Evropa paralajmërohet për sulme të mundshme terroriste për Vit të Ri

legjenda

MAQEDONIA E VERIUT
Evropa paralajmërohet për sulme të mundshme terroriste për Vit të Ri
Evropa paralajmërohet për sulme të mundshme terroriste për Vit të Ri
26 Dhjetor 2015 • 19:59 •
Policia austriake ka thënë të shtunën se një shërbim “miqësor” i inteligjencës ka paralajmëruar kryeqytetet evropiane për sulme të mundshme terroriste në prag të Vitit të Ri, duke shtyrë policinë e mbarë kontinentit të vjetër që të shtojnë masat e sigurisë.

“Disa emra të sulmuesve potencialë janë përmendur, të cilët janë kontrolluar, dhe hetimi bazuar në këto kontrolle nuk ka dhënë ende ndonjë rezultat”, ka konfirmuar policia e Vjenës, raporton Reuters, rreth gjashtë javë pas sulmit që kishte goditur Parisin, me ç’rast kishin mbetur të vdekur rreth 130 njerëz.

“Disa ditë para Krishtlindjeve një paralajmërim nga një shërbim miqësor (i inteligjencës) iu ishte dërguar kryeqyteteve të Evropës, duke thënë se do të ketë sulme të ndryshme me të shtëna armësh dhe shpërthime me bombë gjatë Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri në hapësirat e populluara”, ka thënë më tutje policia austriake, transmeton Koha.net.

Policia austriake ka kërkuar nga populli i tyre që të kuptojnë nevojën për shtimin e sigurisë, sidomos në vendet që janë më të frekuentuara.

Ndërsa edhe një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme të Gjermanisë ka thënë se vendi i tij ende është shënjestër e terrorizmit, duke mos konfirmuar ndonjë operacion për ndonjë situatë të veçantë.

“Gjermania është ende në shënjestrën e terrorizmit xhihadist”, ka thënë ai, duke thënë gjithashtu se janë shtuar edhe masat e sigurisë, sidomos pas sulmeve në Paris.

Komentetauto_201512261941462636461451156402.jpg
 
Titulli: Evropa paralajmërohet për sulme të mundshme terroriste për Vit të Ri

Aman se sna lan rehat, rim ne shtepi nga halli....e blerjet i bejme online sna mban te ikim ne qendra tregtare
 
Titulli: Evropa paralajmërohet për sulme të mundshme terroriste për Vit të Ri

E mir e ke se per vit te ri hidhen bombat e fishekjarret lol
 
Titulli: Evropa paralajmërohet për sulme të mundshme terroriste për Vit të Ri

K'tej nga une as qe duan te ja dijne njerezit, dje nuk kishe ku te ecje ... aq busy qe ishte neper rruge & dyqane.

Eshte e kote qe njerezit te mbyllen brenda, nga frika.... nuk jetohet me mankth & frike. Policia & shteti le te bejne punen e tyre, ndersa njerezit te vazhdojne me jeten e perditshme.
 
Back
Top