Femrat: Nuk tradhtojmë kurrë. Pse e kundërshtojnë?

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Femrat: Nuk tradhtojmë kurrë. Pse e kundërshtojnë?
Femrat_Nuk_tradhtojme_kurre_Pse_e_kundershtojne.jpg
Përse tradhtojnë femrat? Po fundja ç'ndryshim ka, përse ato duhet të kenë ndonjë arsye të ndryshme nga ato të meshkujve? Tradhtia ngelet tradhti, pavarësisht faktit nëse je femër apo mashkull. Edhe pse këtë që thuhet mund ta kundërshtojnë shumica e femrave.

Përballë pyetjes "përse tradhtojnë femrat?", nuk janë të pakta ato që mund të ngelën të shtangura nga pyetja. "Nuk e di. Unë për vete nuk kam tradhtuar ndonjëherë!". Kjo është përgjigjja që kanë dhënë pjesa më e madhe e të anketuarave. E pra, femrat nuk e njohin fjalën tradhti. Për t'u çuditur kjo, sepse meshkujt thonë krejt të kundërtën. Femrat do të thoshin se ç'rëndësi ka se ç'mendojnë meshkujt, kur bëhet fjalë për to dhe ato e dinë shumë mirë që nuk tradhtojnë. Por meshkujt thonë se jo në pak raste kanë provuar tradhtinë e femrave.


"Nuk tradhtojmë kurrë"

ثshtë nga të paktat sondazhe që nuk ka pasur asnjë mendim të përbashkët mes dy sekseve. Ndërsa femrat në asnjë mënyrë nuk pranojnë që të mbajnë epitetin tradhtare, meshkujt nuk ngurrojnë të derdhin një lumë fjalësh kundër tyre, thua se femrat e kanë shpikur të parat fjalën tradhti. E në fakt, po të mbështeteshim në histori, ato kanë pak të drejtë. Gjithmonë duke përjashtuar veten, ato, ia lënë fajin meshkujve që nuk i kanë më në vëmendje. Ata, duke mos përjashtuar asnjë, thonë se ato e kanë tradhtinë në karakter.

"Nëse një femër tradhton, për këtë e ka fajin partneri i saj. Ajo do ta bënte një gjë të tillë, vetëm nëse nuk gjen tek ai dashuri dhe siguri. Kështu që detyrohet t'i kërkojë tek një tjetër. Por gjithsesi, të rralla janë ato femra që tradhtojnë"- shprehet një nga të anketuarat. "Nëse ajo nuk ndihet mirë pranë partnerit të saj, duhet të mundohet ta rifitojë atë dhe jo të vrapojë në krahët e dikujt tjetër", kundërshton një i anketuar i seksit mashkull. Femrat në karrierë kanë më shumë mundësi të tradhtojnë. Kjo për arsyen se duke qenë se mund të ndihen disi të plotësuara me veten, kërkojnë fusha të reja për të eksperimentuar. Flirtojnë dhe luajnë rolin e femrës së emancipuar që nuk ka tabu dhe paragjykime.


Eksperiencë apo mungesë vëmendjeje

Edhe pse e mbajnë veten për besnike të përjetshme, nuk kanë pse bëjnë përjashtim nga pjesa tjetër, që janë meshkujt. Duket se në çështjen e tradhtisë femrat dhe meshkujt janë të ndarë në dy kampe pa asnjë të përbashkët. Secili justifikon veprimin e vet dhe sheh me sy mjaft kritik atë të tjetrit.

Nëse do të kishim parasysh disa nga motivet që shtyjnë një mashkull në tradhti si p.sh. etja për eksperienca të reja dhe pamundësia për t'i bërë ballë tundimit, nuk shihet ndonjë arsye se përse femrat duhet të bëjnë përjashtim. Të tilla arsye fare mirë mund t'i shtynin edhe ato të bënin të njëjtën gjë. Të tradhtonin. Shumë të rralla janë ato femra që e pranojnë një gjë të tillë. Femra përdor tradhtinë e tij për të qenë e justifikuar për një veprim që ndoshta nuk ka guxuar për arsye të ndryshme ta bënte më parë? Të tjerë mendojnë se një femër nuk ka nevojë fare për arsye. Ajo tradhton dhe kaq.


