Erdoğan: Ushtria e Asadit dhe Rusia po i sulmojnë turkmenët dhe jo ISIS-in

legjenda

MAQEDONIA E VERIUT
Presidenti i Turqisë ishte shumë i ashpër ndaj sulmeve që ushtria e Asadit dhe aviacionet e Rusisë po bëjnë mbi turkmenët e Bayırbucak-ut, të cilët sipas tij, janë në përpjekje të mbrojtjes së tokave të tyre, shkruajnë mediet turke, transmeton Republika.info.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdoğan, ka thënë se rajoni ku janë Turkmenët e Bayırbucak-ut nuk është rajoni ku ndodhet ISIS-i. Askush të mos e mashtroje askënd, ka thënë ai, duke shtuar se atje janë turkmenët e Bayırbucak-ut, janë bashkëatdhetarët tanë, janë të afërmit tonë dhe disa duke thënë se janë duke goditur organizatën terroriste ISIS po i godasin turkmenët e Bayırbucak-ut.

“Shumë mirë i dimë qëllimet pas sulmeve të cilat i shënjestrojnë Turkemnët e Bayırbucak-ut nga ana e regjimit të Asadit dhe ata të cilët mbështesin regjimin (aludon në Rusinë). Qëllimi i vetëm në këtë rajon ku gati se asnjë prani nuk ka ISIS-i është mbështetja e regjimit të Asadit. Turqia ka vendosur që linjën nga Cerablus e deri në Detin e Mesdheut ta pastroje nga organizatat terroriste. Ne si Turqi i mbështesim vëllezërit tonë që jetojnë në këtë rajon dhe do të vazhdojmë t’i mbështesim", ka thënë Erdoğan. /Republika.info/
25_11_2015_4999413_erdogan_odrekao.jpg
 
Titulli: Erdoğan: Ushtria e Asadit dhe Rusia po i sulmojnë turkmenët dhe jo ISIS-in

Presidenti i اeçenisë, Ramazan Kadirov, njeri besnik i presidentit rus, Vladimir Putin është deklaruar në rrjetin social Instagram pas rrëzimit të aeroplanit rus nga forcat ruse. Ai ka thënë se ky ishte akt jashtëzakonisht i pabesë, transmeton Republika.info.

Kadirov, i njohur për aktivitetin e tij në rrjetet sociale, në llogarinë e tij në Instagram ka shkruar: “Unë nuk kam asnjë dyshim që Turqia do t’i pishman, dhe atë shumë bile. Kështu nuk sillen ata që në secilin rast flasin për bashkëpunim miqësor”.

Turqia sot ka rrëzuar një aeroplan luftarak rus në kufirin turko-sirian, gjë që ka bërë që Moska të ngritët në këmbë. /Republika.info/
24_11_2015_9500603_ram_zanm.jpg
 
Titulli: Erdoğan: Ushtria e Asadit dhe Rusia po i sulmojnë turkmenët dhe jo ISIS-in

Shefi i Shtabit të Ushtrisë ruse, Sergei Rudskoy, lëshoi një delaratë ditën e martë në lidhje me rrëzimin e avionit luftarak rus në kufirin e Turqisë me Sirinë, si dhe për masat e marra nga Moska pas kësaj ngjarje. Ai mohoi kategorikisht që avioni rus Sergei Rudskoy ka shkelur hapësirën ajrore turke.

“Një avion luftarak i Forcave Ajrore Turke rrëzoi një avion bombardues të forcave ruse, i cili po kryente sulme mbi territorin e Republikës Arabe të Sirisë”, tha gjenerali rus, i cili shtoi se avioni rus nuk ka bërë asnjë përpjekje për të komunikuar apo vizuale me pilotin e avionit rus.

Rudskoy shtoi gjithashtu se avionët turq kanë shkelur hapësirën ajrore siriane kur kanë qëlluar avionin e tyre rus.

