Erdogani kërcënon Rusinë: S’i lejojmë ushtarët tuaj në Siri, në kufi me Turqinë

legjenda

MAQEDONIA E VERIUT
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar sot se kundërshton çdo dërgim të trupave në kufirin turko-sirian, pas informacioneve të fundit mbi vendosjen e trupave ruse në afërsi të atij kufiri.

“Ne kemi thënë se nuk do të tolerojmë çfarëdo dërgimi të trupave përgjatë zonës kufitare me Irakun në Mesdhe”, ka thënë Erdogan, duke shtuar se për këtë do të bisedojë me nënpresidentin amerikan Joe Biden, i cili aktualisht gjendet në Turqi për një vizitë.

Obervatori sirian i opozitës për të drejtat e njeriut, ka bërë të ditur sot se dhjetëra ushtarë rusë dhe inxhinierë janë parë ditëve të fundit në aeroportin sirian Camis, që ndodhet përballë qytetit turk Nusajbin.

Camis është një qytet me popullsi shumicë kurde, që është nën kontrollin e autoriteteve lokale kurd
e dhe regjimit sirian.

Burime të afërta me autoritetet turke, kanë njoftuar se janë duke përcjellë me vëmendje lëvizjen e trupave ruse përtej kufirit.-euml-siri-n-euml-kufi-me-turqin-euml_hd1453501463.gifhttp://www.shkupi24.com
 
Titulli: Erdogani kërcënon Rusinë: S’i lejojmë ushtarët tuaj në Siri, në kufi me Turq

Sdi.... pse Rusia i fut hundët në Siri? ........ Kjo pyetje është bër moti........
 
Titulli: Erdogani kërcënon Rusinë: S’i lejojmë ushtarët tuaj në Siri, në kufi me Turq

sdi.... Pse rusia i fut hundët në siri? ........ Kjo pyetje është bër moti........

e mbeshtet regjim eger president assad
 
Titulli: Erdogani kërcënon Rusinë: S’i lejojmë ushtarët tuaj në Siri, në kufi me Turq

e mbeshtet regjim eger president assad

Atë gjë e dijmë mirë, por megjithatë..... pse i fut hundët?
 
Back
Top