Është normale të rrahësh gruan?

fshatari

Anetar
a_715.jpg


Rezultatet shokuese të një studimi të ri tregojnë një nga pesë meshkuj në Britani të Madhe pohojnë se është gjithçka normale ta godasësh gruan ose femrën tënde. Ndërsa nëse bëhet një anketim i këtillë te ne, sigurisht që ky numër është shumë më i madh.

Arsyet të cilat e bëjnë “legale” rrahjen varirojnë nga teshat provokuese të cilat femrat i veshin në vende publike deri te flirti me meshkujt tjerë. Këto të dhëna janë grumbulluar nga disa anketime të cilat i ka bërë Qeveria britanike për të hulumtuar dhunën në familje.

Ajo që është e vështirë për t’u besuar, është se gjysma e të anketuarve janë të mendimit se dënimet për përdhunimin e femrave duhet të përgjysmohen, pasi që “ajo nuk thotë qartë JO”.

1/3 e meshkujve besojnë se femra e dhunuar është gjysmë fajtore nëse ajo ka qenë e dehur. Po ashtu, ¼ e të anketuarve pohojnë se në rastet e përdhunimit një pjesë e fajit duhet t’i takojë vetë femrës nëse ajo mban tesha provokuese.

“Dhuna ndaj grave dhe vajzave është e papranueshme. Deri më tani kemi vërejtur sukses në ndalimin e dhunës. Dhuna në familje është përgjysmuar në 12 vitet e fundit. Mirëpo unë dëshiroj që të ngrihet një debat shtetëror dhe të flitet se çfarë mund të bëhet që kjo dhunë të minimizohet”, thotë sekretarja shtetërore e Britanisë së Madhe, Jacqui Smith./
 
Te rrahesh gruan jo qe nuk eshte normale ,po eshte jashte cdo llogjike te kujtdo njeriu qofte ajo...Dhuna ka qene nje element i dhunshem si i shoqerise sone te kaluar tashme por edhe te te gjitha shoqerive qe e mbajne veten te emancipuar!N e bote e kudo po behet nje lufte e madhe per barazi gjinore ,gruaja ka po ato te drejta qe ka edhe seksi tjeter,punon ,lufton per rezultate ne familje,edukon dhe ben perpjekje per ngritjen e saj tekniko-profesionale...eshte mekati me i madh te vihet dore mbi femren,mbi kete krijese e cila shton dhe riprodhon njerezimin...edhe kur ben gabime si ne veshje qe citon hapesi i temes besoj se njeriu mer vesh me fjale dhe jo me dhune...Mendimi im eshte per jo dhunes...
 
3 here ne dite para buke e ka hallall :p:p


SHaka se mos e merni seriozosht jo gruan por asnje sduhet rrahur kush perdor dhune ne familje e ben per 2 opsione i eshte i mete ose eshte i mete ska rrugzgjidhje tjeter jam kundra ngritjes se duarve ne familje ne rruge kush e meriton nuk mendohem 2 here.
 
Per 1 njeri normal zbesoj se kish ba ksi sene , mirpo edhe njeri duhet me mendu qka po merr per mos me ndodh kto sene ma von , edhe pse me dhimbsen shum po qka me ju ba askund nuk pash mashkull fajtor pse rrahu gruan , mirpo un se kisha ba ket pun , Kurt vjen puna me rre Gruan ma mir le se me rre :D
 
edhe uen jam njeri qe e donon ket por nganjehere i ban mir edhe femrave
e sa per veshje plotsisht esht fajtore femra se ka raste kur smund te frenosh veten
 
Nuk eshte e veshtire te vesh dore mbi gruan.Por eshte jashte logjikes njerezore dhe moralit shoqeror qe problemet me gruan ti zgjidhesh nepermjet dhunes.Une jam per dialogun dhe tolerancen.Te gjithe gabojme.Gabimi falet nese behet pa dashje dhe nuk sjell pasoja te renda.Ne fund te fundit kush punon edhe gabon.Nese gabimet jane ne vazhdimesi ,ketu duhet te ndalemi sepse nuk kemi te bejme me gabime por ketu eshte kaluar tek nje stad me lart qe quhet jo babim por faji.Nese gruaja kalon ne faj me shume se njehere nuk duhet falur dhe toleruar me.Ketu stop.Kjo grua sben me per ty mik i dashur dhe kerko divorcin.Por edhe ne kete rast ske arsye pse te qellosh me dore.Atehere ajo ne pune te saj dhe ti ne tenden.
 
besoj normale ... te rrahe gruja burrin besoj eshte anormale
 
Sote ka ardhur koha ku grat i rrahin burra :grusht3::grusht5::grusht:
 
Wow seriously? Nuk rrihet gruja jo.. Gruja nuk eshte femi... Njerezit merren vesh me fjal!
 
