Fabulat

*Mia*

Slave To The Rhythm
Fabula e ka prejardhjen nga Lindja, sic e kane edhe vete brezat njerezor. Apologjia greke permban shpesh prejardhjen e saj siriane ose egjiptiane me simboliken qe perdor, hyjnite dhe gjeografine, por nuk ndryshon shpirtin e vet. I pari dhe me i famshmi prej fabulisteve te lashte greke, ishte Ezopi. Vete qenia e tij eshte fabul. Deshmite e shkrimtareve te lashte (me e hershmja ajo e Heroditit) na paraqesin si atdhe te tij Samon, Sardis, Mesimvrine e Thrakes ose Frijian dhe shtojne se ishte skllav i nje banori te Samos, i cili i fali lirine.
Ezopi jetoi ne shekullin e VI p.e.r. (620?-560?). Edhe nese ka ekzistuar ose jo, Ezopi nuk eshte nje artist qe kultivon fabulen si nje gjini letrare, por e perdor ate nepermjet veprimtarise shoqerore. Me rrefenjat e tij kerkon te ndikoje ne jeten e bashkeqytetareve te tij per ta perdorur ate ne te mire te tyre.
Kafshet fitojne perfundimisht vleren e simbolikes se tyre si perfaqesues te nje virtyti njerezor ose ceni. Megjithate kalimi nga pershkrimi konkret dhe i hollesishem i kafsheve ne fabul, ku personazhe jane kafshet, ne te cilen thjeshtesia praktike u be klasike me Ezopin, duhet te interpretohet tek egjyptianet. Ata vune re se kafshet, te drejtuara nga instikti i tyre, duket se i nenshtrohen nje shtrirjeje sovrane. Tek kafshet njohja baze karaktersitike shperfaqet me qarte se tek njeriu, keshtu egjiptianet mbajten vetem karakteristikat me te dukshme te sjelljes se tyre, kurse per te tjerat besuan me shume dukurite sesa te verteten. Prej kesaj rrjedhin percaktime te pashpjegueshme: perse gomari, i cili mund te misheronte zellin dhe durimin, u be simbol i pamundesise? Perse delja u be simbol i butesise dhe urtesise kunder marrezise dhe peruljes? Qysh prej asaj kohe ujku eshte nje perfaqesues i egersise, dhelpra e dinakerise, ariu i papjekurise dhe marrezise etj.

Keshtu pra, me Ezopin fabula mori nje pamje te dyfishte, e cila mbeti qysh atehere dhe me pas u be njekohesisht dhe morale.
 
Piruni, gishtat dhe ulliri


Prej një ore, te një pjatë
Ky piruni majat zgjat.

Jep e merr të zër ullinë.
Eh, ç’e do, më kot djersinë!...

Ndërkaq gishtat, pa vonesë
E mbërthyen fort në mes.

- Ja mbaroi dhe kjo punë.
Apo jo, more pirun!?

Flet piruni urtë e butë:
-Unë e lodha, ju e zutë!...


Ferit Lamaj
 
Fabula


Lepuroshi

Deshi lepuroshi
t'bënte një mrekulli:
të vishej me tesha
po sikur njeri.

Veshi pantallona,
këpucë e jelek,
n'Zvizër porositi
sahat me qostek.

Mirëpo të ngratit
i shkoi puna huq,
sepse veshët e gjatë
s'i ndenjën n'kapuç.
Rexhep Hoxha
 
Redaktimi i fundit:
Kam një qengj, që ha bar!

Kam një qengj që ha bar,
me një zile në qafë varë,
kam një qengj, si një larosh,
që ma quajnë bukurosh.


Giçi - giçi plot me gaz
unë e ndjell, ai vjen pas,
be-be-be blegërin,
vjen nga prapa e m'arrin.

E me brirë, dap e dap,
do të më hedhë mu në Bukurosh,
po s'më hedh se më ka shok,
prandaj lozim të dy tok.

 
Harabeli

Dhe shpezët udhëtarë fluturuan
me shtërg e dallandyshe - gjithë ç'qenë,
veç harabeli vendit nuk po luan,
ai nuk ia beson kurrkujt folenë.

