Familja Meta me tre mbiemra si kokat e mafies gati per arratisje

auto_Ilir_Meta_dhe_Monika_Kryemadhi1487869786.jpg



alb
Kreu Dossier
Familja Meta me tre mbiemra si kokat e mafies, të gjitha lëvizjet që konfirmojnë planin për arratisje
25/08/2020

Familja Meta me tre mbiemra si kokat e mafies, të gjitha lëvizjet që konfirmojnë planin për arratisje
Familja Meta me tre mbiemra si kokat e mafies, të gjitha lëvizjet që konfirmojnë planin për arratisje


Meta, Monika dhe fëmijët, secili me mbiemra të ndryshëm, vijojnë largimin e parave nga Shqipëria dhe shitjen e pasurive të paluajtshme. A po përgatitet Meta për fundin e tij politik?

Që kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian u investuan për hartimin dhe miratimin e Reformës në Drejtësi, me qëllimin e shpallur për të shembur perandorinë e krimit dhe korrupsionit në Shqipëri, Ilir Meta ka ndërmarrë disa lëvizje të ngjashme me veprimet e krerëve të mafies në fundin e tyre. Së pari, Ilir Meta ka kaluar të gjithë pasurinë në emrin e bashkëshortes, Monika Kryemadhi. Prej disa vitesh, Meta deklaron vetëm pagën e tij dhe disa lëvizje në llogaritë bankare. Vila në Gjirin e Lalëzit, pallati në Laprakë, një apartament 400 mijë euro etj., që të gjitha të krijuara me para të pista, janë në emrin e Monika Kryemadhit. Kalimi i pasurisë është bërë me qëllim që në rast hetimi, me drejtësinë të përballet njëri, jo të dy. Gjithashtu, kur të ngushtohet laku i drejtësisë, Meta synon të dorëzojë Monikën para SPAK-ut dhe të shpëtojë vetë.

Së dyti, Monika Kryemadhi, gjatë tre viteve të fundit ka nisur të shesë pasuritë e paluajtshme, duke i kthyer në para. Monika pothuajse i ka shitur të gjitha apartamentet e pallatit në Laprakë dhe pasuritë e tjera, me përjashtim të vilës në Gjirin e Lalzit dhe apartamentit 400 mijë euro te “Rruga e Barrikadave” në Tiranë. Duke i kthyer pasuritë e paluajtshme në para, çifti Meta e ka më të lehtë për t’i shpëtuar nga sekuestrimi, nëse një ditë do të ketë drejtësi. Meta dhe Monika kanë deklaruar një pasuri të paluajtshme me vlerë rreth 10 milionë euro, e gjitha e ngritur me para korrupsioni dhe trafiqesh. Të ardhurat e tyre të ligjshme janë vetëm dy paga shteti, të cilat nuk mbulojnë qoftë edhe një pasuri të tyren të paluajtshme.

Së treti, vitet e fundit, Meta dhe Monika kanë larguar fëmijët e tyre në Angli dhe bashkë me to edhe një pjesë të parave. Nëse shqiptarët e ndershëm kanë punuar me vite në emigracion dhe kthehen për të investuar në Shqipëri, Meta dhe Monika pas 30 viteve vjedhje, dërgojnë paratë jashtë vendit, për t’i siguruar nga veprimi i mundshëm i SPAK-ut. Në dokumentet zyrtare rezulton që çdo vit Meta dhe Monika kalojnë para në bankat angleze, ndërsa shumat e padeklaruara dyshohet se janë shumëfish.

Së katërti, duket e pabesueshme, por familja Meta ka tre mbiemra. Iliri deklaron dhe nëshkruan me mbiemrin ‘Meta’, fëmijët rezultojnë me mbiemrin ‘Metaj’ dhe Monika me mbiemrin ‘Kryemadhi’. Në këtë mënyrë në letra duket sikur anëtarët e familjes nuk kanë asnjë lidhje me njëri-tjetrin. Operimi me tre mbiemra duket se është i qëllimshëm për të ngatërruar drejtësinë apo për t’i shpëtuar ndalimit në rast arratisjeje. Ilir Meta është presidenti i vetëm në botë që diku del me mbiemrin ‘Meta’ dhe diku tjetër me mbiemrin ‘Metaj’. Në forma të tilla operojnë kryesisht kokat e mafies./Pamfleti
 
Eshte per te ardhur keq se ne doren e kujt ka rene ky vend dhe ne !
 
Qe Meta realisht esht me Gangsterri nga te gjithe :)

Dhe te arratiset se besoj,pastaj ky lajmi me duket çik si 7 pa 5,per vet faktin qe thot Transaksione bankare nga shqiperia ne Uk,te ishte aq e thjesht do i kishin cuar te gjithe leket e pista neper Banka,por ja qe veshtire.


P.S jo Spak te vij po çte doj,nje i shtremt do dali,Komplet Politika shqiptare ska interes te hyj ne Europ shqiperia,madje dhe vet njerzit se duan,une Psh jam i pari qe se dua Shqiperine ne Europ!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top