Erdogan: Shpifje, Turqia nuk blen naftë nga ISIS

Arfenilla

Themelues i Forumit
erdogan5.jpg
Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ka hedhur poshtë të gjitha akuzat e bëra nga Rusia në drejtim të shtetit të tij. Sipas Erdogan, shteti rus shpif kur thotë se Turqia blen naftë nga ISIS.

Gjatë fjalës së mbajtur në Ankara ai u shpreh: “Turp! Ata që pretendojnë se ne blejmë naftë nga ISIS duhet të vërtetojnë, në të kundërt nuk janë gjë tjetër veçse shpifës”.

Ai ka akuzuar se ISIS, naftën që nxjerr ia shet Bashar Al-Assad. “Nëse ka një pikë ku duhet të kërkohet për armët dhe fuqinë e financimeve të ISIS-it, duhet të jetë regjimi i Assadit”, ka thënë ai.

Ushtria turke qëlloi mbi avionin rus ditën e martë, duke sjellë një krisje të marrëdhënieve mes dy shteteve.

(gazeta-Shqip)
 
Titulli: Erdogan: Shpifje, Turqia nuk blen naftë nga ISIS

Lajme qe te perziejne barkun. Asad bashkepunon me isis per nafte? Ku jemi ketu ne kopesht te femijeve?
 
Titulli: Erdogan: Shpifje, Turqia nuk blen naftë nga ISIS

Ama edhe Rusia shum provokon. Ma shum do ti besoja Turqise per faktin se edhe e ka paralajmeru dhe me pare... Edhe nese ska qen ne kufirin turk pse duhet te fluturote aq afer tij ?
 
Titulli: Erdogan: Shpifje, Turqia nuk blen naftë nga ISIS

Putin: Turqia të kërkojë falje. Erdogan: Falje të kërkoni ju

Palët përfshihen në akuza të ndërsjella. Moska kërcënon me sanksione
Edhe pse një ditë më parë, dy vendet siguruan me anë deklaratash respektive se nga ajo çka ndodhi tri ditë më parë, nuk do të ketë luftë, rrëzimi i avionit rus nga Turqia ka acaruar së tepërmi marrëdhëniet mes Moskës dhe Ankarasë. Presidenti rus, Vladimir Putin, ka kërkuar dje nga shteti turk që të dënojë fajtorët e të kërkojë falje publike. “Deri tani ne nuk kemi dëgjuar nga liderët politikë turq që të kërkojnë falje për ngjarjen e ndodhur dhe për më tepër që të çojnë para drejtësisë fajtorët”, ka pohuar ai. Gjithashtu, Putin ka deklaruar se kjo tradhti e Turqisë, si aleat në luftën kundër terrorizmit, mbetet e pashpjegueshme. “Janë të pashpjegueshme arsyet që çuan në tradhtinë e një vendi, i cili konsiderohej aleat në luftën kundër terrorizmit”, ka thënë Putin.
Heronj të Rusisë – Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka nderuar dje me medaljen “Hero i Rusisë”, pilotin i cili u vra gjatë rrëzimit të aeroplanit luftarak rus, Su-24, nga ana e forcave ajrore të Turqisë, përgjatë kufirit Turqi – Siri, katër ditë më parë. Po ashtu u nderuan me “Medalje trimërie” edhe ushtari që u vra gjatë operacionit të kërkim–shpëtimit pas rrëzimit të aeroplanit dhe piloti tjetër i aeroplanit të rrëzuar
Masat ndëshkuese – Kryeministri rus, Dmitry Medvedev, urdhëroi këtë të enjte qeverinë e tij të hartojë masat hakmarrëse, që mund të përfshijnë edhe disa projekte të përbashkëta investimi, si dhe kufizime të importeve të produkteve ushqimore nga Turqia. Deri më tani duket se të prekura nga ky incident do të jenë edhe fluturimet ajrore. Dy operatorë rusë kanë deklaruar se do të ndalin shitjet e paketave turistike në Turqi
Putin nuk përgjigjet – Presidenti turk, Erdogan ka folur edhe një herë për rrëzimin e aeroplanit rus. Thotë se për këtë çështje duhet të diskutojnë edhe me Rusinë, por se një gjë e tillë është e pamundur derisa Putin nuk pranon të flasë me të. “Duhet të flasim për atë që ka ndodhur, por Putin nuk po përgjigjet në thirrjet e mia”, tha ai për France 24
Presidenti Erdogan: Nuk kërkoj falje
Ka mbërritur menjëherë dhe e drejtpërdrejtë kundërpërgjigjja e Presidentit të Republikës së Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, i cili ka hedhur poshtë të gjitha akuzat e bëra nga Rusia në drejtim të shtetit të tij, duke theksuar nga ana tjetër se nuk ka pse kërkon falje. Sipas Erdogan, shteti rus shpif kur thotë se Turqia blen naftë nga Shteti Islamik. Gjatë fjalës së mbajtur dje në Ankara, lideri turk, partia e të cilit sapo u rikonfirmua së fundmi në pushtet, u shpreh: “Turp! Ata që pretendojnë se ne blejmë naftë nga IS duhet të vërtetojnë, në të kundërt nuk janë gjë tjetër veçse shpifës”. Ai ka shigjetuar më tej Moskën duke akuzuar se IS, naftën që nxjerr ia shet Bashar Al-Assad, aleatit të Putinit. “Nëse ka një pikë ku duhet të kërkohet për armët dhe fuqinë e financimeve të IS-it, duhet të jetë regjimi i Assad-”it, ka thënë ai. Kurse për CNN, Presidenti turk theksoi se “Mendoj se nëse është një palë që duhet të kërkojë falje, nuk jemi ne. Duhet të kërkojë falje kush ka dhunuar ka shkelur hapësirën tonë ajrore, – ka shtuar Presidenti turk në një intervistë për CNN. – Pilotët dhe forcat tona të armatosua, kanë bërë thjesht detyrën e tyre”.

