Fëmijëria jonë: kur Fejsbuku ynë ishte thjesht rruga.

D.

.
5AEAC327-96F1-453D-BD19-856EB27AB418.jpeg

Kemi luajtur në rrugë pa frikë, dhe kishim shumë pak: disa kanaçe bosh, disa gurë, një copë litar!

Dhe ishim të lumtur brenda, nuk kishte rëndësi pasuria.

Fjalë që duket se janë marrë nga një roman nga kush e di sa vite më parë, por nëse mendojmë, ishte jeta deri disa dekada më parë, për shumë prej nesh.

Jo në disa periferi të izoluara, siç ndoshta, edhe sot disa lajme na sjellin para syve, por në fëmijërinë tonë.

Bërja e krahasimeve mund të duket të jetë një ushtrim i thjeshtë nostalgjie, ndërsa nëse u thuhet fëmijëve dhe nipërve tanë, mund t’i bëjë ata të hapin sytë për një kohë të varfër në gjëra materiale, por të pasur me imagjinatë, krijuehsmëri, gëzim të zbulimit dhe jetës.

Disa përvoja të caktuara, sidomos ato që janë jetuar në fëmijërinë dhe në adoleshencën tonë, nuk harrohen lehtësisht.

Ato përbëjnë dyert përmes të cilave kemi filluar të kuptojmë jetën, botën.

7CDC2A8F-E7C3-4BE6-9751-A6ED8907248F.jpeg

Dhe si të tilla nuk munden të harrohen. Mësuesit, shokët e klasës, shokët e rrugës, një univers që dukej një hap larg, diçka që mund të linte shenja të pashlyeshme.

Qendra e vëmendjes sonë, thelbi i mendimeve që na shoqëroi çdo natë para se të binim në gjumë.

Vende, shtëpi, mjedise që mbushën jetët tona, shumë prej të cilave u skalitën në shpirtrat tanë.

Kush e ka harruar erën e barit të lagur nga stuhia e verës para se dielli të kthehej për të ngrohur imagjinatën tonë, ose shkëlqimin e llambave të rrugëve që na kujtonin, gjatë periudhës së shkollës, se ishte koha për të shkuar në shtëpi, për darkën e përgatitur nga gjyshja?

396AD7F2-7BF6-438A-A037-088E94A30BA7.jpeg

Disa momente ikën me nxitim, dhe jo gjithmonë mendonim që t’i jetonim me intensitetin që meritonin, sepse donim të rriteshim sa më shpejt, që të hynim në atë botë të të rriturve që na dukej të ishte skena që të gjithë e dëshironim.

Por duke u kthyer me mendje në ato ditë, dhe duke shikuar mënyrën se si sot shumë fëmijë kalojnë kohën e tyre, nuk mund të mos arrijnë të ndjejmë një formë nostalgjie.

Kemi luajtur në rrugë pa frikë, nuk ekzistonin rreziqet dhe kërcënimet e pranishme sot, kishim shumë pak, disa kanaçe bosh, disa gurë, një copë litare, por kjo ishte bota që na bënte të lumtur brenda, pavarësisht pasurisë.

5015198C-E2F5-4AD8-87A6-13BBF3F7B4E8.jpeg

Nuk shihnim koston e gjërave, ndoshta nuk i përballonim dot, por ishim fëmijë dhe të rinj të mbushur me jetë.

Kjo ka qenë fëmijëria jonë, dhe na vjen pak keq që sot nuk është më kështu.

U urojmë të rinjve të sotëm të kenë të njëjtën fantazi dhe të njëjtën dëshirë për të zbuluar, ajo që lind nga zemra dhe nga askund tjetër.

Bota.al
 
Ne femijeri kam qen shum tip asocial dhe e dhunshme (ne shkoll kryesisht)por kur ma kishte qefi, rrija dhe luaja dhe me te tjeret deri sa hutohesha mbas dickaje dhe largohesha nga grupi duke gjermuar dicka... insekt, lule, apo per te kerkuar manaferra sepse doja dicka te embel lol

Qefi im me i madh:te hidhesha te isllat (kshu quhen ato gjethet qe te djegin?)

Ose ose te hidhesha te tufa e derrasave sikur me qen te trampolino e pishines (vetem njehere te vetme me eshte ngul nje gozhd keq fare)

Te zbrisja kodren me shku ne plazh duke mbajtur sandalet plastike ne duar

Te degjoja historit e nje gjyshe po te njera e atyre kodrave nderkoh qe na thurrte kurora.

