Erdogani e akuzon Amerikën se po i furnizon me armë kurdët në Siri

legjenda

MAQEDONIA E VERIUT
Presidenti i Turqisë, Tayyip Erdogan, i ka akuzuar ShBA-të se i kanë furnizuar edhe më shumë me armë luftëtarët kurdë në veri të Sirisë gjatë kësaj jave, duke thënë se Uashingtoni ia ka dërguar dy aeroplanë të mbushur me armë grupit që Ankara e quan terrorist.

Tash, ka shumë gjasa që komentet e Erdoganit do t’i rrisin tensionet mes Turqisë dhe ShBA-ve sa i përket çështjes së Sirisë, ku Uashingtoni i mbështet forcat kurde “YPG” kundër ISIS-it, transmeton Express.

Turqia është pjesë e koalicionit të udhëhequr nga ShBA kundër Shtetit Islamik, por e sheh YPG-në siriano-kurde dhe degën e saj politike PYD si shtrirje e militantëve kurdë të cilët kanë nisur një kryengritje tri-dekadeshe në token e saj.

“Nëse mendoni se mund ta mposhtni ISIS-in me ndihmën e YPG dhe PYD, nuk mundeni, sepse edhe këto janë grupe terroriste,” tha Erdogan./Express/
download_1474638413-4813155.jpg
 
Titulli: Erdogani e akuzon Amerikën se po i furnizon me armë kurdët në Siri

indirekt? pasi direkt u mesuam pas trishtimit....
 
Titulli: Erdogani e akuzon Amerikën se po i furnizon me armë kurdët në Siri

indirekt? pasi direkt u mesuam pas trishtimit....
nuk esht e drejt erdogan ta akuzoj amerike me rast e kurde amerika i ndihmo ata ta luftoj isis
 
Back
Top