Por sa e falshme është tradhtia nga pala tjetër?

Duket se të dy, si femra si mashkulli, janë shumë të ndjeshëm për sa i përket kësaj pikë, vriten dhe lëndohen nga tradhtia. U duket e pafalshme kur e bën tjetri dhe mundohen ta justifikojnë me të gjitha mënyrat kur e bëjnë vetë. ثshtë e vështirë të thuash se sa e fal tradhtinë. ثshtë shumë e rëndë, por ndonjëherë shumë gjëra varen nga momenti dhe nga rrethanat në të cilat ndodhesh. Të flasësh për tradhtinë si fenomen nuk është shumë e vështirë, të tregosh përvojën tënde, kjo qenka e pamundur. Asnjë nga të anketuarit nuk mori guximin të tregonte për veten, nëse kishte tradhtuar apo e kishin tradhtuar ndonjëherë.


Tradhtia, armë në duart e femrës

Nuk janë të rralla rastet kur një tradhti përdoret për të tërhequr vëmendjen e partnerit. Ajo ndjehet e lënë pas dorë, lidhja e dikurshme mes të dyve nuk është më e fortë dhe marrëdhënia ka rënë në krizë. Si t'ia bëjë që gjërat të kthehen siç kanë qenë më parë? Nëse bëhet xheloz, do të kuptojë se jam edhe unë këtu. E rrallë, por ndodh.

Gjithmonë në fokusin e eksperiencave të të tjerëve ose edhe të vetat, por që thuhen të fshehura nën të tjera identitete, pjesëmarrësit në sondazh tregojnë se si një tradhti përdoret për të t'i treguar partnerit se e ka lënë pas dorë ose për ta bërë xheloz. Ndërkaq, në raste të tjera shumë femra ndjekin shembullin e partnerit. Nëse ai e tradhton, ajo bën të njëjtën gjë. Kështu, ai do ta kuptojë sesi ndihet ajo. Por a është kjo një mënyrë për t'i treguar se tradhtia e tij e bën të ndjehet keq, apo mos ndoshta më në fund doli në pah karakteri i saj i vërtetë?

Kush tradhëton më shumë në çift

Shumë studime kanë treguar se tipi i tradhtarëve seksualë, është edhe më i ndeshur në jetë. Meshkujt tradhtojnë më shumë se gratë dhe shpjegimi shkencor i këtij fakti duhet gjetur tek natyra e tij. Nga natyra, mashkulli është i destinuar që të përkthejë stimujt seksualë në fantazi erotike, ndërsa femra i transformon në ndjenja, emocione dhe dashuri. Edhe ajo tradhton, por më tepër se nëpërmjet raporteve seksuale, me anë të mendimit.

Ndërsa tradhtarët seksualë janë më të qartë në zgjedhjet e tyre. Ata dinë të ndajnë seksin nga ndjenjat dhe sipas sondazheve, rreth 50 për qind e meshkujve që kanë një lidhje të dyfishtë, vazhdojnë të jenë të dashuruar pas partnereve të tyre "zyrtare". Për ta, tradhtia është e vetmja mënyrë për të mbijetuar në një lidhje të qëndrueshme apo martesë. Aventurat e shpejta janë për këtë tip tradhtarësh një mënyrë për të vlerësuar më tepër bashkëshortet.

Tradhëti e fshehur në lidhje të fshehtë

Studimet zbulojnë një panoramë tradhtarësh të qetë me ndërgjegjen e tyre. Pjesa më e madhe, rreth 75 për qind e tyre përgjigjet se nuk ndjehet aspak në faj ndaj partnerit, ndërsa gjysma e tyre pranon se situata me një marrëdhënie të rregullt dhe një lidhje të fshehtë është krejt normale për ta. Të paktën derisa të mos zbulohen nga partneri. Dy te tretat e personave nuk arrijnë të zbulojnë tradhtinë e partnerëve të tyre.

