Fanela e Shqipërisë, më e bukura e Europianit

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Fanela e Shqipërisë, më e bukura e Europianit

1459206511fanella.jpg


Shqipëria merr fitoren e parë në Euro 2016. Fanela e kombëtares shqiptare është zgjedhur si më e bukura e turneut kontinental që do të zhvillohet këtë verë, në një sondazh të kryer nga portalit i njohur gjerman “Sport 1”.

Në sondazh kanë votuar me mijëra persona dhe në fund fituese doli fanela e kombëtares shqiptare me rreth 26 mijë vota, ndërsa e dyta u rendit fanela e kombëtares së Turqisë me 2 mijë vota më pak, ndërsa e treta ajo gjermane.

Pak kohë më parë, FSHF-ja nënshkroi me “Macron” si sponsor teknik i Kombëtares, kompani e cila realizoi edhe fanelat e reja të cilat lojtarët kuqezi do të mbajnë veshur në Euro 2016.

Fanelat e reja kanë një dizajn krejtësisht të ri, me një shqiponjë të vendosur në mes në të trija fanelat në tri ngjyra, ajo tradicionale kuqezi, e dyta që është e bardhë dhe fanela e tretë që është e zezë, por me nuanca më të theksuara të shqiponjës në pjesën e përparme.

Kombëtarja luajti për herë të parë me fanellën e re të bardhë në ndeshjen miqësore ndaj Austrisë ditën e shtunë.

Tashmë Shqipëria ka fituar një sondazh europian, një diçka e rrallë edhe kur bëhet fjalë për fanelat. Një tjetër ogur i mirë ky për Shqipërinë në misionin historik, Francë 2016.

/ Top Channel
 
Titulli: Fanela e Shqipërisë, më e bukura e Europianit

po normal aq te fiksuar sa jemi ne pas ketyre gjerave si mos fitonim...kam parasysh ketu festivalet europiane e edicione te tjera, ku ne zeme vendin e pare per klikime e votime lol
 
Titulli: Fanela e Shqipërisë, më e bukura e Europianit

fanela ka difekte por per e bukur eshte e bukur.

numrat nuk dallohen nga larg per fat te keq seshte dicka qe nuk vihet re, duhet te ishte korrigjuar :)
 
Titulli: Fanela e Shqipërisë, më e bukura e Europianit

He se vete ja kemi dhene fitoren,duke klikuar shqipetaret nga anembane...
 
Titulli: Fanela e Shqipërisë, më e bukura e Europianit

Shume e bukur ama ai shkrimi te pjesa e jakes nga brenda duhej te ishte nga jasht
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top