Rusia tenton “hakmarrje” ekonomike
Po dje, sinjalet që vinin nga Rusia flasin për një tentativë të Kremlinit për të kaluar hapur në kërcënime me karakter ekonomik, në formën e sanksioneve kundër Turqisë. Kështu, po dje, ministri i Ekonomisë, Alexei Ulyukayev, tha se Moska mund të vendosë kufizime të fluturimeve drejt dhe nga Turqia, të ndalë përgatitjet për t’iu bashkuar një zone të lirë të përbashkët tregtare, si dhe të anulojë projekte të profilit të lartë, përfshi këtu atë të gazsjellësit “TurkStream” dhe ndërtimin e një impianti bërthamor prej 20 miliardë dollarësh, që Rusia ka planifikuar ta kryejë në Turqi. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Rusia është ende në pritje të një përgjigjeje të arsyeshme nga Ankaraja, mbi shkakun e rrëzimit të avionit luftarak. Moska këmbëngul se nuk ishte larguar kurrë nga hapësira ajrore siriane për t’u futur në atë turke, por Ankaraja thotë se dy avionët kishin shkelur kufirin, pavarësisht paralajmërimeve të vazhdueshme. Kryeministri rus, Dmitry Medvedev, urdhëroi këtë të enjte qeverinë e tij të hartojë masat hakmarrëse, që mund të përfshijnë edhe disa projekte të përbashkëta investimi, si dhe kufizime të importeve të produkteve ushqimore nga Turqia. Deri më tani duket se të prekura nga ky incident do të jenë edhe fluturimet ajrore. Kreu i agjencisë ruse të turizmit, “Rostourism”, tha se bashkëpunimi me Turqinë do të ndalej sigurisht. Të paktën dy prej operatorëve më të mëdhenj rusë kanë deklaruar deri më tani se do të ndalin shitjet e paketave turistike në Turqi, pasi zyrtarët rusë këshilluan pushuesit të mos udhëtonin drejt resorteve turke. Megjithëse duket se është lënë hapësirë për një “shpjegim të arsyeshëm” për rrëzimin e avionit të saj luftarak pak ditë më parë, Turqia i konsideron këto kërcënime si “emocionale” dhe “të papërshtatshme”. Udhëheqësit botërorë kanë nxitur prej dy ditësh tashmë të dyja palët për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.
Turqia: Ja si i paralajmëruam rusët!
Turqia po përpiqet me çdo kusht të tregojë përmes regjistrimeve audio, paralajmërimet ndaj avionit rus për të mos shkelur hapësirën e saj ajrore, duke publikuar të dhënat e përftuara nga radarët, ku pretendohet se rrëzimi i SU-24-s së Moskës ishte legjitim. “Ndryshoni kurs menjëherë drejt jugut”, dëgjohet të thotë një zë në anglisht. Ankaraja madje pretendon se ka tentuar edhe t’i shpëtojë dy pilotët e bombarduesit rus. Por deklaratat e kapitenit Konstantin Murakhtin pohojnë të kundërtën, duke e komplikuar më shumë këtë çështje që i tejkalon kufijtë teknikë. “Nuk morëm asnjë paralajmërim nga turqit, as me radio, as vizualisht”, deklaroi kapiteni, i bindur në çdo rast se avioni nuk kishte hyrë në qiellin turk. “E shihja fare mirë në hartë e në tokë se ku ishte kufiri. S’kishte asnjë rrezik që të hynim në Turqi”, shtoi kapiteni. Ankaraja nuk lëkundet nga pozicioni i saj. Kemi dhënë prova konkrete të shkeljes së hapësirës sonë ajrore, u shpreh një zyrtar i lartë. Në këtë pikë, konsiderojmë se nuk ka më asgjë për të diskutuar. Shefi i diplomacisë ruse, Sergei Lavrov, bisedoi për rreth një orë të mërkurën me homologun turk, të cilit, me sa duket, nuk ka ngurruar t’i flasë hapur: “Goditja e avionit rus duket si provokim i planifikuar që përpara. Edhe nëse pretendimet turke se avioni shkeli hapësirën e tyre ajrore do të rezultonin të vërteta, për rrethanat në të cilat flasim, nuk ka asnjë arsye përse ai avion të qëllohej”. Aleanca Veriatlantike mbështeti versionin turk të ngjarjeve, por sërish kërkoi zgjidhjen e ngërçit me diplomaci e ulje të tensioneve. Vetë turqit e pranojnë se avioni nuk e shkeli hapësirën e tyre ajrore për më shumë se 17 sekonda, çka ngre pyetje mbi gatishmërinë e madhe për ta shënjestruar, aq më tepër kur vetë koha e qëndrimit dëshmon se bombarduesi rus nuk përbënte asnjë kërcënimb tetova...
 
Titulli: Erdogan: Shpifje, Turqia nuk blen naftë nga ISIS

Zere se i besuam.


E kush nuk do te furnizohej me gjysem cmimi. Interesi miremengjesi.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top