Erdogani kritikon OKB-në: Pse heshtni ndaj masakrës së regjimit të Assadit në Siri !

Arfenilla

Themelues i Forumit
erdogan1-620x330.jpg
Kreu turk i shtetit, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi se drejtësia mungon në punimet e institucioneve ndërkombëtare, me në krye Organizatën e Kombeve të Bashkuara.
Erdogan u ndal veçanërisht tek pabarazia ligjore dhe padrejtësitë e shkaktuara nga pesë shtetet me të drejtë vetoje në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.
“Bota është më e madhe se pesë. Ju nuk mund ta dorëzoni fatin e 196 vendeve në mëshirën e këtyre 5 shteteve. Askush nuk ka të drejtë ta bëjë këtë gjë”, u shpreh Erdogan.“Në këto kushte, ne nuk mund të themi se në botë ka drejtësi”, shtoi lideri turk, duke nënvizuar se në OKB nuk ka asnjë vend me të drejtë vetoje, që përfaqëson myslimanët.
Presidenti Erdogan i kritikoi Kombet e Bashkuara edhe për qëndrimin e heshtur të organizatës ndaj masakrave të regjimit të Esadit në Siri. “Janë vrarë mbi 350 mijë njerëz. Rreth 7 milionë të tjerë jetojnë larg shtëpisë dhe katandisë së tyre, larg çdo gjëje që u përket. Megjithatë, dy vende anëtare të Këshillit të Sigurimit, Kina dhe Rusia, bëhen pengesë për zgjidhjen e problemit”, tha ai.
Po ashtu, duke sqaruar se kushtet e formuara pas Luftës I Botërore nuk mund të mbretërojnë më sot, Erdogan theksoi se kjo situatë duhet kapërcyer.B lajmi
 
Titulli: Erdogani kritikon OKB-në: Pse heshtni ndaj masakrës së regjimit të Assadit n

Erdogan: Turqia dërgon ndihma në të katër anët e botës

eerdogan-620x330.jpg

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në fjalimin që mbajti gjatë vizitës në Akademinë e Drejtësisë së Turqisë tha se Turqia dërgon ndihma në të katërta anët e botës.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan tha se ndihmat që Turqia i bën Afrikës janë një nevojë drejtësie.
Duke iu referuar vizitave në Etiopi, Xhibuti dhe Somali, Erdogan tha se i është copëtuar shpirti kur ka parë kushtet në të cilat jetojnë njerëzit e këtyre vendeve.
Presidenti Erdogan, nënvizoi se janë gjithmonë pranë vendeve të Afrikës dhe kanë ndërtuar spitale, shkolla e aeroporte në këtë kontinent.
Ai theksoi se së shpejti do të ndërtojnë 10 mijë banesa në Afrikë dhe këtë do ta bëjnë duke pasur parasysh ndjenjat për të qenë të drejtë.
 
Titulli: Erdogani kritikon OKB-në: Pse heshtni ndaj masakrës së regjimit të Assadit n

Plotesisht dakord me Rexhepin per sa i perket qendrimit te OKB mbi masakrat e regjimit te Asadit.Vetem se OKB kete rruge zgjodhi qe ne fillim dhe per interesat e saja jo vetem e braktisi Sirine por edhe po e perdor ne menyra te ndryshme, teresisht dakord me Rexhepin qe qendrimi i OKB eshte i denueshem dhe une e denoj me tere forcen time!
Vetem se per mua personalisht Rexhepin nuk e degjon njeri per nje fakt te thjeshte-Si mundet Rexhepi te flase per masakrat e te tjereve nderkohe qe ai ne sheshin Taksim jo vetem qe shtypi me dhune por lau rruget edhe me gjak adoleshentesh vetem e vetem se protestuan per krijimin e nje parku te ri ne Stamboll ku klika dhe njerezit e tij ishin tejmbushur e ngopur me para korrupsioni?
Si mundet Rexhepi te flase per te drejta njeriu e masakra nderkohe qe bllokon te drejten e informacionit duke ndaluar site dhe media qe transmetojne online?Arriti deri aty sa bllokoi me vendim gjyqi edhe youtuben vetem sepse ne youtube ishte publikuar video ku djali i tij fliste qarte, bukur, paster pa gabime me nje nga ministrat e qeverise se babait per ryshfete dhe para te thata ne dore?
A mundet Rexhepi te flase per te drejtat e njeriut kur me vendim politik u arrestuan shume gjenerale ushtrie e shume oficere te larte policie vetem e vetem sepse guxuan te hetojne aferat e tij te pista?Fakt eshte qe tani ata gjenerale dhe oficere policie kane dale te pafajshem.
O Rexhep, ti mire e ke or arkadash, per kete qe ke thene mbi OKB te shtrengoj doren une, puna eshte qe ty s`ta var njeri se ti me te vertete nuk je si Asadi por je nje shkalle me poshte tij, pak fare ndryshoni nga njeri tjetri, ja pse sta var njeri ty!
 