Vetëm 13 për qind e të tradhtuarve është në dijeni të mëkatit dhe vetëm për shkak se partneri ka pranuar gjithçka që në dyshimin e parë. Si reagojmë kur zbulojmë mungesën e besnikërisë? Në të shumtën e rasteve shndërrohemi në detektivë të vërtetë. Ndjekim çdo lëvizje të partnerit dhe në fund të gjitha dyshimet dhe provat vendosen si akuzë përpara tradhtarit. Ndërsa për ata 13 për qind që zbulojnë faktin e të qenit të tradhtuar gjërat ndryshojnë. Një e treta e tyre ndjehet e njohin dashurinë e fshehtë.

Marrë nga "TIME MAGAZINE"
 
Titulli: Femrat: Nuk tradhtojmë kurrë. Pse e kundërshtojnë?

nuk e di nuk me ka ndodhur asnjeher por nese i dashur im nuk me respekton ashtu si duhet apo nuk gjej mbeshtetje tek ai ateher per qfar me duhet ai e ateher da ta kisha trdhetuar edhe nuk do te pendohem per at qe do ta tradhetosha........
 
Titulli: Femrat: Nuk tradhtojmë kurrë. Pse e kundërshtojnë?

deri me tani sme ka ndodh te tradhtoj por e pranoj qe dhe mund te ndodhe se njerez jemi tundohemi dhe ne si meshkujt ,,ska ndryshim fare mes nje tradhtie mashkulli dhe femre ,,njesoj eshte ajo ,,,megjithate nqs ne apo partneri yne tradhton e keqja ehste mbi vete ciftin ne nje lidhje dhe jo vec mbi mashkullin apo mbi femren dmth tradhtia prish nje marrdhenie nderkohe qe mund te plotesoje kenaqesine e vetem njerit apo tjetrit
 
Titulli: Femrat: Nuk tradhtojmë kurrë. Pse e kundërshtojnë?

Ka qene nje teme me titull: pse tradhetia e femres eshte me e rende ne pikpamje se ajo e meshkujve?

pikerisht per kete nuk e pranojne ( e kundershtojne )..sepse shoqeria tradhetine e femres e denon si nje veprim te ulet,jo se per mashkullin jo por mjaftohen me ate shprehjen: ai eshte mashkull ben cte doje,po ajo femer..ci ngeli?
besoj se kjo eshte arsyeja!
 
Titulli: Femrat: Nuk tradhtojmë kurrë. Pse e kundërshtojnë?

tani tradhetojne dhe meshkujt dhe femrat eshte e kote qe njeri thot femrat nuk tradhetojne dhe tjetri meshkujt nuk tradhetojne kemi meshkujt dhe femrat disa kan tru nga te dyja palet dhe jane ok
disa te tjere jan pak te semure me idete e seksit dhe kto lloj tipash tradhetojne prandaj te 2ja palet tradhetojne

p.s mos na rafshin per pjese thaj kto qe tradhetojne:)
 
Titulli: Femrat: Nuk tradhtojmë kurrë. Pse e kundërshtojnë?

Po patjeter qe trathtojne....por pse se pranojne? Akoma kan frike nga paragjykimet apo ca?
 
Titulli: Femrat: Nuk tradhtojmë kurrë. Pse e kundërshtojnë?

Ato qe tradhetojne dhe nuk duan ta thone, e bejne per 2 arsyje:

1) kane kutpuar gabimin dhe nuk e bejne me
2) genjejne vehten

Kategoria e dyte, jane ato persona te cilet mua me japin nje lekundje te fuqijshme stomaku:)
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Femrat: Nuk tradhtojmë kurrë. Pse e kundërshtojnë?

po ndodh dhe prej paragjykimeve te shoqerise/familjes.........pastaj kush eshte ai/ajo qe thote: un kam tradhetuar..........
po u kap,atehere eshte i detyruar te pranoje!!!!!!!
 
Titulli: Femrat: Nuk tradhtojmë kurrë. Pse e kundërshtojnë?

Po pse mashkulli thot po une kam trathtuar nqs se kapin?;)
 
Titulli: Femrat: Nuk tradhtojmë kurrë. Pse e kundërshtojnë?

Te dy palet jan njelloje!
 
Last edited by a moderator:
Titulli: Femrat: Nuk tradhtojmë kurrë. Pse e kundërshtojnë?