“اdo shënjestër që do përbën rrezik do shkatërrohet. Në deklaratën e tij, gjenerali Rudskoy shtoi se pas ngjarjeve të së martës, Rusia do të marrë masat për përforcuar mbrojtjen e saj ajrore si dhe se “çdo shënjestër që do të përbëjë rrezik potencial për ne, do të shkatërrohet”, tha Rudskoy. Ai tha se është vendosur që të merren edhe të tjera masa për të rritur sigurinë në bazën ajrore ruse në Siri.

Së pari, çdo operacion do të kryhet nën mbrojtjen e avionëve gjuajtës rusë. Së dyti, në brigjet e Latakias do të ankorohet raketahedhësja “Moska”, me qëllim për të shkatërruar çdo objektiv që paraqet rrezik. Së treti, gjenerali bëri të ditur se Rusia do të ndërpresë çdo kontakt ushtarak me Turqinë.

Gjithashtu në këtë deklaratë, Shefi i Shtabit të Ushtrisë ruse konfirmoi edhe vrasjen e një tjetër ushtari rus në operacionin e kryer nga dy helikopterë në zonën ku është rrezuar avioni bombardues, për t’i ardhur në ndihmë dy pilotëve.

“ثshtë zhvilluar një operacion kërkim-shpëtimi nga dy helikopterë, Mi-8. Në rrjedhën e operacionit njëri prej helikopterëve u detyrua të bënte ulje emergjente në zonën rurale, për shkak se u qëllua me armë të lehta nga poshtë. Një ushtar mbeti i vrarë, ndërsa personeli i helikopterit u evakuua dhe tani janë në bazën ajrore Hmeymim”, tha Rudskoy.

Ndërkohë, Aleanca ushtarake e Atlantikut të Veriut, NATO, mbajti një takim të jashtëzakonshëm të kërkuar nga Ankaraja, pas ngjarjes së ditës së martë.

Drejtues të aleancës atlantiko-veriore, përfshi Sekretarin e Përgjithshëm Jens Stoltenberg, deklaruan se, avioni rus hyri në hapësirën ajrore turke para se ai të qëllohej me pasojë rrëzimin. Nga anae tyre, Shtetet e Bashkuara të Amerikës thanë se inkursioni rus në hapësirën ajrore turke zgjati vetëm disa sekonda.

Sikurse citon “Reuters”, përfaqësuesit e NATO-s besojnë se Turqia duhej të kishte treguar më shumë vetëpërmbajtje, por Stoltenberg është shprehur se “ne qëndrojmë në solidaritet me Turqinë dhe mbështesim integritetin territorial të aleatit tonë”. /Top Channel/
25_11_2015_4974406_Sergei_Rudskoy.jpg
 
Titulli: Erdoğan: Ushtria e Asadit dhe Rusia po i sulmojnë turkmenët dhe jo ISIS-in

Kancerlarja e Gjermanisë, Angela Merkel, ka komentuar rrëzimin e avionit luftarak rus, i cili shkeli hapësirën ajrore turke. Merkel ka thënë se çdo shtet ka të drejtën për mbrojtjen e territorit të tij, raportojnë mediet turke, transmeton Republika.info.

"Rrëzimi i avionit rus nga Turqia e ka përkeqësuar gjendjen, por ne duhet të bëjmë gjithçka që të mos kemi tensione, sepse çdo vend ka të drejtën për mbrojtjen e territorit të tij", ka thënë Merkel.

Gjithashtu, mediet turke raportojnë se Merkel ka pasur edhe një bisedë telefonike me me kryeministrin turk, Ahmet Davutoglu.
25_11_2015_8661237_merkel.jpg
 
Titulli: Erdoğan: Ushtria e Asadit dhe Rusia po i sulmojnë turkmenët dhe jo ISIS-in

Legjenda eshte mire qe mos hapen 100 tema per te njejtin subjekt por mund ti shtosh tek tema e Laurit.
 
Back
Top