Clidhje ka e tere kjo rreth Erdoganit me subjektin e temes ? Apo gjith kjo e shkruar ishte "si te konceptojme qendrimin e OKB qe sja var Erdoganit", Lol.​
 
Ka shume lidhje, sepse ka te beje me besueshmerine e Rexhepit :D
Eshte njelloj sikur Stalini ti thoshte Hitlerit-Turp te kesh per krimet qe ben, diktator i poshter :p

PS-Stalini i bie te jete Rexhepi, OKB-ja eshte Hitleri, kurse Asadi eshte Robert Mugabe ose Pol Poti lol
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Erdogani kritikon OKB-në: Pse heshtni ndaj masakrës së regjimit të Assadit n

Jo cdo gje qe hahet e pihet eshte e shendetshme, ashtu sic jo cdo gje qe serviret ne gazeta e edicione lajmesh eshte e verte. Nejse se ca the me lart si per Erdoganin ashtu edhe per OKB jane me te thella se sa ajo qe na serviret ne. Megjithate nje ze i ngritur degjohet e mbahet mend pamvaresisht rrezultatit efektiv imediat apo jo.
 
Tani te knaqur nuk mund te jene asnje populli me nje qeveri te zgjedhur,Nuk mund te gjykojm Presidentin e nje vendin nese gjat protestave ushtrohet dhune apo edhe vriten si ne rastin e shqiperis se u vran dy ne domstratat se ishin ne 2011-she.Ne demostrat cdo gje mund te ndodhe, Erdogan po te ishte gjakpirs nuk eshte veshtire te largohet , nga populli eshte votu dhe populli mund ta largoj..POR duke para qeversijen e ti te mir .. shum large do e qoj vendin.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Erdogani kritikon OKB-në: Pse heshtni ndaj masakrës së regjimit të Assadit n

Jo cdo gje qe hahet e pihet eshte e shendetshme, ashtu sic jo cdo gje qe serviret ne gazeta e edicione lajmesh eshte e verte. Nejse se ca the me lart si per Erdoganin ashtu edhe per OKB jane me te thella se sa ajo qe na serviret ne. Megjithate nje ze i ngritur degjohet e mbahet mend pamvaresisht rrezultatit efektiv imediat apo jo.

Ehe ok, vetem se une kam jetuar e punuar ne Turqi dhe nuk flas vetem me gazeta dhe e njoh realitetin turk relativisht mire..Kjo sa per te qene pak me preçiz!
 
Titulli: Erdogani kritikon OKB-në: Pse heshtni ndaj masakrës së regjimit të Assadit n

Ehe ok, vetem se une kam jetuar e punuar ne Turqi dhe nuk flas vetem me gazeta dhe e njoh realitetin turk relativisht mire..Kjo sa per te qene pak me preçiz!

Nuk kam deshire te zbuloj dicka nga vetja ime per te qene preciz me ty, por nese ti preferove efektin kohe prane atij shteti te siguroj qe mund tet servir te njejtin efekt duke qene edhe shum me konciz per sa i perket te "rrahures me vaj e me uthull|, po nejse, crendesi ka. E rendesishme eshte te mendosh pozitivisht e mos te aludosh, kjo e fundit jo per sa i perket temes por bisedes, se dolem dhe nga tema.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Erdogani kritikon OKB-në: Pse heshtni ndaj masakrës së regjimit të Assadit n

Tashme vetem ai budalla qe ska mend fare se kupton padrejtesine e Organizatave Nderkomtare si OKB-ja . Po , per Erdoganin dhe suksesin dhe drejtesine e tij vetem flasim kot ! Eshte populli i Turqise i cili vlerson me se miri te zgjedhurin e vete .

Me fuqizimin e Turqise si nga ana ushtarake , ekonomike , politike ESHTE TREGUESI me i mire per arritjet e Erdoganit si nje musliman i devoteshem dhe si nje burrshtetas i nje vendi me trashigimi historike e kulturore sic eshte Turqia .
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Erdogani kritikon OKB-në: Pse heshtni ndaj masakrës së regjimit të Assadit n

Erdogan Bey, a po lodhësh ?

Partneri më i madh ekonomik i Turqisë është Rusia.
Partneri i tretë më i madh ekonomik i Turqisë është Kina.

Fundja nuk është se shumë po ta ndien për punen e Sirisë ose ISIS-it, me rendësi për ty është që në teritorin e Irakut të krijohet një shtet kurd që të mos "humb identiteti i Turqisë", fundja deri vonë as ABC-në e tyre në dorë nuk e ka pas asnjë kurd.

Të fala prej Kurdistani.

P.s. Këtë të drejtën e arsimit në gjuhen e tyre edhe shqiptarëve atje shteti yt i poshter ka kohë që ua ka mohuar.

Vaj vaj be Erdogan abi...
 
Redaktimi i fundit:
Back
Top