Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Faleminderit Francë, na shënove vetëm tre. Kuzhe nuk i duhesh më Shqipërisë.

Francë – Shqipëri 3-0

Francë: Loris, M’Vila , Evra (Reveje 46’), Rami, Kabul, Kabaje (Martin 48), Debushi, Nasri , Maluda, Gomis (Sise 80’), Remi. Trajner: L. Blank

Shqipëria: Ujkani, Vangjeli, Dallku, Cana, Lila, Lika (Lilaj 81’), Duro, Hyka (Bakaj 63’), Muzaka (Januzi 74’),Roshi, Salihi. Trajner: J. Kuzhe

Gjyqtarë: M. Koukoulakis, D. Saraidaris, L. Vasileiadis (Greqi)

Kartonë të verdhë: Cana, Vangjeli, Duro, Lila, Remi, Rami, Debushi

Kur të mund Luksemburgu, i bie që ndaj Francës është i pranueshëm çdolloj humbje. Kështu që Shqipëria në “Stade de France” është munduar vetëm 3-0 nga “gjelat” francezë. Pas paraqitjes zhgënyese në grup Shqipëria e trajnerit Josip Kuzhe ka udhëtuar drejt Parisit me shumë ndryshime, duke provuar disa lojtarë të rinj. Absurde të duket fakti që kemi zhvilluar disa ndeshje miqësore, por këta të rinjë preferojmë t’i provojmë ndaj një superfuqie si Franca. Gjithsesi ajo që ndodhi ndaj Francës nuk mund të konsiderohet rinovim, por një rotacion i detyruar i trajnerit Kuzhe, pasi “garda e vjetër”, që e ka me tapi fushën, ishte e pamundur përshak pezullimesh. Ndaj Franës është parë një Shqipëri sa për numër, pasi loja jonë nuk kishte koncepte të qartë. Reparte që nuk lidheshin, futbollistë që sodisnin yjet francezë se si përdornin topin. Problem në këto ndeshje të fundit ka qenë porta, pasi është parë qartë se me një portier si Ujkani, Shqipëria e nis ndeshjen në disavantazh të një goli, gjë e cila është evidentuar edhe ndaj Francës. E habitëshme se si një portier si Ujkani paraqitet mirë në Serinë A, ndërsa me kuq ezinjtë është “minë me sahat”. Përsa i përket takimit duhet të themi “Faleminderit Francë, që na munde vetëm 3-0.” Francezët në pjesën e parë bënë lojën e tyre duke shënuar dy gola dhe siguruar objektivin, tripikëshin. Ndërsa në pjesën e dytë ata administruan rezultatin duke qarkulluar topin. Në ndeshjet e fundit është parë qartë se trajneri Josip Kuzhe nuk është më ai i fillimit, pasi gabimet e tija në ndërtimin e skuadrës janë të dukëshme. Nuk është turp të të mund Franca, por me sa duket ka ardhur moment që t’i themi “Faleminderit dhe Mirupafshim” kroatit Josip Kuzhe.

Përsa i përket grupit tonë ende nuk është zgjidhur se kush do të jetë i kualifikuari direkt dhe kush do të shkojë në “play – off”. Gjithsesi kjo enigëm do të zgjidhet me 11 tetor në Paris në takimin mes Francës dhe Bosnjes. Francezët janë të parët me 20 pikë dhe ndiekin boshnjakët me një pikë më pak. Rumania dhe Bjellorusia nuk kanë asnjë shans për të synuar vendin e dytë, kështu që vendet e nderit në Grupin D do të zgjidhen të marëtn nga finalja mes Francës dhe Bosnjes, ku për boshnjakët kualifikimi direkt vjen vetëm nëse fitojnë.

“Radiografia” e ndeshjes

11’- Remi merr krahun e djathtë të sulmit, lëshon një top në zonë, top i cili devijohet nga Dallku dhe përfundon te Maluda, që ka hapësirën e duhur, gjuan fort dhe 1-0.

17’-Gilman Lika në ecje e sipër godet portën franceze, por pret i sigurtë Hugo Loris.

22’- Goditje dënimi për francezët nga e djathta. Maluda pason te Nasri,që provon nga distance, pret portieri Ujkani.

25’- Kabaje nga këndi lëshon një top në zonë, Rami kërcen mbi mbrojtjen kuqezi, godet me koke, por fatmirësisht topi përfundon jashtë.

32’ – Klodian Duro penetron bukur mes dy lojtarëve francez në zonë, por në momentin e fundit, ndërhyn M’Vila duke e dërguar topin jashtë vijës fundore.

38’- Nasri bën çfarë të dojë me kuqezinjtë, kombinon me Remi në të djtahtë të sulmit, i cili menjëherë gjuan, topi kalon mes këmbëve të Ujkanit dhe 2-0.

40’- Roshi nga distance gjuan fort, grushton Loris. Nga këndi topin e gjuan Duro, por portieri francez është më i shpejtë se Salihi duke e kontrolluar topin.

62’- Nasri lëshon një top në zonën ekuqezi pas krahëve të mbrojtjes, top të cilin Gomis e devijon lehtë dhe pret Ujkani.

66’- Sulm i shpejtë i francezëve Martin, pason për Reveje, që në të majtë të sulmit, brenda zonës sonë, gjuan , dhe Ujkani ndonëse ishte ngjitur me shtyllën pingule sërish ka hapësirë për të kaluar topi poshtë krahut të tij, 3-0.

72’- Gomis provon me një gjuajtie të fortë, Ujkani në pozicion pret me siguri kësaj radhe.

82’- Duro nga këndi e dërgon topin direkt në portë dhe pret Hugo Loris.







Ndeshjet e tjera në Grupin D

Bosnje Hercegovina – Luksemburg 5-0

Shënues: Xheko 12’, Mislimoviç 15’, 22’ (11-m), Pjaniç 36’, Medunjanin 51’

Rumani – Bjellorusi 2-2

Shënues: Mutu 19’, 51’ (11-m)/ Kornilenko 45’, Dragun 82’



Rënditja e Grupit D



1- FRANCE 20

2- BOSNJE 19

3-BJELLORUSI 13

4-RUMANI 13

5- SHQIPERI 8

6- LUKSEMBURG 4
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back