Po pse mashkulli thot po une kam trathtuar nqs se kapin?;)

hahha cfare pyetje sepse ai tip mashkulli quhet Rrugaç por mashkulli qe ka pak tru nuk tradheton atehre mua si devil o angel mereni si te doni me pelqen njera por nuk ma ben zemra te tradhetoj sic e permenda dhe me lart kto tipa qe tradhetojne jane te semure ne tru kane seksin ne mendje jane me fiksime prandaj tradhetojne se ne fund te fundit me e thene me fjale popullore vrima eshte vrime e kallomi kallom ;)
 
Titulli: Femrat: Nuk tradhtojmë kurrë. Pse e kundërshtojnë?

Angel dhe ty mund te te ndodhi te jesh tap nje nate, e ne mengjes te zgjohesh ne krevatin e tjeteres....dhe nqs ti ke ne shtepi nje te dashur qe e do shume...
Kjo squhet trathti?
Dhe do vesh ti thuash te dashures...."e dashur dije isha tap....dhe e kalova naten me nje tjeter femer?!!!!"
 
Titulli: Femrat: Nuk tradhtojmë kurrë. Pse e kundërshtojnë?

tradhetia lind atehere kur dashuria zbehet. cdo gje ka vendin e saje. po u zbeh dashuria atehere tradhetia ja ze vendin
 
Titulli: Femrat: Nuk tradhtojmë kurrë. Pse e kundërshtojnë?

Angel dhe ty mund te te ndodhi te jesh tap nje nate, e ne mengjes te zgjohesh ne krevatin e tjeteres....dhe nqs ti ke ne shtepi nje te dashur qe e do shume...
Kjo squhet trathti?
Dhe do vesh ti thuash te dashures...."e dashur dije isha tap....dhe e kalova naten me nje tjeter femer?!!!!"

lali jo tape te jeme por dh e te kem thith pluhur sbehet ajo gje kur nje person e don nuk e tradheton dhe nese dicka e tille ndodh qe un zjohem ne krevat me nje tjeetr se nuk mbaj mend nga momenti qe e shikoj ne krevat tjetren ja them qe un sjam per ty sepse tipi im nuk mban gjerat brenda un si person po pata dicka e them nuk mund ti mbaj brenda prandaj smund te shtirrem
 
Titulli: Femrat: Nuk tradhtojmë kurrë. Pse e kundërshtojnë?

mashkuli thot ashtu se ka budallenj qe e quajne trimetri..se nje me mend ne kok sbesoj se do ta bente!"
 
Titulli: Femrat: Nuk tradhtojmë kurrë. Pse e kundërshtojnë?

E bejne dhe ata me koke ne mend:p vetem per strong sensations:D
Mashkulli si dhe femra mund ti kapi nje sentiment monotonie ne nje moment....
Por une jam me mire per ndarje para tradhetise!
 
Titulli: Femrat: Nuk tradhtojmë kurrë. Pse e kundërshtojnë?

E bejne dhe ata me koke ne mend:p vetem per strong sensations:D
Mashkulli si dhe femra mund ti kapi nje sentiment monotonie ne nje moment....
Por une jam me mire per ndarje para tradhetise!

po ke te drejte deri diku kto gjera i ben dikush qe ska pare femer me sy dhe sdin te kete rrespekt atehere un kam bredh kam provuar cdo gje dhe sipas shume provave dhe konklusioneve kam vene re se tradhetia eshte e kote sja vlen sepse sic e permenda me lart vrima eshte njesoj :)un flas per vete un nuk tradhetoj me do ju duket cudi por eshte e vertet sme intereson me tradhetia
 
Titulli: Femrat: Nuk tradhtojmë kurrë. Pse e kundërshtojnë?

hahah po ashtu thoja un ke nje teme per nje shanc te dyte,se sduhet falur po tradhtoi..por duhet te kete ndarje.e mu hodhen te gjith ne fyt.:D
ne fakt po,duhet te kete ndarje!
 
Titulli: Femrat: Nuk tradhtojmë kurrë. Pse e kundërshtojnë?