Livadheve të korrur fluturon,
me sqep në bar çepkat e vërshëllen
dhe duket se me shokët kuvendon,
dhe duket se diçka përreth s'e gjen.

Dhe sytë e vegjël hedh përmbi zabel,
vështron se si mërgohet shpezëria,
por s'di të thotë zogu harabel:
"Të çmendur ju pse ikni nga shtëpia?"

Dritëro Agolli
 
Fabula

Thirri gjeli

E hëna

Një të shtunë në pulari
Thirri gjeli: “Ki, ki, ki!
Sot, moj pula, është e shtunë.
Por të hënën kemi punë,
Dua vezë pa hesap…”

Pikaloshja sqepin hap,
I qet llafet me çengel:
“Po sikur të bjerë e diel?!”

Ferit Lamaj
 
Maçoku dhe Miu Plak

Tregojnë se një maçok
ish i fortë sa s'kish shok,
kur dilte të gjatonte,
asnjë mi nuk' i shpëtonte,
minjt' e gjorë desh u shuan,
ca të pakët që shpëtuan,
në vrimë rrinë të tërë
nga frika se mos i zërë,
maçi përgjon nat' e ditë,
po s'dalin nga vrima mintë,
rrinë ndënë prak.
Po për këtë shkak,
maçi, një mëngjes,
shtiret sikur vdes
dhe në një litar
nga këmbët u var,
as tundet, as flet,
mitë, me të parë,
pandejnë vërtet
se, maçokn' e kanë vrarë,
Në dhomë, guxojnë
qasen mengadale,
nga gazi këndojnë
dhe kërcejnë valle,
i vdekuri qeshi,
(u ngjall si Lazari)
dhe ra nga litari,
zuri minj sa deshi,
ata që shpëtuan
me vrap u larguan.
"Tekdo që të vini,
thosh maçi me vete,
shpëtim nukë kini
se di marifete,
di të them të rreme,
di të bëj llagëme."-
Maçi një të diel.
U lye me miell.
Minjtë këtë dhunë,
Nuk' e kupëtuan
dhe ju afruan,
një nga një u zunë.
Një mi plak me mënd,
i ditur, i vuar,
s'u qas n'atë vënd:
"Të kam kupëtuar,
dhe miell në ke
s'të bie në duar
se të di kush je
sot s'më gënjen dot, s'më qesh
dhe thes me miell të jesh,
nuk qasem, mos ki shpresë."
Tha miku dhe iku.
Armikut, kush s'i vë besë,
shpëton nga rreziku


Andon Zako اajupi
 
Syri, mendja, hunda

Ish nje sy, nje sy, per dreq
Qe kish marre huq te keq:

S’shihte fare aty prane
Por matane, tej matene

I tha mendja: More sy
Bej cudi, cudi me ty

Shih me pare c’ke perqark
Me pastaj bridh tutje, larg-

Edhe nje thumb i ngjesh ne fund
Ngjitur ti ke motren hunde!


Ferit Lamaj
 
Blerje

Një majmun qyqar
Shiste në pazar
Njëherë një rosak.
S’kish më të shëmtuar,
S’kish më rrjepacak.

Mekërin një dhi:
- Po ti qenke rrotë!
Kur s’ta blen njeri
ا’më vërtitesh kot?

Flet zoti majmun:
- Kollaj ajo punë,
Ja, po e blej unë…


Ferit Lamaj
 
Lëkurë

Ditë e diel, zien tregu,
Kafshë, shpesë, punë e madhe...
- Hajt, lëkurë, lëkurë shelegu!-
Seç ngjir zërin një kunadhe.

Pak më tutje një zë tjetër:
- Lëkurë dhie, lëkurë dhie!-
Dyqanxheshë zonja dhelpër,
I jep fare veresie.

Teksa tregu ndizet furrë,
"Pësh - pësh" flutura me bletën:
- Hej, ç'qyfyre me lëkurë!
Askurrkush nuk shet të vetën...

Ferit Lamaj
 
Lodra

Ra sërish shtatzënë mami.
I thotë Benit te divani:
- Do vëllaçko apo motër?

