Eurodeputetë: Të ndalohet anëtarësimi i Shqipërisë në BE

Arfenilla

Themelues i Forumit
be.jpg
Edhe pse Shqipëria është në fazën e përgatitjeve për hapjen e negociatave, tre eurodeputetë të së djathtës ekstreme franceze kërkojnë përmes një projekt-rezolute ndërprerjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Tre eurodeputetët anëtarë të Frontit Kombëtar francez që drejtohet nga Marine Le Pen, shprehen se shkak janë arsyet e gjendjes sociale dhe ekonomike në Europë.
Në rastin e Shqipërisë, Dominique Bilde, Sophie Montel dhe Steeve Briois theksojnë se vendi ynë vuan edhe nga forma të ndryshme të trafikut, si prostitucioni apo droga. Secili prej tyre e ka publikuar projekt-rezolutën në faqen e tyre zyrtare. Projekt-rezoluta vë në dukje se Shqipëria ka përfituar deri tani kredi europiane që shkojnë deri në 315,5 milionë Euro në vitet 2000-2006 dhe 306,7 milionë Euro në vitet 2007-2010.
Për pasojë, eurodeputetët kërkojnë: mbajtjen e referendumeve në çdo vend anëtar lidhur me valën e re të anëtarësimeve të mundshme në BE dhe veçanërisht ndalimin e menjëhershëm të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Partia e ekstremit të djathtë, që përfaqësojnë tre eurodeputetët në fjalë, në Francë po vjen në rritje dhe rezultati i fundit zgjedhor shënoi një katërfishim të votave në krahasim me vitin 2009.
Politikat e tyre radikale, kjo force politike tashmë po i përcjell edhe në Parlamentin Europian. Ndërkohë, ndërsa tre eurodeputetët e së djathtës ekstreme kërkojnë marrjen e masave drastike, Shqipëria ka shpallur objektivat e saj në funksion të integrimit në BE-së duke u fokusuar në disa shtylla kryesore. Ministria e Integrimit ka përgatitur tashmë një Roadmap për adresimin e pesë prioriteteve për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE.
Po kjo ministri ka përgatitur Planin Kombëtar për Integrimin Europian 2014 – 2020, që do të shërbejë si instrument pune për të gjithë administratën publike, dhe që do të përditësohet çdo vit në varësi të kushteve dhe kërkesave të reja. E ndërsa në Parlamentin Europian po fillojnë edhe zërat kundër duke përgatitur madje edhe rezoluta, Shqipëria në anën tjetër ka ngritur grupe pune për përgatitjen e çdo kërkese që Komisioni Europian ka ndaj vendit tone duke i dorëzuar të gjitha të dhënat dhe përgjigjet për pyetjet që shtrohen nga Brukseli çdo vit në muajin Prill pranë Komisionit Europian.
Ky material është baza e përgatitjes së progres-raportit për Shqipërinë që merr formën e saj të plotë në muajin tetor dhe miratimin përfundimtar në muajin dhjetor të çdo viti kalendarik.B tribuna
 
Titulli: Eurodeputetë: Të ndalohet anëtarësimi i Shqipërisë në BE

Qente le te lehin karvani hecen perpara :)
 
Titulli: Eurodeputetë: Të ndalohet anëtarësimi i Shqipërisë në BE

Le te ndalet se kemi pak pune me permbytjet, emergjencat civile pastaj i rikthehemi serish anetaresimit :p
 
Titulli: Eurodeputetë: Të ndalohet anëtarësimi i Shqipërisë në BE

Kur te bahena me hi na ne europ kan me dal tana tjerat e kena me met prep vetem :p
 
Titulli: Eurodeputetë: Të ndalohet anëtarësimi i Shqipërisë në BE

E djathta ekstreme po forcohet secilin vit e me shume ne Europe dhe kjo nuk eshte tregues i mire per ne, shqiptaret ne pergjithesi, kur e kemi parasyshe albanofobine e tyre. Megjithate momentalisht nuk kane ndonje perfaqesim shume te madh ne parlamentin europian qe te mund te ndikojne ne procesin e anetaresimit. Nese nuk gaboj, vendimet per pranimin e anetareve te reja e marrin qeverite e shteteve te BE-se vec e vec, dhe procedura nuk shkon fare permes votimit ne parlamenin europian.
 
Back
Top