Fe e vërtetë është islami.

Gabri3l

To be continued..
Njerëzit për të arritur deri te lumturia e dynjasë dhe për t’i njohur rrugët që çojnë deri te ajo kapen për shkolla ideologjike të ndryshme dhe i përkrahin ato! Njeriu i mençur s’ka nevojë të kapet për asnjërën nga to, sepse ai e di se, për të arritur deri të lumturia ekziston vetëm se një rrugë, e ajo është të kënaqurit e Allahut dhe të kapurit për fenë e Tij!
Feja e vërtetë tek Allahu është Islami dhe nuk pranon fe tjetër nga krijesat e Tij. Tek Allahu nuk ka pasur fe tjetër të pranuar përpos Islamit dhe nuk do të ketë kurrë e asnjëherë fe tjetër: “Feja e vërtetë tek Allahu është vetëm Islami”. (Ali Imran: 19)
Allahu e bëri Islamin fe të gjithë pejgamberëve dhe të ithtarëve të tyre. Pejgamberi i parë, Nuhi, alejhi selam, tha: ”Por, nëse ktheni shpinën, (dijeni se) unë prej jush nuk kërkoj kurrfarë shpërblimi. Shpërblimi im është vetëm tek Allahu. Mua më është urdhëruar të jem prej atyre që (i) nështrohen (Atij).” (Junus: 72)
Miku i Allahut, Ibrahimi, alejhi selam, dhe i biri i vet, Ismaili, alejhi selam, thanë: ”O Zoti ynë! Na bëj të përulur ndaj Teje! Bëj që edhe pasardhësit tanë të jenë të përulur ndaj Teje!”. (El-Bekare: 128)
“Ibrahimi ua dha këtë porosi fëmijëve të tij; po ashtu edhe Jakubi: “O bijtë e mi! Pa dyshim, Allahu ka zgjedhur për ju fenë e vërtetë, prandaj mos vdisni ndryshe veçse duke qenë myslimanëtë nënshtruar ndaj Atij!”. (El-Bekare: 132)
Musa, alejhi selam, tha: ”O populli im! Nëse besoni Allahun, mbështetuni tek Ai, nëse jeni muslimanë!”. (Junus 84)
Allahu i Madhëruar për Isën, alejhi selam, tha: “Kur Isai vuri re mosbesimin e tyre, tha: “Kush janë ndihmuesit e mi në rrugën e Allahut?” nxënësit (e tij) u përgjigjën: “Ne jemi ndihmuesit e (fesë së) Allahut. Ne e besojmë Allahun e ti (Isa) dëshmo se ne (i) jemi nënshtruar (Atij)”. (Ali Imran: 52)
Mbretëresha e Shebës tha: “O Zoti im, me të vërtetë unë e paskam dëmtuar veten dhe tani, bashkë me Sulejmanin i dorëzohem Allahut – Zotit të botëve!”. (En-Neml: 44)
Islami është feja të cilën e zgjodhi Allahu për robërit e Tij: ”Sot jua përsosa fenë tuaj, e plotësova dhuntinë Time ndaj jush dhe zgjodha që Islami të jetë feja juaj”. (El-Maide 3)
Allahu lajmëroi për premtimin e Tij, dhe Allahu premtimin e Tij nuk e thyen, se kjo fe do të lartësohet mbi të gjitha fetë tjera: “(Allahu) Është Ai që e ka dërguar të Dërguarin e Tij me udhërrëfimin (Kur’anin) dhe fenë e së vërtetës, për ta lartësuar atë mbi të gjitha fetë, edhe sikur idhujtarët ta urrejnë këtë gjë”. (Et-Teube: 33)
Nuk ka begati e as thesar më të çmuar sesa feja që Allahu e zgjodhi për krijesat e Tij e bëri rrugë që të arrihet deri tek Ai dhe e bëri rrugë të vetme për t’i arritur gradat e krenarisë, e fuqisë, ndihmës dhe përkrahjes! Ubej ibën Kab, Allahu qoftë i kënaqur me të, përcjell se i Dërguari i Allahut, ka thënë: ”Përgëzoje këtë Umet me pozitën e lartë, me fenë, me lartësimin, me fitore dhe pushtetin në Tokë. Kush bën vepra të ahiretit për dynjanë, në ahiret nuk do të ketë asgjë”.
Dhe po ashtu ka thënë: ”Allahu ma mblodhi tokën dhe ma afroj, e pashë lindjen dhe perëndimin e saj, padyshim sundimi i Umetit tim do të arrijë në gjithë atë që më është afruar”.
Me Islam nënkuptojmë nënshtrim, dhe dorëzim, dhe bindje ndaj urdhrave të Allahut dhe ndaj urdhrave të Dërguarit të Tij, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të. Detyrohet çdo krijesë që çdo adhurim t’ia drejtojë me sinqeritet vetëm se Allahut dhe ta pasojë të Dërguarin e Tij, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, dhe të largohet nga idhujtaria dhe nga çdo gjë që çon deri te ajo, sepse idhujtaria është shkaku i rënies shpirtërore, e cila të çon deri në devijim dhe shkatërrim në dynja dhe ahiret! Allahu thotë: ”Kush i shoqëron Allahut diçka (në adhurim), i ngjan atij që bie nga qielli e që e rrëmben zogu ose i ngjan atij që stuhia e erës e ka hedhur në një vend të largët e të humbur”. (El-Haxh: 31) Kurse mëkati i cili nuk falet në ahiret, nëse njeriu vdes dhe nuk pendohet nga ai në dynja, është pikërisht shirku (idhujtaria): ”Vërtet, Allahu nuk fal që të adhurohet dikush apo diçka tjetër veç Atij, por gjynahet e tjera më të vogla ia fal kujt të dojë”. (En-Nisa: 48)
 
