FC Internazionale

Titulli: FC Internazionale

Mendoj se do te jemi te mire kete vit.
Po ai ICARDI nuk vlen dy lek nuk eshte per asgje dobesire hesapi interi ka nevoj per nje sulmues te forte.

Pika ma e forte per momentin Alvarez
 
Titulli: FC Internazionale

Interi projekton tri supergoditje në merkaton e janarit
23/10/2013
Interi po bën gati tri superblerje pas ardhjes së Erik Tohirit në krye të klubit. Miliarderi indonezian dëshiron t’u dhurojë tifozëve të tij futbollistë të kalibrit të lartë. Madje i ka piketuar lojtarët që do i shndërrojnë zikaltrit në një skuadër të frikshme. Buxheti për blerjet e janarit është 50 mln euro, ndërkohë që objektiva janë futbollistë që klubet e tyre respektive i lënë të lirë, nëse u përmbushen kërkesat financiare. Në sulm, dëshira e zikaltërve është një mes Karim Benzemasë dhe Edin Xhekos, në mesfushë Shinji Kagaua pëlqehet së tepërmi nga trajneri Valter Maxarri, kurse në mbrojtje Daniel Ager do të zgjidhë shqetësimet e shumta që ka shfaqur prapavija në takimet e fundit. Synimi i drejtuesve është që të përgatisin një Inter konkurrues, që të sigurojë pjesëmarrjen në Champions dhe të mund të fitojë ndaj rivalëve europianë.
Sulmi - Tohir kërkon të sjellë në skuadër një sulmues të frikshëm, të aftë që të zgjidhë takimet më të vështira ndaj skuadrave të mëdha. Dy janë kandidaturat: Karim Benzema (25 vjeç) dhe Edin Xheko (27 vjeç). Për të parin vlera e kartonit është 35 mln euro, kurse boshnjaku kushton më pak, 25 mln. Benzema aktualisht është i pazëvendësueshëm te Real Madridi, pas shitjes së Gonzalo Higuainit, por gjërat mund të ndryshojnë, nisur nga plani i madrilenëve për të sjellë një tjetër yll në sulm. Xheko nuk luan titullar te Siti, ndaj synimi i tij është të shkojë në një klub ku të mund të aktivizohet rregullisht. Mundësitë më të mëdha janë që boshnjaku të veshë fanellën zikaltër vitin e ardhshëm.
Mesfusha - Shinji Kagaua, një yll i ardhur nga Borusia Dortmundi, nga i cili pritej shumë, por që ka mbetur në hije te Mançester Junajtid. Japonezi u bë pjesë e “djajve të kuq” përpara dy sezonesh, por me gjithë përpjekjet e tij nuk ia ka dalë që të sigurojë vendin e titullarit. Fakti që Januzaj firmosi kontratë 5- vjeçare dhe që luan në të majtë të mesfushës, njësoj si Kagaua, bën që për këtë të fundit të mos ketë më vend në skuadër. Junajtid ka vendosur ta nxjerrë në shitje. Për kartonin e tij në 2012, “Djalli” i pagoi Borusia Dormtundit 15 mln euro, por Interi mund ta rrëmbejë 24-vjeçarin për 10 mln.
Mbrojtja - Dëmtimi i Kampanjaros ka treguar se tek Interi prapavija është në krizë, kur argjentinasi nuk luan. Trajneri Maxarri, që luan me tre futbollistë në mbrojtje, do lojtarë të sigurt. Dhe i tillë është futbollisti i Liverpulit, Daniel Ager, 28 vjeç. Kapiteni i Danimarkës mund të merret nga zikaltrit për shumën e 10 mln eurove. Edhe në verë u përfol për një largim të tijin nga “të kuqtë”, nëse për të do bëhej një ofertë e kënaqshme.
Përgatiti: IRGIS HYSENAJ
 
Titulli: FC Internazionale

Inter rigjen suksesin, 4-2 ndaj Veronës
27/10/2013
Interit i rikthehet buzëqeshja. Zikaltërit pas tre ndeshjeve pa fitore, rikthehen të marrin tre pikët brenda 90 minutave dhe e bëjnë në mënyrë bindëse, duke shfryrë me 4 gola surprizën e këtij sezoni në Serinë A, Veronën, që përpara sfidës së parë të madhe në këtë kampionat dorëzohet pa kushte. Interi dikton ritmin në tapetin e “San Siros” dhe konfirmohet si një forcë në fazën e avancuar për më tepër duke argëtuar dhe publikun e tij. Skuadra e Mazzarrit ka nevojë për vetëm 12 minuta për t’i dhënë drejtim sfidës, ku fillimisht i falet një devijimi të Moras pas gjuajtjes së Jonathan, e më pas një goli të Palacios.

Verona përpiqet të ngrejë zërin në minutën e 32-të shkurton diferencën me Martinjon, por ende pa ju gëzuar plotësisht realizimit, Cambiasso i shënon dhe të tretin, me një dedikim special për Ivan Ramiro Cordobën, që këto ditë po kalon një moment jo të mirë shëndetsor. Gjithsesi festa e Interit nuk ka përfunduar pasi në të 56-tën, është dhe Rolando që realizon golin e parë zikaltër, pas një rrëmuje në zonë. Interi vazhdon të shtyjë por golin e gjen Verona me Romulon që shkurton shifrat në 4-2, i cili dhe të jetë dhe rezultatin përfundimtar i sfidës. Interi merr tre pikë të rëndësishme në renditje dhe ngjitet tashmë në vendin e katërt, vetëm një pikë larg Juventusit dhe Napolit. Në takimin tjetër të së shtunës, Sampdoria largohet nga vendet e fundit të renditjes pasi mund 1-0 Atalantën me një gol të shqiptarit, Shkodran Mustafi.

/S.Sport
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top