Feminizmi dhe pranimi i tij si pjese integrale e shoqerise.

Feminizmi shpeshherë konceptohet gabim dhe i jepet nje ngjyrim radikal duke nisur që nga emri.Feminzmi nuk është krijuar të përmbysi gjininë mashkullore,e as të krijoj përcarje idesh se cila gjini do të superojë kë.Feminzimi është rryma e cila përpiqet që të drejtat e shkelura dhe të mohuara të grave ti vendosi në vend,aty ku dhe i takon të jenë.Një feminist /feministe mbron dhe mbështet të drejtat e grave dhe barazinë e tyre si gjini.Cdo femër duhet të luftojë dhe të ketë të drejta dhe mundësi të barabarta si në arsim,në punësim e kudo ku ajo e do që të ketë progres.Feminizmi nuk është dhe nuk duhet trajtuar as si nevoja delikate të grave që kanë nevojë për përkujdesjen nga burrat,ashtu sic dhe nuk duhet parë si rebelim i ashpër i grave kundrejt burrave duke dashur të zvogëlohet fuqia e këtyre të fundit.Jo, të dyja qasjet janë gabim.Kërkohet mundësi e barabartë për të dy gjinitë duike i thënë stop diskriminimit.Jetojmë në një shoqëri moderne ku femrat kanë fituar dhe vazhdojnë dhe fitojnë vendin e tyre të rëndësishëm në botën e biznesit,në botën e arsimit,në botën e shkencës,në botën e kulturës,sportit,arteve.
Gjendja e grave, sidomos diskutimet në lidhje me pozitën e femrave në familje, integrimi i femrave në shoqëri, roli i tyre në shoqëritë dhe institucione publike.,kanë qenë prej çështjeve të cilat gjithnjë kanë ngritur diskutime dhe polemika dhe në çdo rajon të botës femrat janë trajtuar në mënyra të ndryshme dhe në bazë të kulturave që sundonin në ato rajone.Nisim me një historik të shkurtër për të ardhur dhe për të folur rreth ditëve të sotme.Që në parahistori në klasë të pestë kemi mësuar që gratë rrinin në shtëpi dhe burrat dilnin për gjah,gratë rrisnin fëmijët vet(ishin dhe fëmijët e burrit),burrat dilnin për gjah,gratë gatuanin,kujdeseshin për familjen,burrat dilnin për gjah.Shekuj më herët nga periudha jonë shohim nje rol të ngjashëm të gruas parahistorike me gruan e viteve 1900.Grave nuk iu merrej parasysh fjala,nuk mund të shkolloheshin,nuk mund të punësoheshin në postet që ato dëshironin,nuk mund të zgjidheshin e as të zgjidhnin,nuk kishin të drejta pasurore,nuk mund të përfiton nga të drejtat që i rridhnin nga martesa përvec mbiemrit të burrit dhe shtëpisë që ato ndanin me të,në rastet kur ishin ende të lidhur me martesë. Në 1920 gratë shqiptare më në fund kishin të drejtën e votës,si një e drejtë universal,e fituar kjo fill pas amerikanëve.Ka shërbyer dhe ëndrra amerikane për shqiptarët dikur.Ky shkrim nuk ka synim të flasi për historinë dhe menyrën se si kanë evoluar gratë,si kanë zëvëndësuar pantallonat e magazinave dhe kanë kaluar tek fundet e zyrës,nuk ka as për qëllim të gjej fajtorët në një shoqëri patriarkale maskiliste.Ky shkrim ka për qëllim të mësoj që femrat dhe meshukujt dy gjinitë e planetit Tokë gëzojnë të drejta të barabarta dhe shancet duhet të jenë po ashtu. Lëvizja feministe ka shënuar disa suksese për realizimin e të drejtave të gruas si pjesëmarrja e gruas në proceset e vendimmarrjes shoqërore dhe politike, fitimi i vetëbesimit për të marrë pjesë në sferat ekonomike, politike, letrare dhe artistike mirëpo realiteti tregon se pasojat negative të lëvizjes feministe kanë qenë të mëdha se sa kompensimi i padrejtësive të bëra kundër tyre, sepse në disa raste pikërisht kjo lëvizje ka shkaktuar padrejtësi tjetër për gratë. Të shumtë janë ata të cilët, pasojat negative të feminizmit i konsiderojnë shumë më të mëdha se pasojat pozitive të kësaj lëvizje dhe kanë bërë kritika të gjëra ndaj tyre. Disa prej pasojave negative të feminizmit janë shtimi i agresionit, përdhunimit seksual dhe dhunës ndaj grave. Me pranimin e gjerë dhe të pakushtëzuar të grave në shoqëri si një prej kërkesave të preferuara të feminizmit, si dhe me pershtatjen e kulturës dhe lirisë seksuale, u krijua një ambient dhe rrethana të përshtatshme më shumë se sa në të kaluarën për shfryrjen e epsheve seksuale jashtë kornizës ligjore. Partitë politike shfrytëzojnë propagandën dhe protestat e feminsteve për