Tani duhet te fillojme te rrahim burrat qe tju tregojme se kush eshte burri ketuuuuuuuuuu LOL
Jo dhunes ndaj grave sepse boll kane duruar te shkretat historikisht eshte ushtruar dhune ndaj sexit te dobet dhe kjo eshte e padurueshme,,,
 
Fotoja ta kput shpirtin :grusht2:

P.S Nqs do te arrija deri aty sa te mendoj se femra ime e meriton ta godas, kam kuptuar thjesht se nuk bejme me per njeri tjetrin!
 
eshte normale qe gruja pasi te ket henger dajak tja prej naten XD
aaajajajajahahahhaha
 
femra gjithmone ka qene e poshteruar dhe e dhunuar nga mashkulli,por cilido qofte ai mashkulle qe arin deri ne ate pike te dhunoj familjen une e llogaris ne zero,njeriu mere vesh me fjale dhe kultur,por ata persona qe nuk e njohin cfare kuptimi ka familja,vetem te jen kafshe
 
Dhuna ne parim nuk duhet te perdoret ndaj askujt dhe asnjehere ,
por jeta eshte e larmishme.
 
Ok, e zeme e rrahe, sime arsyje si pa arsyje... Po pastaj, cfare fitove? U zgjidh problemi? Jo, u be me keq. Behet me keq akoma kur ka femije ne familje, qe e shohin dhunen si normale, dhe ata ecin me kete mendim me vone. Nuk eshte aspak normale.
 
Ka gra qe e duan drurin , ju han trupi dhe kerkojne te rrahen vete ,
dhe bejne gjithçka qe ti rrahesh . Si quhen mazo me duket .
Ishalla nuk na bien per hise gra te tilla , neve qe nuk e duem dhunen.
 
pajtohem me ket mendimin e antarve qe nuk bën te perdoret dhuna ndaj fëmrave por une mendoj qe nese ajo fëmer asht me nje fjal fëmer siqduhet ajo vet duhet ti ndal tegjitha atoj pun qe mund te vije deri tek rrahja se kerkush nuk e rrah kerkan pa kurgja por duhet te mendojmi edhe per fmin jan mundue shum e shum kan ber qdogjë qe esht normale qe te ken femi gjat shtatzanis tegjith i thojn qe mos ber azgjë vetem qe mos ta lendoj atë femi po e lind femin e po e ushqen ne mnyren matemiren qe shum e shum here kur esht edhe flëjt fmiu qohesh edhe e kqyr se qysh asht e edhe nevojen poja pastron e ne fund poja kthën shpinen ati fmiu nuk asht edhe leht sepse aji esht femi aji e don nanenevet nuk kerkon qe ta die pse e qysh mendoni pak edhe per fmin tand e jo vetem perveten
per mendimin tim uen dota kisha perdor metmir nese nuk ben do mundohemi metkeq e nese nuk bën edhe metkeq dota kisha perdor dhunen para se te ndahemi e nese nuk merrvesh aty spritet tjeter para se te ndahesh ka rrug dalje por kur te ndahesh aty nuk ka kthim mae
 
kurre ne asnje menyre nuk e pranoj kete gje qe duhet rrahur gruaja....eshte nje dicka shume e ulet per nje mashkull se ne qoftese mendon te tregoje forcen e tij me nje femer atehere nuk eshte burre...cfare do qe te kete bere gruaja ka menyra qe ta largosh apo ku di une por jo dhuna kurre .....
 
Ne asnje menyre s'me duket i arsyeshem perdorimi i dhunes fizike ndaj nje personi fizik, kushdoqofte ai/ajo.

Eshte me te vertete fenomen shqetesues dhuna qe ushtrohet ne Shqiperi ndaj grave dhe ndaj femijeve. Mendoj se ka nje sere faktoresh qe ndikojne ne gjendjen e sotshme ne Shqiperi, por si baze mendoj se eshte vete botekuptimi i shoqerise shqiptare ne te cilin mashkulli ka fjalen e pare dhe gruaja ne te shumten e rasteve duhet te bindet dhe nese guxon te ngreje krye e te kundershtoje detyrohet te bindet me dhune.

