Europa League, duele “big”

ReNdEx

Interist Forever
Staf në FV.AL
Mod
top-europa%20league.jpg

Pas dy ndeshjeve të së martës, që sollën fitoret surprizë të Olimpiakosit dhe Beshiktashit, raundi i 1/16-ave në Europa League do të vazhdojë me 14 ndeshje, ku nuk mungojnë përballjet “big”.
Mes 32 skuadrave të mbetura në garë, 7 prej tyre e kanë fituar më parë trofeun e dytë për nga rëndësia për klube në Europë. Një duel që premton spektakël është padyshim ai i “Amsterdam Arenas”, ku Ajaksi pret finalistin e sezonit të kaluar në Champions League, Mançester Junajtid.

Dy skuadrat nuk janë përballur që prej sezonit 1976-’77 në Kupën UEFA, ku anglezët fituan me rezultatin e përgjithshëm 2-1. Ky është një nga trofetë e paktë që Aleks ferguson nuk ka fituar dhe tekniku i Junajtid synon ta ndryshojë këtë statistikë kundër fituesve të edicionit 1991-’92.

Edhe komshinjtë e “Djajtë e Kuq”, Mançester Siti ka një sfidë shumë të vështirë: ata luajnë në fushën e Portos, kampione në fuqi e Europa League. Skuadrën e Roberto Mançinit e pret një provë “zjarri”, përballë portugezëve që nuk humbasin prej shtatë ndeshjesh radhazi në Europë, ndërsa Karlos Tevez do të jetë arma më shumë e “sitizëns”.

Shkëndija premton edhe takimi Lacio-Atletiko Madrid. Ndeshja në Itali është një test I vështirë për spanjollët e Diego Simeones, fitues të këtij trofeu në vitin 2010. Kjo edhe për formën e mirë që po përjeton Lacio në kampionat, pavarësisht mungesave. Kampionët e Holandës, AZ Alkmari presin në shtëpi Anderlehtin, që shpreson se Matias Suarez, golashënuesi më i mirë në Europa League me 7 gola, do të vazhdojë të gjejë rrjetën.

Shalke, gjysmëfinaliste e edicionit të kaluar në Champions League ëndërron të luajë në finalen e 9 majit, por më parë gjermanët duhet të kalojnë Viktoria Pëlzen. Nga sfidat e tjera, emocione premtojnë edhe Steaua-Tvente, Stok Siti-Valencia, Trabzonspor-PSV Eind’hoven e Udineze-PAOK i Selanikut.//tvklan.al
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top