Beni jep e merr me lodër,
Se për lodra nuk të fal:
- Unë, moj mami, desha ...kalë!

Ferit Lamaj
 
Njeriu në garë me gomarë

Një ditëz të diel
Njeriu me gomarë
u futën në garë:

Gomari në diell
Filloi të pëllasë,
Njeriu të bërtasë.

Gjykonte juria:
Kush bënte më shumë
Potere dhe zhurmë.

Dhe tha Perëndia:
"Njeriu nga kjo garë
Fiton mbi gomarë."

nga Dritëro Agolli
 
Bufi largpamës

ا’na gjeti, ç’na gjeti,
Bufi nën mollë na mbeti.
Po pse? – kur i thonë,
Dëgjoni ç’shpejgon:

Adami e hëngri i pari,
Po të gjithve na bëri.
Të dytit i ra Njutonit,
Që nxorri ligjet që s’kuptonit.

E di se jam mëndjehollë
Dhe tjetri do jetë nën mollë,
Ndaj atje rri, të jemi i treti,
A s’jam larpamës prej vërteti!?
 
Kopertoni

Të zgjidhnin kujt i dëgjohej fjala
Në një vend me rrangalla,
U mblodhën nga gjithë mëhalla
Dhjetra raqe të rralla.

S’ka dyshim që mua më dëgjoni, -
I pari nis të flasë kopertoni, -
Këtë nuk keni pse e diskutoni,
Në daçi provoni e më shponi
 
Hidhësirë

Një ditë keci qe sëmurë.
Mjeke mjellma i jep kurë:
“ثshtë ilaçi më i mirë.
Ka pak shije hidhësirë,
Kec o kec, veç lugë e parë.
Lugë e dytë s’ndihet fare…”

Kecit llafi lak në fyt:
“Unë po pi lugën e dytë…”



Ferit Lamaj
 
Breshka dhe Pula


Dimër ish, gjëmonin retë,
Por breshkani, qetë – qetë
Vetëfryhet si ngahera:
-Nuk qaj kryet për rrufera!

ا’i tha pula te furriku:
-Të mbërthen, të zë paniku,
Kur lëvizë një fije bari...
Apo jo, breshkan qyqari!?
weather_rain.gif
weather_rain.gif
cold.gif
cold.gif
 
LIRIA
(gomari, i zoti dhe mushka)


U mërzit në kasolle gomari,
ndaj një ditë këputi litarin:

Boll më, tha ,me dru dhe punë,
do fitoj lirinë dhe unë!

Po kur i zoti e gjeti në pazar
e ngarkoi mirë me mall.

I foli një mushkë aty pranë:
Liria nuk është për gomarë!

Miltiadh Davidhi
 
Prindër kopjacë

Një rosak njofton patokun;
Ja, ashtu si shoku shokun:
- Po ia zgjidh detyrat rikës,
Deri tash i kam rënë pikës.

Hedh patoku llafet krua:
- Zgjidhjet fët kalomi mua…

Ferit Lamaj
 
Një copë tokë

Dhelpra shiste një copë tokë
Një milion e ca dollarë.
Luan qeni bisht e kokë:
- Mos je gjë e metë, e marrë?!

Ia ngul dhelpra ballafaqe:
- Qen o qen, pse bën çudi!
Ka një çikë në sipërfaqe,
Por ka shumë në thellësi…

Ferit Lamaj
 
Muzikë

Dosa derrit gjithë inat:
- Ngele klubit për çdo natë!

Skuqet derri pijanik:
- Nuk rri kot, shijoj muzikë.

- Do muzikë? – dosa flet, -
Shkojmë në opera, koncert…

Derri llafet breshëri:
- Ka muzikë, por s’ka raki!...


Ferit Lamaj
 
Piruni, gishtat dhe ulliri



Prej një ore, te një pjatë
Ky piruni majat zgjat.

Jep e merr të zër ullinë.
Eh, ç’e do, më kot djersinë!...


Ndërkaq gishtat, pa vonesë
E mbërthyen fort në mes.

- Ja mbaroi dhe kjo punë.
Apo jo, more pirun!?