Te hypja me nje shoqe siper garazhdit me bluzen plot gura, per ti prish folene grenxave brenda nje banjo qe kishin aty mbrapa shtepise lol dhe e pakenaqur, zbrita per ti gjuajtur me shapk si psiko ? nje grenx ama u hakmarr aq shum sa qe dhe sot me ka ngel shenj ??????

Ose ose kur hypja siper kodres me marr qumshtin te nje plak... nderkoh qe e prisja, hypja siper pemes me henger ndonje fik mceftas lol
Tani qe e mendoj, ajo vonohej apostafat... sepse e dinte ?
 
Un kam hapur facebook ne vitin e fundit te gjimnazit lool.
Edhe sot po te me thuash ec luajm futboll,ose hidhemi me litar nuk pertoj.
Vajzat e sotshme ngjajn si lopa se nuk dalin te luajn,e cunat po ti shofih vec me syze:(:(.
Detyroheshin femijet e lagjes me merrnin ne grupin e tyre kur luanim topa luftash(rus) :p:p,se un i pullosja fort.
Eh kemi pasur femijeri te bukur atehere :):).
 
Vellai im eshte akrep, besoj kaq mjafton ?
Pse nuk thu... te vija te jepja nje dor ???????? le qe kot boj un se vdes per akrepat

Gruja ime akrep eshte dhe te siguroj nga ato qe dridhen dhe xhamat ?
 
  • Haha
Reactions: D.
Interesante, mbrëmë bisedoja me motrën pikërisht për këtë ndryshim të gjeneratave. Stilin e jetës të para teknologjisë dhe përfitimet dhe pasojat. Deri në moshën parashkollore, së paku fëmijëve u mundësohet të jenë sa më pak të prekur nga teknologjia.
Edhe më interesant fakti se fëmijëria jonë është i vetmi rast, kur 'varfërinë' e kujtojmë me buzëqeshje.
 
Tani duhet te cilsojme dicka,ne kemi nostalgji per femijirne tone kjo esht enormale.
Por dhe brezi qe po rritet, neser do thote te njejten gje brezit te ti pasardhes,duke pase parasysh se si do ndryshoje forma e jetes dhe ndoshta dhe femijerise.
Tani me siper thuhet,ne skalitnim shpirtin dijen etj etj nepermjet asaj forme jete.
Dakort jam,dhe une si brezi kam shume nostalgji,ne femijirine time mesova te njoh,dua dhe te shkrihem me natyren.Qe atehere me aq sa kam mundesi edhe ne ditet e sotshme su shkeputa kurre me prej saj.
Por,femijet sot kane nje zhvillim ndryshe,qofte ne formen e preceptimit psikollogjik,kreativ,te mendimit te individualizmit.
Nje pergjigje qe te kthen nje femije sot ne moshe7- 8 vjecare ne shpesh se jepnim as ne moshen 16.
Sot nje femije ka pigmentin e zgjuarsise,dhe te asaj cfare duhet apo jo,cfare pelqen apo jo me te forte se ne atehere ,dhe kete e shpreh,ndoshta indikator paresore teknollogjia dhe parametrat ndoshta e pakasa inert, per syrin tone,por qendron qe kur fillon e flet me ta,te vejne mire me shpatulla pas murit,ne kuptimin e mire te fjales.
Mua kjo me pelqen tek brezi i ri qe po rritet.
 
Shum e vertet kjo pjes.
Timit i thash : vieni qui che ti gonfio di botte
Ma ktheu:vieni tu qui che ti faccio io culo nero

?un ne vendin e tij, do isha mcef ne nje cep te dhomes duke shpresuar mos te haja shum dajak
 
hahahahaha,zemra vogel. puthe per mua forttt. :love::emoji_hugging:
 
Patjetër që në fëmijëri sido qoftë konteksti social me perjashtim të ekstremeve fëmija i merr me vrull të gjitha dhe është e drejtë të jetë kështu , por analiza që ishim me mirë kur ishim më keq nuk e di çfarë nënkupton në realitet ?
 
Un kam hapur facebook ne vitin e fundit te gjimnazit lool.
Edhe sot po te me thuash ec luajm futboll,ose hidhemi me litar nuk pertoj.
Vajzat e sotshme ngjajn si lopa se nuk dalin te luajn,e cunat po ti shofih vec me syze:(:(.
Detyroheshin femijet e lagjes me merrnin ne grupin e tyre kur luanim topa luftash(rus) :p:p,se un i pullosja fort.
Eh kemi pasur femijeri te bukur atehere :):).

A e ki shutin e forte, pom vyn 1lojtar me lu me te mahalles tem qitu :p
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top