Fëmijët e armiqve groposen të gjallë

LoSsT

VIP
V.I.P
Kore e Veriut, 27 shkurt 2014 - Fëmijët e armiqve të regjimit koreano verior shpeshherë shërbejnë si ushqim për qentë e kufirit ose groposen të gjallë. Rrëfimi vjen nga një ish gardiane koreano veriore, Ahn Myong-Chol, e cila u arratis nga vendi komunist në vitin 1994.

kalamajte.jpg

"Mbaj mend që një herë, pesë fëmijë të vegjël iu dhanë tre qenve të egërsuar, të cilët i shqyen brenda pak minutash tre prej tyre. Dy fëmijët e tjerë morën plagë të rënda, por nuk kishin vdekur ende kur i varrosën disa gardianë të tjerë", tha 45-vjeçarja, në një dokumentar të transmetuar nga "Agence France Presse".

Po aq rrënqethëse, edhe dëshmia tjetër e Chol, e cila tregoi se si formë edukimi, fëmijë fare të mitur detyrohen të jenë spektatorë në ekzekutimet çnjerëzore të të burgosurve nëpër kampe.

Rrëfimi i ish-gardianes vjen një javë pasi një Konferencë në Gjenevë demaskoi krime të pabesueshme që ndodhin në shtetin më të izoluar të botës. Në Korenë e Veriut, një vend me 24 milionë banorë, ka mbi 120 mijë të burgosur dhe qindra mijëra të internuar.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/
 
Titulli: Fëmijët e armiqve groposen të gjallë

Kjo ndodhe kur nje psikopat e udheheq vendin dhe te tjeret jene nen hipnozen e tij publike...Turp te ndodhe kjo ne shek.XXI
 
Titulli: Fëmijët e armiqve groposen të gjallë

Cjane keto makabritete qe na degjojne veshet!

ty tkam pa te lexosh me vesh e te degjosh me sy :p
 
Back
Top