në pah këmbët tuaja fantastike dhe nëse natyra ju ka falur këto forma ka një arsye se pse e ka bërë.
Është ligj i natyrës që të gjithë ata që martohen me një modele të dobët, anoreksike, bulimike dhe nervoze, kërkojnë pastaj një të dashur prej mishi, simpatike dhe të shëndetshme.
Gocat e reja janë të lezetshme. Po ato tek të dyzetat ç'janë? Për shumë prej tyre shumë janë gati ta marin Atlantikun me not.
Trupi ndryshon, rritet. Mos u çmend vetëm pse nuk të bën më fustani kur ishe 18 vjeçe.
Nëse një femër 40 vjece që hyn në fustanin kur ishte 18 vjeçe ose ka probleme zhvillimi ose është duke u vetëshkatërruar. Më pëlqejnë femrat që bëjnë një jetë të ekuilibruar dhe dinë të kontrollojnë ndjenjat e tyre të fajit.
Më pëlqejnë dhe ato që kur duan të hanë, hanë me shije (dieta filon pas shtatorit jo më parë), dhe kur duan të mbajnë një dietë e mbajnë gjithë gëzim, pa dhunuar veten dhe pa vuajtje. Kur janë në intimitet me partnerin e shijojnë ngadalë, kur duan të blejnë e blejnë dhe kur duan të kursejnë, kursejnë.
Disa rrudha në fytyrë, disa çarje në bark, ca smaliatura nëpër këmbë nuk të bëjnë më pak të bukur. Janë dëshmi që ke bërë diçka në jetën tënde, nuk ke jetuar brenda në naftalinë apo e ke kaluar jetën në qëndra estetike. Ke jetuar!!!
Trupi jot është zonë e shenjtë e shtatzënisë, që aty jemi ushqyer dhe rritur, pa dashur kemi krijuar ca smaliatura dhe çarje dhe shenja të tjera që na kanë mbajtur gjallë.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top