Flet piruni urtë e butë:
-Unë e lodha, ju e zutë!...


Ferit Lamaj
 
Roboti

Derrit kali seç i thotë:
- Qenka shpikur një robot,
“Fap” t’i shtypësh një buton,
Porsi bletë zë punon…

Derr dembeli llap si qyp:
- Po butonin kush ia shtyp?

Ferit Lamaj
 
Mullinjtë

Don Kishoti ç’u ringjall,
I ra Spanjës krejt vërdallë:
- Ja, këtu, - thërret, - njëherë
Kish mullinj, mullinj me erë…

Sanço Pança flet: - Imzot,
Jo mullinj, por s’gjen as rrotë,
Ndonëse era fryn dhe sot…


Ferit Lamaj
 
Globi - Kokë

Globi - Kokë glob më vete,
Supershtete, minishtete.

Shtetet - Buzë buzabuzë...
Shteti - Gjuhë pjell akuzë.

Shteti - Gojë, shteti - Gojë
Po u hap, diç do kafshojë.

Shteti - Hundë
Shfryn ku mund.

Shtetet - Faqe
Lypin paqe.

Shteti - Ballë
Rrudhat palë.

Thellë ç'fsheh pyllshteti - Flok:
Derra, ujqër a maçokë?

Shtetet - Veshë vesh më vesh:
"Koka ...glob apo përshesh!"

Shtete - Sy na qenkan dy,
Kanë sy a s'kanë sy?!

Globi - Kokë djeg si furrë.
...Deri kur? Deri kur?

Ferit Lamaj
 
MISH

Hyri njëri në dyqan,
lypi mish pa kockë,pa dhjamë,
Qafën zgjati si fakir:
- Ej, në çmim të jetë i lirë!


Dhe mishshitësi flakë u ndez:
- Unë shes mish, jo djathë e vezë ...



nga Ferit Lamaj
 
DIVORC


Gjeli, pula sherr përnatë.
Fundi dihet, në gjykatë.

Xha Ariu është gjyqtar,
ndan kotecin barabar.

Më tej flet porsi në faj:
"po tri zogat qysh t’i ndaj!
Shtyhet gjyqi, shton në letër,
"Sa të pjellin dhe një tjetër


nga Ferit Lamaj
 
" E pandehur, te kane pare
drejt kotecit duke ngare
nje kerriç e nje gomar.
me nje fjale , dy deshmitare...
ا'ke te thuash me ne fund?"
dhe ariu putren tund.

"S'e mohoj , eshte e vertete
qe me pane ata dy vete.
Mirepo une , ne me latë,
do te sillja ne gjykate
nja dyqind qe s'me kane pare...
Apo jo , zoti gjyqtar? "
 
Birra


Te lokali si çdo ditë
Dhelpra birrë porosit.
Seç i shkrepi këtë herë:
- Merre birrën, sillma verë!

Sakaq verën kthen me fund.
Bën t’ia mbathë, jo, jo, s’mund.
Kamerierët kyçin derën:
- S’ke ku shkon, paguaj verën!

I merr dhelpra me të mirë:
- E këmbeva me një birrë!

Kamerierët në kor thirrën:
- Atëherë paguaj birrën!

Qahet dhelpra: - Zot na ruaj!
Kur s’e piva, ç’ta paguaj...
 
Ujku dhe kecat
(Në një kohë tjetër)

Ujku një ditë vere
U troket pas dere.
Këmba kësaj here
Lyer me gëlqere.
Zërin si boria:
- Jam unë, mama Dhia!

Kecat fort të zgjuar:
- S’është kohë e shkuar.
Thyej qafën, ik!
Kemi sy magjik…
 
Celular

Buzë liqenit, në batak
Një bretkosë “kuak, kuak!”
Papushuar ditë e natë.
Pu-pu ç’zhurmë e shamatë...

Celularin çel një midhje:
- Boll me zë, kalo me dridhje...


33

Teacher Goose tells Piglet:
“Would you please,
Write on the board your 33’s”

Piglet goes, but stand stock still.
“Go ahead ,write what you will.”

Poor Piglet never felt worse,
“I don’t know which 3 goes first”
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top