Ma bo hallall se nuk ju njoh por nqs ke ndermend me sjell tema fetare amon nderroje ate foto avatari! ?
 
Ja dhe nje Cen tjeter
Po cfare lidhje ka? Tek forumi i duhur e ka sjell. Dhe une e tjetri mund te sjell neser tema fetare. Do me thene jemi Cen-a?!
 
Artikullin nuk e lexova por do e lexoj. Ajo cfare me cudit ne kete forum eshte se cdohere anetaret ankohen kur postohen tema te tilla.
Njerez, ky eshte komuniteti musliman, rubrika e temave Islame. Per mua, cdo dite, 24/7 postoni tema feja ime ashtu e keshtu, une ndoshta edhe i lexoj, qe te informohem ose te diskutoj, por kurrsesi te them pse i hapni :D

Chill out, peace !
 
Artikullin nuk e lexova por do e lexoj. Ajo cfare me cudit ne kete forum eshte se cdohere anetaret ankohen kur postohen tema te tilla.
Njerez, ky eshte komuniteti musliman, rubrika e temave Islame. Per mua, cdo dite, 24/7 postoni tema feja ime ashtu e keshtu, une ndoshta edhe i lexoj, qe te informohem ose te diskutoj, por kurrsesi te them pse i hapni :D

Chill out, peace !

God bless you
 
Gjera te perseritura Soul
Pastaj cdo njeri nga ne e quan te vertet fene e tij...
Titulli eshte pa sens
Plus Feja islame thote mos provoko mbulohu :p
Qe nga nofka dhe deri tek breket eshte wrong

Serish kjo qe the tani s'ka lidhje me faktin qe xy eshte Ceni. Nejse...
 
??
 
Sme kuptove
Ajo e Daisyt dhe e imja ishte ironi
Ceni eshte ceni
Ja fut noiher kot por s'ishte per ta ofenduar ?
Po sasht mir me marr shembull njeri ? edhe ti ja fut kot shum her për mendimin tem po sma lejon edukata të ofendoj ty.
 
Qa ka Ceni? Ai asht djali ma i kulturum në forum ? edhe pse gjithmonë e keni ofendu ai kurr nuk ka ofendu njeri. Prandaj jeni ma e sjellshme ju lutem se sasht vendi me ba moral ktu.

Po Ceni eshte cik simpatik dhe me pelqen
Po e gjuaj indirekt
Po ju Ckeni qe beni Avokatin?:p
Une jam gjithmone e sjellshme dhe kur nuk jam
 
Po Ceni eshte cik simpatik dhe me pelqen
Po e gjuaj indirekt
Po ju Ckeni qe beni Avokatin?:p
Une jam gjithmone e sjellshme dhe kur nuk jam
Jam xheloz që doni cenin ??? he mos ja fut kot tani lërini njerëzit të jetojnë jetën e tyre ashtu si jan se sjemi të shejnt.Don më të dhan medalje pse je e sjellshme a ?
 
Sipas nënës simë të ndjerë po. Po të pyesësh babanë tim, të thot feja Krishtere. Unë gjej gjëra të bukura në të gjitha fetë që shpërndajnë dashuri, tolerancë dhe urtësi.
 
Njerëzit për të arritur deri te lumturia e dynjasë dhe për t’i njohur rrugët që çojnë deri te ajo kapen për shkolla ideologjike të ndryshme dhe i përkrahin ato! Njeriu i mençur s’ka nevojë të kapet për asnjërën nga to, sepse ai e di se, për të arritur deri të lumturia ekziston vetëm se një rrugë, e ajo është të kënaqurit e Allahut dhe të kapurit për fenë e Tij!

Faleminderit per keshillat, por une personalisht s'mund te pranoj nje fe e cila nuk me lejon te kem me shume se 4 gra...
 
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top