qëllimet e tyre. Premtimet e partive politike për t'i bërë kandidate grat, në realitet është një garanci për të mbushur kutitë e votimit në favor të tyre. Kjo është për arsye se pikëpamjet e tyre ndaj gruas, janë pikëpamje imperialiste fitimprurëse dhe kapitaliste dhe për fat të keq për këtë arsye ligjet e të drejtave të gruas që vendosen në perëndim për nga forma e jashtme kanë moto për realizimin e të drejtave të gruas, mirëpo kanë qëllime fitimprurëse dhe shfrytëzuese për të nxjerrë në skenë një numër sa më të madh të grave edhe nëse bëhet kjo me shkatërrimin e aftësive dhe të talenteve ekzistenciale të tyre. Te drejtat e grave dhe barazia gjinore në Shqipëri rregullohen nga ligji nr 9970 dt 24.07.2008 ‘’Për barazinë gjinore në shoqëri’’ i cili rregullon çështjet themelore të barazisë gjinore në jetën publike, të mbrojtjes dhe trajtimit të barabartë të grave e burrave, për mundësitë dhe shanset e barabarta për ushtrimin e të drejtave, si dhe për pjesëmarrjen e ndihmesën e tyre në zhvillimin e të gjitha fushave të jetës shoqërore ku ndër të tjera citohet se cdo trajtim më pak i favorshëm i një personi për shkak të gjinisë, në krahasim me trajtimin që i bëhet, i është bërë ose do t’i bëhej një personi të gjinisë tjetër, në një situatë të ngjashme, përbën diskriminim të drejtpërdrejtë për shkak të gjinisë dhe ndalohet.Dispozitë mjaft e qartë,por a zbatohet?!Një ndër aspektet ku unë do citoja ku ligji nuk zbatohet është fusha e marrëdhënieve të punës.Punëdhënësit duhet që në cdo rast të të mos përfshijë elemente të diskriminimit në bazë të gjinisë në shpalljen e vendit të lirë të punës dhe të sigurojë mundësi të barabarta për femrat dhe meshkujt për të aplikuar në vendet e lira të punës,gjithashtu punëdhënësi nuk mund të disfavorizojë një punëkërkues, duke vendosur rregulla, kritere ose metoda procedurale, që në dukje janë neutrale, por që në praktikë janë më pak të favorshme për personat e gjinisë tjetër, përveçse për shkaqe objektive dhe të arsyeshme. Parimi i barazisë duke mos bërë diferencimin mes grave dhe burrave, ashtu si gjendet formalisht në ligj, shpesh në mënyrë të fshehtë nënkupton diskriminim ndaj grave. Duke pasur parasysh pozitat dhe rolet e ndryshme që kanë gratë dhe burrat në shoqëri, shpesh barazia “de iure” rezulton në diskriminim “de facto”.Një instrument i rëndësishëm i parë në këndvështrimin ndërkombëtar është dhe ‘’Deklarata për Eliminimin e Dhunës Ndaj Grave’’,e miratuar nga OKB-ja ku kategorikisht ndalohet dhuna ndaj tyre. Në shumë shoqëri gratë edhe vajzat i nënshtrohen dhunës fizike, seksuale dhe psikologjike, të cilat si në jetën publike edhe në atë private ndërprejnë vijat e të ardhurave, klasës dhe kulturës. Gratë shpesh bëhen viktima të dhunimit, abuzimit seksual, ngacmimit seksual dhe kërcënimit. Skllavëria seksuale, shtatëzania, postitucioni i detyruar, sterilizimi, abortimi i detyruar, zgjedhja e parakohshme e gjinisë dhe vrasja e foshnjeve vajza, janë gjithashtu vepra të dhunës së kryer ndaj grave.
Që një femër të quhet feministe,jo domosdoshmërisht ajo duhet të biej pre e sulmeve mashkullore në cdo situatë dhe rutiinë të ditës.Femrat janë femra dhe gëzojnë mundësi dhe shance të njejta,zgjedhje autonome dhe të konsideruara nga vet ato.Mjaft më me terma konservatore dhe maskiliste ku femra e ka vendin në shtëpi të kujdeset për fëmijët,nuk është aq e zgjuar sa një mashkull,është mollë sherri në ambientin e punës,nuk duhet të arsimohet se nuk ka nevojë dhe shumë gjëra të lidhura me faktorët e mësipërm.Shoqeria duhet të emancipohet që cdo zgjedhje është individuale,ndikon drejtëpërdrejtë tek individi dhe individi e zgjedh vet mënyrës e jetesës.


Autore: Arlinda Qato dhe Paola Ymet
 
No way shkrimi tret i hektar e gjys shuuume për mjes lool maybe another time ?
 
Trajtim i thjesht dhe i kuptushem.
Ne fakt nese i kthehemi historise maskiliste,femra nder dekada shekuj eshte trajtuar aq vulgarisht,sa qe te marrim kosuret pas duhet patjeter te shkojme drejt shoqerise matriarkaliste.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top