Po ndarja duhet para tradhetimit...se kuptoj pse eshte kaq veshtire...
Supozohet qe je i lidhur me dike qe e ke dashur (them qe e ka dashur sepse tani po tradhton) dhe qe e respektoje, atehere pse nuk e respekton deri ne fund dhe i ve pike lidhjes....Ne kete menyre do e vrasesh eshte e vertete kjo....por me mire nje dhimje e till se sa te maresh vesh qe te tradhtojne...besoj qe ska ndjejne me te poshter....\

ps:urrime angel per vendimin tend mos tradhtosh:)
 
Titulli: Femrat: Nuk tradhtojmë kurrë. Pse e kundërshtojnë?

Po ndarja duhet para tradhetimit...se kuptoj pse eshte kaq veshtire...
Supozohet qe je i lidhur me dike qe e ke dashur (them qe e ka dashur sepse tani po tradhton) dhe qe e respektoje, atehere pse nuk e respekton deri ne fund dhe i ve pike lidhjes....Ne kete menyre do e vrasesh eshte e vertete kjo....por me mire nje dhimje e till se sa te maresh vesh qe te tradhtojne...besoj qe ska ndjejne me te poshter....

ps:urrime angel per vendimin tend mos tradhtosh:)

per kete postim jam 100% dakort me ty dh eun preferoj ndarjen une smund te shokoj ne sy nj eperson qe kam tradhetuar
p.s e meriton nji resp per kete postim
 
Titulli: Femrat: Nuk tradhtojmë kurrë. Pse e kundërshtojnë?

Une me te lehte e kam ta le nje person se ta tradhetoj
te pakten e kam ndergjegjen e qete
 
Titulli: Femrat: Nuk tradhtojmë kurrë. Pse e kundërshtojnë?

Pse femrat nuk pranojn se kan tradhetuar ?
Supozohet se njeriu eshte i prirur te flasi veqanerisht per gjerat e bera per t cilat ndjehet krenar per veten

Nuk besoj se ka dikush qe tradheton dhe te ndjej "krenari" per kte...Perkundrazi , mendoj se do te ndjej faj, vrarje ndergjegjje (varet dhe si ka arrit deri aty) etj etj
Eshte dicka qe mbase mund ta diskutosh vetem me nje mik/e shume te ngushte, thjesht per tu rrefyer ose per ta heq nga vetja.. per tu ndjer me "e lehtesuar" mbase, po sbesoj se mund t jet aq e leht per tu then sikur t kesh ber dicka normale .
 
Titulli: Femrat: Nuk tradhtojmë kurrë. Pse e kundërshtojnë?

pikerisht,inushja ka te drejte..se po flasim per tradheti......duke shtuar faktin se tradhetia femres gjykohet me teper se e meshkujve
 
Titulli: Femrat: Nuk tradhtojmë kurrë. Pse e kundërshtojnë?

nese nje djale tradhton femra me leht e fal ate...kurse anasjelltas jo...se di pse
 
Titulli: Femrat: Nuk tradhtojmë kurrë. Pse e kundërshtojnë?

Sepse ego-ja e nje mashkulli lendohet sikur te jet i "zevendesuar" me nje tjeter...dhe sepse mashkulli ende ndihet superior femres
 
Titulli: Femrat: Nuk tradhtojmë kurrë. Pse e kundërshtojnë?

Uk e kam provuar akoma te tradhetoj.....me kane tradhetuar dhe kam falur(gabimi me i rende ky)ndihesh shuuuuume keq,shume bosh dhe e pavleresuar..........
 
Titulli: Femrat: Nuk tradhtojmë kurrë. Pse e kundërshtojnë?

tradhetojne apo jo femrat e te tjereve pak rrendesi ka.....per nje gje me vjen shume mire dhe me ben te ndihem krenar.....qe femrat e forumit tone...fjalen tradheti nuk e njohin....
 
Titulli: Femrat: Nuk tradhtojmë kurrë. Pse e kundërshtojnë?

Cfare te ben te jesh kaq i sigurte?
 
Titulli: Femrat: Nuk tradhtojmë kurrë. Pse e kundërshtojnë?

Po meshkujt e forumit a tradhetojne Manu?!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top