Pastaj, ka edhe faktore te tjere te cilet kushtezojne cdo rast ne vecanti dhe te cilat nuk jane fenomene te vecanta te jetes shqiptare por ekzistojne kudo ne bote, si psh alkoli i cili konsumohet ne mase shume te gjere nga meshkujt shqiptare kryesisht ato te papune dhe si rrjedhoje dhe pasojat do te ndihen me shume se ne vendet e tjera ku njerezit kane me pak kohe per ti kushtuar ketij vesi, tjeter eshte dhe edukata familjare dmth ambjenti ne te cilin rritet gjithsecili menyra se si trajtojne prinderit njeri-tjetrin domosdoshmerisht ndikon ne formimin e femijes dhe ne menyren se si ai do te sillet neser ne familjen e tij.

Eshte me te vertete nje situate shqetesuese duke u nisur edhe nga ato qe lexojme cdo dite ne shtyp ku jane me dhjetea ne muaj rastet e denoncimeve per ushtrim ekstrem dhune, kercenim me arme apo edhe vrasje te femrave e masakrime nga me mizoret. Mendoj se duhet bere dicka nga te gjithe si nga familja nga vete nenat ne rradhe te pare ashtu dhe nga shoqeria dhe shteti per ti dhene femres vendin qe i takon si vazhdimtare e jetes, si bosht qe mban familjen te bashkuar, si mbeshtetje e domosdoshme e mashkullit per ti bere balle sfidave te jetes, por edhe per tia zbukuruar ate gjithashtu dhe si faktor i rendesishem ne jeten shoqerore e politike.
 
Sa frike e kam nje situat te tille ...s'do doja kurre qe te vinte dore ....ose me sakte dhe sdo ta beja veten per dicka te tille (pavarsisht se mund te jesh shume e drejte dhe prap ai godet ).
Nejse ..nje shprehje thote '' kur se mund dot me fjale ...e mund me dore '' ...kjo tregon paaftesine e burrit si mashkull i cili kerkon te tregoje forcen me nje femer .....por forca eshte te fjala !
 
Se harrova te thoja ...ka dhe ligj qe shikon kete punen e dhunes keshtu qe ....do hani burgun :D
 
fotoja shum e trishtueshme sikur dot kisha mundur tja japi forcen e burrit gruas edhe te shihja at mashkullin ne at gjendjene gruas
 
jo kurre gjalle ne bote
 
Seshte e drejte te vesh dor ne Femra...e le me sidomos ne Gruan tende....zdo ishte aspak e drejte...do ishte mizore.....
 
Po re une e rrah dy her ne dite ka raste edhe tre her.
Hej jemi ne vitin 2010 gjera te tilla as qe diskutohen , kush bene dicka te till eshte i semur se nuk ka shpjegim tjeter.
 
ثshtë në rregull ta godasësh gruan?

Rezultatet shokuese të një studimi të ri tregojnë një nga pesë meshkuj në Britani të Madhe pohojnë se është gjithçka normale ta godasësh gruan ose femrën tënde. Ndërsa nëse bëhet një anketim i këtillë te ne, sigurisht që ky numër është shumë më i madh.
Arsyet të cilat e bëjnë “legale” rrahjen varirojnë nga teshat provokuese të cilat femrat i veshin në vende publike deri te flirti me meshkujt tjerë. Këto të dhëna janë grumbulluar nga disa anketime të cilat i ka bërë Qeveria britanike për të hulumtuar dhunën në familje.

Ajo që është e vështirë për t’u besuar, është se gjysma e të anketuarve janë të mendimit se dënimet për përdhunimin e femrave duhet të përgjysmohen, pasi që “ajo nuk thotë qartë JO”.

1/3 e meshkujve besojnë se femra e dhunuar është gjysmë fajtore nëse ajo ka qenë e dehur. Po ashtu, ¼ e të anketuarve pohojnë se në rastet e përdhunimit një pjesë e fajit duhet t’i takojë vetë femrës nëse ajo mban tesha provokuese.

“Dhuna ndaj grave dhe vajzave është e papranueshme. Deri më tani kemi vërejtur sukses në ndalimin e dhunës. Dhuna në familje është përgjysmuar në 12 vitet e fundit. Mirëpo unë dëshiroj që të ngrihet një debat shtetëror dhe të flitet se çfarë mund të bëhet që kjo dhunë të minimizohet”, thotë sekretarja shtetërore e Britanisë së Madhe, Jacqui Smith.Telegrafi
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top