Fëmijët që gjetën vdekjen nga zjarri ishin për vizitë te gjyshërit

Vajza

Antarë i Respektuar
(VIDEO) Fëmijët që gjetën vdekjen nga zjarri ishin për vizitë te gjyshërit
February 23, 2020

Tre fëmijë nga dy motra kanë humbur jetën mëngjesin e sotëm gjatë shpërthimit të bombolës së gazit në familjen Alimi, në fshatin Rramanli. Sipas fqinjëve, fëmijët, së bashku me nënat e tyre, njëra e martuar në Kumanovë, tjetra në fshatin Vishticë, në mbrëmje kanë ardhur mysafir tek prindërit e tyre. Mëngjesin e sotëm përderisa kanë qenë duke fjetur në dhomën e ndejës, ndërsa gratë kanë qenë duke gatuar në kuzhinë, ka ardhur deri tek shpërthimi, pas të cilit, tre fëmijët kanë humbur jetën në mënyrë tragjike, ndërsa edhe shtatë anëtarët të tjerë kanë përfunduar me lëndime.

Pas denoncimit të rastit, njësitet e zjarrfikësve kanë dal në vendngjarje për të shuar flakët që kishin kapluar shtëpinë ku ndodhi shpërthimi.

Vidan Trajkovski, komandant në Njësinë Territoriale të Zjarrfikësve – Kumanovë: Pas lajmërimit për zjarr në ora 10.10 minuta , menjëherë jemi nisur me një automjet dhe 4 zjarrëfikës . Në vendin e ngjarjes hasëm në shtëpinë e ërfshirë nga flakët e zjarrit. Zjarri është shkaktuar nga eksplodimi i bombolës së gazit”.

Tragjedinë dhe numrin e personave që pësuan e ka konfirmuar edhe MPB , kurse në vendin e ngjarjes ishte edhe zv.ministri i MPB Agim Nuhiu.

Agim Nuhiu, zv/ministër i MPB-së: Informatat e para flasin për zjarrin e shkaktuar nga bombola e gazit, që ka ndodhur rreth orës 10 të mëngjesit. Për fat të keq kemi të konstatuar 3 viktima. Bëhet fjalë për fëmijë prej 10 deri në 12 vjeç, kurse 7 persona të tjerë janë transferuar në Klinikën universitare në Shkup ku është duke iu dhënë trajtimi i domosdoshëm”.

Tragjedia e mëngjesit të sotëm ka tronditur rëndë edhe banorët e lagjes dhe fqinjët e familjes Aliu.

Taxhedin Esati, Bashkësia Vendore e fshatit Rramanli: Shumë na vjen keq për këtë rast , një tragjedi familjare që nuk mund të përshkruhet. Na vjen shumë keq për këtë rast të ndodhur. Lusim Zotin ata që kanë mbetur gjallë të shpëtojnë, kurse familjes durim që të tejkalojë këtë situatë”.

Në tragjedinë e sotme jetën e kanë humbur tre fëmijë, ndërsa shtatë familjarë të tjerë janë lënduar, prej të cilëve katër janë në rrezik për jetë. /SHENJA/
 
Edtoje titullin nfund
 
Ka shkuar ë katër numri i viktimave si pasojë e shpërthimit të një bombule gazi në fshatin Rramanli të Kumanovës.

Pas tre fëmijëve, ka ndërruar jetë dhe Shaip Alimi, 60 vjeç, mëson Albeu.com.

Sipas fqinjëve, fëmijët, së bashku me nënat e tyre, njëra nga Kumanova, tjetra nga fshati Vishticë (Kumanovë), në mbrëmje kanë ardhur mysafir tek prindërit e tyre.

Në mëngjes fëmijët kanë qenë duke fjetur në dhomën e ndejës, ndërsa gratë kanë qenë duke gatuar në kuzhinë. Tre fëmijët dhe 60 vjeçari humbn jetën teksa në spital ndodhen gjashtë anëtarët e tjerë./albeu.com
 
:'( gjynah..
 
Allahu i meshirofte :(
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top